Këtë vit loja në Big Brother është ndarë në dy pole. Dihet qartë që synimi është fitimi i shumës që është vënë në dispozicion, 70 mijë euro, që nuk janë pak. Por, një tjetër lojë duket se ka filluar fuqishëm brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kush të krijojë më parë një lidhje dashurie!. Strategjia duket ashiqare, për secilin nga konkurrentët. Të krijuarit e një lidhje në shtëpi sigurisht që do të kishte interes dhe popullariteti do të ishte më i madh. Kjo gjë vihet më shumë re tek djemtë të cilët sa po hyjnë aty, hamendësojnë se me kë mund të lidhen dhe të bëjnë lojën e tyre, të gjithë pak a shumë, kanë rrëfyer më zë të lartë se kjo vajzë më pëlqen, apo sikur të kisha një lidhje më të nuk do ishte keq!. Po këtu fillon dilema, kjo lidhje do të ishte për eurot apo për dashurin. Çdo kush do të dyshonte që gjithçka bëhet për këtë të fundit, pasi koha ka treguar se çdo ndjenjë( nëse mund të quhet kështu), që ka lindur aty, sa po ka dal jashtë është sfumuar sa hap e mbyll sytë.( Të vetmit që i kanë rezistuar deri më tani janë Adela dhe Bjoridi). Të qenit të mësuar që nga jashtë, apo të pasurit e formulave të gatshme dhe mënyrën se si do ti vënë në zbatim ato, ka humbur natyrshmërinë e lojës. Në këtë mënyrë, synimi që ti bësh njerëzit të sillen si në jetën e përditshme ka dështuar.

Çiftet
Çiftet që deri më tani kanë shfaqur simpati për njeri-tjetrin dhe pse nuk kanë guxuar të shkojnë më tej janë; Seldi dhe Pamela. Këta janë më të deklaruarit e momentet dhe se e kanë pranuar se midis tyre ka diçka, por nga ana tjetër duket se ditët e fundit, gjerat nuk shkojnë mirë. Një tjetër “dyshe” simpatish është Erioni me Bertinën, për të vazhduar me Edin dhe Rrezartën apo me “ping-pongun” e Jetmirit i cili në fillim i “vuri’ syrin Pamelës, por me daljen e saj përfundojë te Olta. Natyrshëm lind pyetja aty konkurrohet për 70 mijë euro, apo për “prodhimin” e sa më shumë çifteve….!
Shikueshmëria
Viti i tretë i Big Brother spektakli në Shqipëri, mund të ishte në bumin e vetë të shikueshmërisë, por, ka rezultuar e kundërta. Fillimi i vakët i këtij spektakli, hallakatja në një shtëpi të para viteve 90′ apo ndoshta mos pasja e tipave që mund të spikasin që në fillim, ka bërë që vëmendja të jetë disa herë më e ulët se sa ajo e dy viteve më parë. Duket sikur mungon fenomeni, apo shtylla rreth të cilit mund të rrotullohej ky reality show. Edhe pse është ndryshuar shtëpia dhe kanë hyrë banorët e rinj, përsëri mbetet në fuqi fjalë e urtë popullore, “fillimi i mirë, gjysma e punës”./shekulli/












February 22nd, 2010 at 2:54 pm
bertina je ylli
March 12th, 2010 at 4:32 pm
o miri je 1 fare o burr ti i meriton 70 mijjjj o njeri je ma i miri spo doj me ba debat me ty se ti i qet mer tok tuggg miri je 111111111