Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndryshuar historinë amerikane
Nga aktivizmi i Martin Luther King Jr. e deri tek Barack Obama president
Që nga lëvizja e të drejtave civile e deri tek zgjedhja e presidentit Barack Obama, afro-amerikanët kanë bërë një rrugë të gjatë e të mundimshme në kontinentin e ëndrrave. Henry Louis Gates Jr., kryeredaktor i “The Roots”, profesor në Harvard dhe eseist e aktivist i çështjeve raciale, ka përgatitur një speciale me ngjarjet më të rëndësishme të komunitetit afro-amerikan në historinë e Amerikës. Si një intelektual i shquar me ngjyrë, Gates është fokusuar gjithnjë në ndërtimin e institucioneve akademike për studimin e kulturës me ngjyrë. Ai ka punuar për të barazi sociale, arsimore dhe intelektuale për amerikanët me ngjyrë. Shkrimet e tij përfshijnë opinione në “The New York Times” që mbrojnë muzikën rep dhe në një artikull në “Sports Illustrated” ai kritikon kulturën e rinisë me ngjyrë që glorifikon basketbollin para arsimimit. Gates e nis historikun e ngjarjeve më të rëndësishme të 50 vjetëve të fundit me 1 shkurtin 1960, kur Katër studentë të universitetit Bujqësor dhe Teknik në Karolinën e Veriut nisën një seancë në farmacinë “Ëoolëorth Drug Store. Ai vazhdon më pas me James Meredith që bëhet studenti i parë me ngjyrë që regjistrohet në universitetin e Misisipit, i shoqëruar nga marshallët amerikanë, me urdhër të presidentit John F. Kennedy. Historiku vijon me aktivistin Martin Luther King Jr. e deri tek kulminimi i emërimit si president të Barack Obama-s. 
Vitet ‘60
1 shkurt 1960: Katër studentë të universitetit Bujqësor dhe Teknik në Karolinën e Veriut nisën një seancë në farmacinë “Woolworth Drug Store.
1 tetor 1962: James Meredith bëhet studenti i parë me ngjyrë që regjistrohet në universitetin e Misisipit, i shoqëruar nga marshallët amerikanë, me urdhër të presidentit John F. Kennedy.
1963: Sidney Poitier fitoi çmimin si aktori më i mirë për filmin “Zambakët në lëndinë.
28 gusht 1963: Marshimi i Uashingtonit bëhet demonstrata më e madhe për të drejtat civile në historinë amerikane, moment i përcaktuar nga fjalimi historik i Luther King Jr. “I have a dream”.
21 shkurt 1965: Malcolm X vritet në Harlem nga anëtarët e “Nation of Islam”.
4 prill 1968: Martin Luther King Jr. vritet në Memfis, Tenesi.
Vitet ’70
1972: Barbara Jordan e Hjustonit dhe Andrew Young i Atlantës bëhen njerëzit e parë me ngjyrë nga Jugu të zgjedhur në Kongres që prej vitit 1898.
8 prill 1974: Henry Louis Aaron thyen rekordin e vrapit 715 metersh duke thyer rekordin e vendosur më parë nga Babe Ruth.
1975: Arthur Ashe bëhet njeriu i parë afro-amerikan që fiton kampionatin e meshkujve në turneun Uimbeldon.
3 shkurt 1977: Episodi i tetë dhe final i mini serive “Roots” bazuar në romanin e Alex Haley-t shfaqet në televizion duke arritur numrin më të lartë të teleshikuesve.
Vitet ’80
30 nëntor 1982: Michael Jackson publikon albumin “Thriller” duke fituar 110 milionë dollarë nga shitjet e duke u bërë albumi më i shitur në histori.
12 prill 1983: Harold Washington bëhet kryebashkiaku i parë me ngjyrë i Çikagos.
1984: Jesse Jackson fiton një të katërtën e votave në zgjedhjet fillestare të demokratëve dhe një të tetën e delegatëve të konventës në kandidaturën për president.
Mars 1989: Frederick Drew Gregory bëhet afro-amerikani i parë që drejton një anije hapësinore.
Vitet ‘90
11 shkurt 1990: Nelson Mandela lirohet pas 27 vjetësh në burg.
3 mars 1991: Rodney King rrihet brutalisht në San Fernando nga oficerët e policisë në Los Anxhelos duke shkaktuar trazira dhe hetime.
30 prill 1992: “The Cosby Show” transmeton episodin final të sezonit të fundit e të tetë.
7 tetor 1993: Toni Morrison bëhet afro-amerikania e parë që fiton çmimin Nobel për letërsi.
16 tetor 1995: Marshimi i një milionë njerëzve mbahet në Uashington, i udhëhequr nga pastori Louis Farrakhan.
Dekada e parë e shekullit të 21-të
Korrik 2000: Venus Williams bëhet femra e parë me ngjyrë që fiton turneun e Uimbeldonit që nga Althea Gibson në vitin 1957 dhe 1958.
24 mars 2002: Halle Berry bëhet femra e parë afro-amerikane që fiton një çmim “Academy Award” si aktorja më e mirë.
26 janar 2005: Condoleezza Rice bëhet femra e parë me ngjyrë që emërohet Sekretare amerikane e Shtetit.
4 nëntor 2008: Senatori amerikan Barack Obama bëhet presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Martin Luther King, Jr.
Nga shkallët e memorialit “Lincoln” gjatë muajit mars të vitit 1963, në Uashington, novelisti i paqes theksoi vizionin e tij për harmoninë mes racave në Amerikë, në një oratori historike. Vitin në vijim, në moshën 35-vjeçare ai u bë njeriu më i ri që fitoi nj çmim Nobel për Paqe.
“Unë kam një ëndërr”, 1963
“Ne kemi ardhur në këtë vend të shenjtë për t’i kujtuar Amerikës ngutin e egër të së tanishmes. Nuk ka kohë për t’u përfshirë në luksin e qetësisë, apo për të marrë ilaçin qetësues për t’i lënë gjërat të ecin gradualisht. Tani është koha për të bërë reale premtimet e demokracisë”.











