Kategoria | Sociale

7 këshilla për ata që janë të rinj në facebook

Postuar ne 21 January 2010 nga admin

7 këshilla për ata që janë të rinj në rrjetet sociale elektronike
1. Mos ftoni gjithë miqtë tuaj
Shumë prej rrjeteve sociale ju ofrojnë zgjedhjen për të dhënë adresën tuaj të postës elektronike në mënyrë që të lidheni me miqtë tuaj. Mos e bëni këtë. Jo deri sa të zbuloni se si trajtohet informacioni juaj dhe nëse rrjeti do vazhdojë t’u dërgojë ftesa miqve tuaj. Është më mirë që t’i gjeni njerëzit që njihni ngadalë dhe të dini më parë nëse ata duan që të jenë miqtë tuaj në rrjetin social elektronik.


2. “Mik” nuk ka të njëjtin kuptim si dikur
Miqësitë në internet kanë formë tjetër nga ato që jeni mësuar të keni në jetën reale. Nëse dikush me të cilin keni shkëmbyer disa mesazhe u kërkon të jeni miq nuk do të thotë se ai pret ose pritet të jetë një mik shtëpie.
3. Mësoni etiketën
Ka një diferencën me mënyrën sesi njerëzit sillen në jetën e përditshme nga sjellja në rrjetet sociale, sepse është vetë natyra e botës së internetit që me raste u jep formë të ndryshme sjelljeve. Gjithsesi duhet të mësoni të keni një etiketë elektronike.
4. Privatësia
Është mirë që të jeni shumë të kujdesshëm dhe vigjilentë kur aktivizoheni në rrjetet sociale. Merrni kohën e duhur për të kuptuar se si funksionon kjo. Ju keni përgjegjësi për informacionin që hidhni në rrjetet sociale dhe keni përgjegjësi për gjithçka tregoni për veten tuaj.
5. Ndani lojën nga puna
Kufiri në mes të rrathëve socialë dhe profesionalë janë gjithnjë çështje delikate dhe nuk ka arsye pse të jetë ndryshe në botën elektronike. Mesazhet ose statuset në profilin tuaj në rrethe të ndryshme sociale nuk duhet të përmbajnë thashetheme apo fjalë të këqija për kolegët.
6. Vetë-promovimi është i lejueshëm
Nëse doni të përdorni prezencën tuaj elektronike për të zgjeruar qëllimet profesionale është më se në rregull. Por, mos e tejkaloni. Nuk ka asgjë më të bezdisshme sesa njerëzit që shkruajnë gjithë kohës për arritjet dhe aftësitë e tyre.
7. Jini të ndërgjegjshëm për atë që thoni
Statuset janë komunikim me shumë njerëz. Kini kujdes me atë që thoni. Shmangni mundësinë për të postuar statusin tuaj automatikisht në faqet e miqve tuaj. Kjo i irriton ata dhe nuk është e thënë se duhet patjetër t’u interesojë se çfarë keni për thënë.

Postoje ne facebook:
  • Facebook

4 Komente Per Kete Postim

  1. Agron Hajdari Says:

    Faleminderit stafi i F.B. Me te vertete keshilla te vlefshme edhe per mu dhe ju pergezoj per punen tuaj.Me respekt: Agron Hajdari.

  2. admin Says:

    Falemnderit nga Stafi http://Www.Bisedoj.Com

  3. Seferin Says:

    Faliminderit stafi i F.B. Me te vertete keshilla eshte shume e vlefshme, por kush e degjon,ju pergzoj per punen tuaj.me respekt Seferini.

  4. alban gashi Says:

    shum me ka pelqy kshilli per kit faceebook edhe i ftoj te gjith qe te lexojn keto kshilla se nime vlejn shum se shum te rinj e shfrytezojn faceebook e nuk e din qe munet me pas pasoja

Ler nje koment

Ju lutemi perdorni fjalor brenda normave, ne te kundert komentet tuaja nuk do te shfaqen...

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika