Blob, peshku i rralë që ka fituar një reputacion të madh për shkak të imazhit të tij shumë të trishtuar po shkon drejt zhdukjes.
Shkencëtarët japin alarmin se peshkimi në masë me peshkarexha në Australinë Lindore po kërcënon zhdukjen e tij.
Blobfish është një peshk shumë i fryrë që rritet deri në 12 inc me matje angleze dhe jeton deri në 800 metra thellësi, kështu që rrallë mund të shihet nga njerëzit.

Por peshkimi në masë ka bërë që peshku i rrallë të bjerë në rrjetat e tyre gjigande duke shkaktuar pakësimin e tij.
Eksperti I thellësive në det, profesori Callum Roberts thotë se peshku rritet vetëm në Australi dhe Zelandën e Re dhe vështirë se gjendet në ujra të tjera. Por në këto vende sot po peshkohet gjerësisht kështu që peshku blob spo ndihet aspak komod në këto kushte.
Peshkimi rëndom realizohet deri në 200 metra thellësi, por me teknologjinë e re të peshkimit po kap thellësinë e disa mijërave. Ndaj eskpertët tani për tani masat e vetme ndaj këtij peshkimi msaiv kanë marrë vetëm për koralet, por jo për peshkun Blob./balkanweb/











