Deputetët nga X5-at, përfundojnë me Benza 250

Postuar ne 16 February 2010 nga admin

Ndryshe nga makinat e tipit të fundit “Tuareg”, “X5” dhe “ML” që jemi mësuar t’i shikojmë të parkuara para Kryesisë së Kuvendit, tashmë, në po të njëjtin vend, do të shikojmë automjete të dala prej kohësh jashtë mode. Reforma më e fundit e iniciuar nga shefi i qeverisë, Sali Berisha dhe e zbatuar me përpikëri nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka detyruar deputetët e parlamentit shqiptar që tu rikthehen sërish makinave të cilat i kishin dhuruar apo i kishin lënë si të papërdorshme. Kushdo që kalon në këtë rrugicë nuk ka se si të mos vërë re se pothuajse shumica e ligjvënëse janë kthyer në “vartës” të Benzave 250-ç.

Makinat
Deputetët shqiptarë, të cilët deri më tani ishin mësuar të kishin në pronësi markat më të mira të makinave që ishin në treg, u janë rikthyer sërish makinave të vjetra që kanë pasur dikur. Miratimi i ligjit për heqjen e makinave dhe shoferëve të ligjvënësve, u ka kushtuar luksin këtyre të fundit. Nëse më parë do të vije re një makinë të bukur, të parkuar pranë zonës ku ndodhet Kryesia e Kuvendit, në kryeqytet, pa diskutim që brenda saj do të shikoje një deputet. Ndërsa tani, po në të njëjtën zonë, jo vetëm që nuk shikon të rreshtuara makina të bukura, por të bie në sy një numër i konsiderueshëm automjetesh të tipit “Benz 250”, “Golf 3”, “Opel Corsa” prodhim i vjetër, si edhe makina me targa të huaja. Duket që sapo kanë marrë vesh lajmin se do tu hiqen makinat, një pjesë e deputetëve kanë porositur njerëzit e tyre të afërm të cilët banojnë jashtë shtetit, për t’iu sjellë ndonjë makinë.
Ligji
Në sesionin e parë parlamentar, deputetët e mazhorancës miratuan ligjin, të cilëve u kushtoi luksin që kishin më parë. Ligji për   “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e  lartë dhe nëpunësit civilë”, i detyronte të gjithë ligjvënësit që të dorëzonin makinat të cilat u ishin dhënë nga Kuvendi. Në kompensim të këtij drafti, kryeministri Sali Berisha vendosi që deputetëve tu jepte nga 450 mijë lekë në muaj në mënyrë që të mbulonin shpenzimet e transportit. Para pak ditësh, Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli u ka bërë thirrje deputetëve të cilët nuk kishin hequr dorë nga makinat, që t’i dorëzonin ato sa më shpjet, sepse në të kundërt do të bënte publikë emrat e tyre.

Ligji
Për shkak të një ligji të miratuar nga Parlamenti  “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë”, deputetët ishin të detyruar të dorëzonin makinat të cilat ishin në pronësi të Kuvendit.

Makinat
Pas dorëzimit të makinave të cilat ishin të tipave më të fundit, “Tuareg”, “X5” dhe “ML”, deputetët u janë rikthyer makinave të prodhimit të vjetër, si Benza 250-ç, “Golfa 3” “Opel Corsa”, si edhe makinave më targa të huaja.


Kompensimi
Në vend të automjeteve luksozë që dispononin, Kryeministri Sali Berisha i ka kompensuar deputetët me 450 mijë lekë në muaj, me të cilat do të mbulojnë shpenzimet për transportin e tyre. /tiranaobserver/

Postoje ne facebook:
  • Facebook

Ler nje koment

Ju lutemi perdorni fjalor brenda normave, ne te kundert komentet tuaja nuk do te shfaqen...

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika