Se fundmi eshte hapur nje fan page ne facebook pas “skandalit”(te pakten keshtu e quajten disa media opozitare) qe ndodhi ditet e fundit gjate vizites se kryeministrit Berisha ne Itali. Nese nuk jeni ne dijeni atehere lexoni artikullin duke klikuar ketu.
Faqja eshte titulluar: “Berluskoni t’u kërkojë falje grave shqiptare” (Berlusconi chieda scusa alle donne albanesi) kjo faqe brenda pak oresh ka bere rreth tre mije fansa, kryesisht femra, shumica nga italia dhe shqiperia.
Ne faqe sic eshte bere e modes kane filluar dhe tematikat e ndryshme, me se shumti komentet jane ofenduese. Sic duket njerezit kane marre shtyse pas keqinformimeve qe kane bere disa media opozitare, duke sulmuar kryeministrin Berisha per “mbrojtjen” qe i beri Berlkuskonit ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD.
Ne nuk perkrahim asnje force politike, pasi tematika e ketij blogu nuk eshte politika, ne thjesht e postuam kete artikull per te sensibilizuar sado pak qytetaret shqiptare, qe te mos verbohen nga disa media opozitare, qe mezi presin ndonje ngjarje dhe ta politizojne menjehere.
Pas disa investigimeve qe beme, arritem ne disa perfundime qe faqja mund te jete hapur nga nje media e njohur.











