Facebook është zyrtarisht në mesin e siteve më të përdorur nga femrat beqare për të bërë njohje me meshkujt. Motivi? Sepse funksionon.
Gjëja e parë që shikojnë është sigurisht fotografia e zgjedhur në ballinë. Dhe i mjaftojnë veç dy sekonda për të vendosur nëse do të njoh apo të kalojë në një tjetër fotografi. Një fotografi e bukur funksionon gjithmonë. Trupi në pah ose sytë që intrigojnë. Do ta shtyjnë që të shikojë më tej në albumin tuaj të fotografive. Andaj një foto të bukur qoftë edhe të një personi tjetër, por që u ngjan shumë.

Situata sentimentale. Beqar. Por shkruani edhe ndonjë thënie tjetër të bukur, joshëse, sepse nëse e lini vendin bosh me siguri do të kalojë në ndonjë profil tjetër.
Albumi fotografik. Nëse e ka pëlqyer foton e parë dhe jeni beqar, të shkojmë menjëherë te albumi juaj me foto. Sepse duam të dimë nëse te fotoja e parë ishte thjeshtë rastësi apo se më të vërtet je i lezeçëm. I hedhim një sy të përgjithshëm për të kuptuar cilët janë miqtë tuaj dhe çfarë personaliteti jeni. Sepse nga një album me fotografi mund të kuptosh më shumë sesa nga që mund të mendoni.
Grupi. Përpara se të kontaktojmë t’u hedhim një sy edhe grupit tuaj, meqenëse jemi këtu. Duam të kuptojmë sesa jeni i kushtëzuar apo e ndikuar nga miqtë tuaj dhe nëse veproni me arsye.











