Farmvill, vendi me 80 milionë banorë

Postuar ne 24 February 2010 nga admin

Luleshtrydhet më janë vyshkur. I mbolla sot në mëngjes pasi arrita të blej farat me çmim të ulur prej 10 monedhash dhe pasi u sigurova se janë mbjellje me përfitim. Por dita iku pa u ndjerë, kisha punë për të bërë, drekë për të ngrënë, postë elektronike për të lexuar dhe kur u ktheva për të kontrolluar ngastrën time pashë se frutat kishin lulëzuar, ishin pjekur dhe ishin tharë për pak orë. Kjo nuk është bota reale dhe këto nuk janë luleshtrydhe mutantë; në fakt ato nuk ishin aspak luleshtrydhe. Bëhet fjalë për FarmVille, një lojë në Facebook, për të cilën kam punuar tokë dixhitale gjithë javën.

Mbase ju vetëm keni dëgjuar për Farmville në njoftimet që ju vijnë në Facebook, ku thuhet se kush mbolli arën e 15-të të fasuleve, apo ndërtoi stallën e parë, apo fitoi një kordele me ngjyrë si njohje e arritjeve virtuale bujqësore. Mbase jeni bashkuar me një prej grupeve në Facebook që janë krijuar si protestë ndaj përhapjes së kësaj loje. Por protesta juaj do tretet në ajër: Famville është kthyer tashmë në lojën më të madhe sociale dhe ka rreth 80 milionë përdorures, çka i bie rreth 20 përqind e përdoruesve të Facebook-ut. Rreth 30 milionë prej tyre kujdesen për të mbjellat çdo ditë. Kur ky aplikim i lejoi përdoruesit të shkëmbejnë dhurata për Shën Valentin, 220 milionë të tilla u shkëmbyen për 18 orë, ndaj mund të imagjinohet vlera e kësaj loje. Objekti i Farmvillë është të ndërtoni dhe mbani fermën tuaj virtuale, të paguani monedha virtuale për farat, të mbillni bimë virtuale dhe të korrni fryte virtuale. Dhe siç vazhdon loja, lojtarët mund të fitojnë mjaft sa për të blerë traktorë dhe gjë të gjallë, të ndërtojnë ngrehina anekse dhe të zgjerojnë fermën e tyre përtej kufijve. Çelësi i suksesit është social: Nëse një lojtar i bind të njohurit në Facebook që të bëhen “fqinjët” e tij në Farmville ata mund të shpërblehen për plehërimin e arave të miqve dhe ushqyerjen e derrave të tyre.
Dikur, loja në rrjet ishte thjesht për njerëzit asocialë në dhoma të errëta që studionin guida strategjish për lojëra lufte si “World of Warcraft” dhe “Halo”. Tani, falë Farmville dhe lojërave të tjera si kjo, kjo demografi është zhvendosur në mënyrë dramatike drejt rrjedhës së përgjithshme duke përfshirë punonjësit e zyrave, nënat shtëpiake, fëmijët dhe gjyshërit e tyre. Një sondazh i kohëve të fundit arriti në përfundimit se lojtari mesatar i ditëve të sotme është një grua 43-vjeçare. Ajo që është e rëndësishme për lojtarët është se Farmville është falas dhe mund të shijohet një marrëdhënie e frytshme me lojën pa shpenzuar asnjë qindarkë. Çelësi kyç për krijuesit është se ka dhe një zgjedhje të dytë: Në lojë mund të përdoren para reale për të blerë të mira virtuale dhe për të qenë para miqve në renditjet në Farmville. Shumë prej këtyre produkteve virtuale janë me çmim të arsyeshëm dhe ndër dhuratat e Shën Valentinit ishte dhe një “unazë diamanti” 50-dollarëshe që mbron të korrat e marrësit nga tharja. Forca e lojërave në rrjet u bë e dukshme në vitin 2007 me rritjen dhe rënien spektakolare të “Scrabulous”, një lojë e famshme në Facebook që imitonte lojën “Scrabble”. Fillimisht, kjo lojë tërhoqi rreth gjysmë milionë përdorues në ditë. Facebook e hapi faqen  tij për krijuesit e jashtëm po atë vit, duke lejuar këdo me programin e nevojshëm për të krijuar lojëra, shërbime dhe aplikime të tjera për llogari të përdoruesve. FarmVille varet në ekzistencën e Facebook-ut dhe pa rrjetin social suksesi i saj do kishte qenë i pamundur. Në Farmville lojtarët shqetësohen për gjëra të thjeshta. Maja, për shembull, nuk është dakord me qëndrimin e fqinjëve të saj ndaj bujqësisë; veçanërisht me stilin e fermerëve që sakrifikojnë integritetin e tyre në favor të përfitimeve të lehta. Kasandra ndërkohë, shqetësohet për mirëqenien e kafshëve në Farmville. “Disa prej fermave të fqinjëve të mi janë të tmerrshme. Ia kanë lënë gjithë vendin bimëve dhe kuajt e lopët i kanë futur në një qoshe, ku s’kanë nga të lëvizin”, thotë ajo. Sipas saj, loja duhet të strukturoret në mënyrë që të jetë më miqësore më kafshët dhe ata që mbajnë shumë pulari të ndëshkohen./TO/

Postoje ne facebook:
  • Facebook

Ler nje koment

Ju lutemi perdorni fjalor brenda normave, ne te kundert komentet tuaja nuk do te shfaqen...

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika