Kategoria | Satire

Heroi ynë Kombëtar dhe “Kastrioti” vs “Skënderbeu”

Postuar ne 25 January 2010 nga admin

Skënderbeu- Eeeeeeeeeeeehhhhhhhhh Donikë. U plaka. Fuqitë po më lënë. S’kam asnjë pasuri për të të lënë Donikë. Po të lë vetëm pallën amanet.
Donika – Pallën e kujt imzot?
Skënderbeu- Pallën time pra. Ja këtë.
Donika – Ehhhhhhhhh! Ç’më duhet mua ajo pallë???!!!!!!!
Skënderbeu- Donike! E mban mend kur rrinim nën ulli?
Donika – Po imzot. Si s’e mbaj mend. Rrinim me orë të tëra e flisnim për luftën nacionalçlirimtare dhe ti më shumë ledhatoje ullirin se mua dhe unë më shumë haja kokrrat e ullirit se … Eeeeeeeeeeeehhhhhhhh! E shkreta unë thuaj.

Skënderbeu – Donikë! Ai ulli u shkrumbua nga turqit. Ushtarët e mi trima hoqën të zitë e ullirit ta shpëtonin atë ulli.
Donika – Nuk e dogjën turqit atë ulli Gjergj. E dogjën shqiptarët për dru për zjarr.
Po mos u mërzit Gjergj, se kryeimzot Berisha ka dhënë urdhër të mbillen miliona ullinj të tjerë.
Skënderbeu – Ç’ka është ky Berisha, Donikë!?
Donika- Është kryezoti i vendit Gjergj. Ai vendos për gjithçka këtu.
Skënderbeu – Ehhhhh Donikë. Ç’po bëhet kështu moj bijë?!
Donika – S’jam bija jote Gjergj, jam Donika, gruaja jote. Ooouuu! Pa dale, dale! Ne kemi vetëm një djalë, Gjonin. Me kë ma ke dredhur që ke bije ti????!!!!! Cila është ajo robinë që është nëna e vajzës tënde?!
Skënderbeu – Joooooooo Donikë! Me asnjë turkeshe nuk e përziej gjakun tim arbëror unë. S’kam shkuar me asnjë robinë … këto vitet e fundit.
Donika – Mirë Gjergj. Rri dhe qetësohu tani.
Skënderbeu – Donikë. Më sill laptopin. Dua të flas me zëdhënësin e Brukselit në “Facebook” … Po më pyet si je me shëndet. Ç’t’i them?
Donika – Po ti mirë je në përgjithësi me shëndet imzot. Vetëm në pjesë të veçanta je keq.
Skënderbeu – Evropa na i ka mbyllur kufijtë Donikë. Kur të iki unë nga kjo dynja merrni varka dhe largohuni. S’ju pranon Donikë që të shkoni matanë detit me pasaportë shqiptare.
Donika – S’na pret as Papa, Gjergj, se sapo priti Saliun dhe s’pret dot 2 heronj nga i njëjti vend në të njëjtën kohë.
Skënderbeu – Mu shuajt emri fare thuaj. Po Gjoni ku është Donikë?
Donika – Po luan me playstation imzot.
Skënderbeu – Pizevengu! Përherë i kam thënë të mos luajë me playstation, por vetëm të dijë të përdorë shpatën. Asnjëherë s’më dëgjon.
Donika – Edhe unë imzot i kam thënë që të hapë vetëm faqe edukative, por s’me dëgjon.
Skënderbeu – Foli Gjonit, Donikë të vijë këtu. Ai djalë ka nevojë për dorën tonë të ngrohtë.
Donika – Gjon, Gjon, eja se të kërkon baba.
(Hyn Gjoni me libër në dorë dhe me 1 skedinë dhe i drejtohet Skënderbeut)
Gjoni – Bab me jep ca lekë!
Skënderbeu – Skam lekë unë mor bir. Unë të jap dashurinë për atdheun.
Gjoni – Ore më jep lekë të thashë se do vendos bast live tani. Luan Kastrioti kundër Skënderbeut. Unë meqë i dua shumë të dy do ta vendos barazim.
Skënderbeu – Ç’ka po bëhet Donikë. Po luftojnë ata të fisit të Kastriotëve me mua, Skënderbeun.
Donika – Përherë luftojmë kundër njeri-tjetrit ne shqiptarët imzot. Ti mos u mërzit.
Gjoni – O me jep lekët, o të nxora bojën që s’ke luftuar fare
se kështu ka thënë Shmidi. Ja lexo librin po s’më besove.
Skënderbeu – Ç’ka po bëhet kështu Donikë. Po çmendem fare
(Në skenë hyn Hamzai)
Skënderbeu – Hamza! Ç’bën ti këtu!? Si dole nga burgu në Napoli!?
Hamzai – U martova me gardianen e burgut një goxha zonjë 60-vjeçare Skënderbe dhe mora pasaportë italiane. Me atë pasaportë bredh ku të dua tani. Të kam sjellë një dhuratë. Ja shikoje! 1 pasaportë maqedonase me emrin George.
Skënderbeu – Ç’është kjo tradhti Hamza?! Unë kurrë s’du të ndërroj identitetin tim shqiptar. Kam pasaportën time me shqiponjë dykrenore.
Hamzai – Me atë pasaportë as në Tepelenë nuk shkon dot o Skënderbe! Dëgjomë mua! Merr pasaportë të huaj se shqiponja që ke ti në atë pasaportë s’di ku të degdis, se ka 2 koka dhe do bredhë varavinga pa ditur ku shkon. Ore dëgjo mua se të del për hajër!
Skënderbeu – Nuk tradhtoj vendin tim unë o tradhtar!
Hamzai – Ehhhhhhhh! Bjeri, bjeri! Ashtu rri pra. Çfarë i gjeti këta të tjerët që po e bëjnë këtë gjë ? Për ty Donikë u mundova të merrja pasaportë maqedonase, por s’më dhanë maskarenjtë. Është vështirë për bashkim familjar më thanë, ndaj kontaktova fqinjin tonë jugor, Greqinë, dhe më dhanë një pasaportë për ty. Tani ti s’je më Donika, por Donikaqi. Ja shikoje!
Skënderbeu – Ç’ka po bëhet kështu Donika ime.
Gjoni – Do m’i japësh lekët ti apo të të nxjerr bojën se s’ke luftuar fare.
Skënderbeu – Nuk kam lekë unë mor bir.
Donika – Imzot ushtria tatimore është keq me planin këtë muaj. Nuk e realizoi dot. Të kam thënë që aty ka tradhtare, por s’më dëgjon mua ti.
Gjoni – Ooooooo, s’më duhet mua plani. Më jep lekë të thashë.
Hamzai – Na Gjon se po të jap unë lekë(nxjerr nga çanta një tufë me kartmonedha 1000 lekëshe). E shikon xhaxhi Skënderbe, sa të dua unë ty! Jam përpjekur të mbledh sa më shumë nga këto kartëmonedha, sepse kanë fytyrën tënde. Ti do rrosh në kartëmonedhat tona.
Skënderbeu – Unë dua të rroj në zemrat e njerëzve mor tradhtar, e jo në kartëmonedha.
Hamzai – Xhaxha! Dua të më ndihmosh. Jam në konflikt pronësie me një serb, Fazlliç quhet. Unë kam dokumente që tokat janë të miat. Kam ferman nga Porta e Lartë. Mezi e sigurova atë ferman. U bëra pasha me gjithë banorët në Lezhë, por ai Fazlliç, ka dokumente pronësie nga Berisha, xhaxha. Do më ndihmosh t’i marr ato toka? Ç’ke ti se pastaj i jap Gjonit pjesën unë, për ndihmën që do më japësh.
Skënderbeu – Nuk ndihmoj tradhtarët unë. Shpata ime bie mbi ty dhe gjithë tradhtarët……. U se s’po çohem dot nga karrigia, se po më dhemb kërbishti, pa ta tregoja unë ty o armik! S’kam as kalin se i kanë hipur të tjerë tani./Helidon Tahiraj /t.o/

Postoje ne facebook:
  • Facebook

2 Komente Per Kete Postim

  1. Hollow Says:

    :D

  2. admin Says:

    hahahahaha :P

Ler nje koment

Ju lutemi perdorni fjalor brenda normave, ne te kundert komentet tuaja nuk do te shfaqen...

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika