Besoj se të gjithë ju çuna e keni luajtur GTA-në. Tashmë për të gjithë adhuruesit e kësaj loje Grand Theft Auto IV do të sjellë dy episode të reja për PS3 dhe PC, gjatë marsit të këtij viti
Rockstar Games ka njoftuar se prej muajit mars do të ofrohen për shkarkim dy episode të reja për Grand Theft Auto IV : The Lost and Damned dhe The Ballad of Guy Tony.
Debutimi i tyre në mbarë botën do të bëhet me 30 mars në platformat PC dhe Playstation 3. Kjo është hera e parë që vidolojërat ofrohen për të gjitha konsolat. Më parë vidolojërat ofroheshin vetëm për Xbox 360.
“Ka kaluar një kohë e gjatë, por ne jemi krenarë që më në fund të ofrojmë episode nga Liberty City për PC dhe PlayStation 3,” thotë bashkë-themeluesi i Rockstar, Sam Houser.
Rockstar ka bërë të ditur se përdoruesit, mund të shkarkojnë episodet një nga një ose mund t’i blejnë ato përmes produktit që do të shpaloset, Episode From Liberty City.
Kompania Sony thekson se çdo episod për PS3 do të kushtojë njëlloj si sikurse versionet për xbox360, që nënkupton 19.99 dollarë, por kompania nuk ka përmendur çmimin për PC në deklaratën e saj zyrtare.











