Kategoria | Satire

E hoqen qenin nga puna…

Postuar ne 20 July 2009 nga admin

E more vesh o Llazi, ç’ndodhi dje në Fier? Qenin e policisë e hoqën nga komisariati.-Si e hoqën!? E nxorën në pension ere? Ishallah i kanë dhënë pension ose asistence të gjorit. – Ç’pension thua ti eee!? E hoqën fare, po të them. E nxorën në rrugë të madhe, se nuk nuhaste në vendngjarje. Dashke dhe pension për qenin ti! Pension s’po marrim dot neve që po rropatemi gjithë jetën si qenër dhe jo të marrë qeni.- Oooouuuuuuuu! Po ky qenka lajm i mirë. Do kontaktoj një mikun tim lart në pushtet që në vend të atij qeni të fus qenin e komshi Suriaut unë. Po s’punësova dot qenin e Surjait, do fus Surjain vetë, në vend të qenit. Ta kenë në organikë si qen e ta paguajnë si polic. S’është hera e parë që e bëjnë këtë gjë. Do ta bisedoj me mikun tim lart në pushtet. Pak lekë do me kërkojë besoj. Nga 3 miliona. – 3 miliona për një vend qeni? Ca thua ti e babam? – Jo ere jo për qenin kërkojnë përherë shumë. Për Surjain besoj vetëm 3 milionë, me që i kanë rënë dhëmbët Surjait. – Sa qenka rritur pazari për qentë në këtë vend!?? As sa qentë s’vlejmë o Llazi. – Pse tani e more vesh ti o Cane!? Duhet me çdo kusht ta heq atë qen nga shtëpia e Surriat. Shkoj përherë te shtëpia e tij dhe i bej kurs rrobaqepësie Burbuqes, vajzës së Surjait unë ere. S’më le rehat ai qen i mallkuar t’i mësoj punimin tegel unë Burbuqes. Vetëm ulëret e s’pushon. – Kush ulëret? – Po qeni ore ulërit. Për kë pret të të them që ulëret ti?! – E po duhet hequr me çdo mënyrë ai qen nga shtëpia. Nuk na duhen qentë që ulërasin kot në këtë vend neve o Llazi.

Postoje ne facebook:
  • Facebook

Ler nje koment

Ju lutemi perdorni fjalor brenda normave, ne te kundert komentet tuaja nuk do te shfaqen...

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika