Ja disa arsye pse toka nuk do te shkaterrohet ne 2012

Postuar ne 13 February 2010 nga admin

Viti 2012 që parashikon fundin e botës e teori të tjera të këtij lloji janë shumë në modë kohët e fundit. Sipas kalendarit të Majave bota siç e njohim ne do marrë fund rreth 21 dhjetorit 2012. E nëse kjo s’ndodh kemi rezerva pa fund të kësisoj teorish që gjithsesi na e kanë taksur fundin në një mënyrë a tjetër. Por, ka disa arsye që mund te na japin shpresë se jeta jonë do vazhdojë edhe pas vitit 2012, të cilat kundërshtojnë pikërisht arsyet se pse bota do marrë fund në këtë vit. Në radhë të parë  sepse ndryshimi i poleve magnetike nuk është katastrofik. Duket si qindra mijëra vjet më parë fusha magnetike u tokës u reduktua në thuajse asgjë e më pas u rishfaq gradualisht ndërkohë që poli i veriut dhe i jugut u zhvendosën. Kjo zhvendosje nuk është veçanërisht e rrezikshme, por mungesa e fushës magnetike mund të dëmtojë jetën në planet sepse zgjatja e periudhës së pakësimit të mbrojtjes magnetike lejon stuhitë meteorike dhe rrezet kozmike të diellit të godasin atmosferën e tokës. Por shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ne e kemi kaluar një ngjarje të tillë dhe kanë vënë re se fusha jonë magnetike është rritur me pesë përqind në shekullin e shkuar, ndaj dhe ka kohë që cikli të përfundojë. Pra është diçak për të cilën s’kemi pse shqetësohemi për disa qindra mijëra vjet. Së dyti, sepse rritja e aktivitetit të njollave të diellit në vitin 2012 nuk do ketë ndonjë efekt të dëmshëm në planetin tonë. Siç e di çdo nxënës shkolle dielli ynë nxjerr vazhdimisht shtëllunga gazi plazme të nxehtë prej mijëra kilometrash në hapësirë, të cilat atmosfera jonë i mban larg prej nesh. Nga njëherë këto shtëllunga janë më të mëdha se normalja, por gjithsesi janë ato që ne i quajmë flakërima diellore. Fatmirësisht, këto shpërthime të mëdha magnetike që bombardojnë tokën me një rrekë grimcash subatomike shkrihen nga atmosfera e planetit dhe fusha magnetike ndaj ne rrallë i ndiejmë efektet e shpërthimeve plazmike, përveç rritjes së shkëlqimi të dritave të Veriut dhe Aurora Borealis. Një arsye tjetër është sepse polet e tokës nuk zhvendosen dhe as orbita e planetit nuk shformohet. Disa individë pretendojnë se polet fizike të planetit janë gati të ndërrojnë vend ose se forcat gravitacionale të planetëve të tjerë mund të ndikojnë tek orbita e tokës dhe kjo të ndryshojë klimën dhe mjedisit. Fatmirësisht, forcat gravitacionale që ndikojnë në planetin tonë dhe vendin e tij në sistemin diellor janë mandatar nga ligjet e Njutonit mbi mekanikën planetare dhe nuk mund të ndryshojnë pa ndonjë ngjarje ekstremisht dramatike që mund të ndodhë në miliarda vjet, siç është përplasja e një hëne të vogël ose një gropë e zezë masive që mbërrin në sistemin e diellor, gjë që do dihej shumë më përpara se të ndodhte sepse avancimi do ishte aq gradual sa do duheshin shekuj për të krijuar një impakt. Disa të tjerë pretendojnë se tokës po i vjen fundi dhe se njerëzimi do marrë fund si rezultat i ndryshimeve klimaterike të shkaktuara nga vetë njeriu. Sipas kësaj teorie do shkrijnë akujt në pole, do rritet niveli i oqeaneve dhe deteve e ndryshimi i klimës do ndryshojë dhe jetesën në planet. Edhe nëse një gjë e tillë ndodh, komuniteti shkencor pranon se ky ndryshim do ndodhte aq gradualisht sa do i jepte kohë njerëzve të ambientoheshin. Madje, ekziston një mundësi që planeti më i nxehtë mund të ketë më shumë përfitime sepse mund të rrisë sasinë e tokës së lërueshme në Siberi dhe Amerikën e Veriut. Në çdo rast viti 2012 s’ka ndonjë ndikim në këtë rast.  


Sepse Majat s’kanë thënë se do ndodhte
Majat kanë pasur shumë kalendarë në përdorim e njëri prej tyre njihet si ai që mat periudha të gjata kohore. Sipas këtij kalendari (i cili njihet prej shumë kohësh nga arkeologët) “dielli i pestë” i tokës do merrte fund në solsticin dimëror të vitit 2012, kohë kur do fillonte një cikël i ri. Kjo ka ngjallur shumë debat, por me konsensus të përgjithshëm është arritur në përfundimin se ata nuk flisnin për ngjarje katastrofave. Ka shumë gjasa që ata ta kenë konsideruar si rinovim shpirtëror, i cili nuk duket dhe aq i rrezikshëm.

Sepse ndryshimi i poleve magnetike nuk është katastrofik
Duket si qindra mijëra vjet më parë fusha magnetike u tokës u reduktua në thuajse asgjë e më pas u rishfaq gradualisht ndërkohë që poli i veriut dhe i jugut u zhvendosën. Kjo zhvendosje nuk është veçanërisht e rrezikshme, por mungesa e fushës magnetike mund të dëmtojë jetën në planet sepse zgjatja e periudhës së pakësimit të mbrojtjes magnetike lejon stuhitë meteorike dhe rrezet kozmike të diellit të godasin atmosferën e tokës. Por shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ne e kemi kaluar një ngjarje të tillë dhe kanë vënë re se fusha jonë magnetike është rritur me pesë përqind në shekullin e shkuar, ndaj dhe ka kohë që cikli të përfundojë. Pra është diçka për të cilën s’kemi pse shqetësohemi për disa qindra mijëra vjet.

Rritja e aktivitetit të njollave të diellit në vitin 2012 nuk do ketë ndonjë efekt të dëmshëm në planetin tonë.
Siç e di çdo nxënës shkolle dielli ynë nxjerr vazhdimisht shtëllunga gazi plazme të nxehtë prej mijëra kilometrash në hapësirë, të cilat atmosfera jonë i mban larg prej nesh. Nga njëherë këto shtëllunga janë më të mëdha se normalja, por gjithsesi janë ato që ne i quajmë flakërima diellore. Fatmirësisht, këto shpërthime të mëdha magnetike që bombardojnë tokën me një rrekë grimcash subatomike shkrihen nga atmosfera e planetit dhe fusha magnetike ndaj ne rrallë i ndiejmë efektet e shpërthimeve plazmike, përveç rritjes së shkëlqimi të dritave të Veriut dhe Aurora Borealis.

Sepse polet e tokës nuk zhvendosen dhe as orbita e planetit nuk shformohet
Disa individë pretendojnë se polet fizike të planetit janë gati të ndërrojnë vend ose se forcat gravitacionale të planetëve të tjerë mund të ndikojnë tek orbita e tokës dhe kjo të ndryshojë klimën dhe mjedisit. Fatmirësisht, forcat gravitacionale që ndikojnë në planetin tonë dhe vendin e tij në sistemin diellor janë mandatar nga ligjet e Njutonit mbi mekanikën planetare dhe nuk mund të ndryshojnë pa ndonjë ngjarje ekstremisht dramatike që mund të ndodhë në miliarda vjet, siç është përplasja e një hëne të vogël ose një gropë e zezë masive që mbërrin në sistemin e diellor, gjë që do dihej shumë më përpara se të ndodhte sepse avancimi do ishte aq gradual sa do duheshin shekuj për të krijuar një impakt.

Sepse ndryshimi i klimës së tokës është një proces gradual, me të cilin jetesa adoptohet përgjatë rrugës
Disa pretendojnë se tokës po i vjen fundi dhe se njerëzimi do marrë fund si rezultat i ndryshimeve klimaterike të shkaktuara nga vetë njeriu. Sipas kësaj teorie do shkrijnë akujt në pole, do rritet niveli i oqeaneve dhe deteve e ndryshimi i klimës do ndryshojë dhe jetesën në planet. Edhe nëse një gjë e tillë ndodh, komuniteti shkencor pranon se ky ndryshim do ndodhte aq gradualisht sa do i jepte kohë njerëzve të ambientoheshin. Madje, ekziston një mundësi që planeti më i nxehtë mund të ketë më shumë përfitime sepse mund të rrisë sasinë e tokës së lërueshme në Siberi dhe Amerikën e Veriut. Në çdo rast viti 2012 s’ka ndonjë ndikim në këtë rast.

Sepse njerëzit që flasin për fundin e botës nuk e dinë se çfarë flasin
Fatkeqësisht qeniet njerëzore kanë tendencën të investojnë autoritet drejt njerëzve që i bindin se janë “ekspertë” profecish ose se kanë ndonjë njohuri të fshehur që të tjerët s’e kanë e që i lejon ato të lexojnë të ardhmen. Shumë prej këtyre njerëzve janë individë të sinqertë që keqinterpretojnë tekstet e biblës, ndërsa të tjerë janë të çmendur deluzionalë që thjesht duan të përfshijnë të tjerët në botën e tyre të fantazisë. Disa të tjerë janë sharlatanë të paskrupullt që duan të fitojnë para në kurriz të të tjerëve. Gjithsesi ideja është se askush nuk e di se çfarë rezervon për ne e ardhmja nëse s’kanë një gradë shkencore për ta ditur.

Sepse “The Bible Code” është një labirint rrengjesh
Gazetari Michael Drosnin, autor i “The Bible Code” pretendon se dikush mund të gjejë kuptim dhe data e fjalë që kanë kuptime të fshehura në fjalët e testamenti i vjetër, të cilat nuk janë të rastësishme. Një prej këtyre, sipas tij sugjeron se planeti do goditet nga një kometë në vitin 2012 e pasojat e kësaj goditjeje mund të imagjinohen. Gjithsesi, kritikët e kanë kundërshtuar metodologjinë e Drosnin si një labirint rrengjesh, duke demonstruar se fjalë dhe fraza të kuptimta mund të gjenden në çdo tekst nëse përdoret një metodologji e caktuar. Në të rast, viti 2012 bie sërish poshtë.

Sepse toka nuk shkatërrohet aq lehtë
Sigurisht që ka shumë gjëra që mund ta vënë përfund planetin tonë, por në fakt toka është shumë herë më e fortë sesa pretendohet prej disave. Mos të harrojmë se ajo s’ka lëvizur nga vendi i saj për miliarda vjet, i ka rënë orës përqark shumë herë e ndihmuar nga asteroidët dhe kometat, ka duruar ndryshime klimaterike ta shkallës biblike e madje i ka mbijetuar dhe përplasjes me një planet tjetër që krijoi dhe hënën tonë e sërish vazhdon të funksionojë. Ndaj s’mund të mendojmë se shkrirja e akujve në pole dhe disa armë bërthamore mund ta shkatërrojnë.

Sepse profecitë e fundit të botës gjithnjë kanë rezultuar të rreme
Deri tani ka pasur me qindra data që janë zgjedhur për të shënuar fundin e botës. Ato janë thënë e stërthënë nga liderë fetarë, nga njerëz që u është shfaqur nga një forcë më e lartë data e saktë e fundit të njerëzimit, por deri tani asnjë prej këtyre s’ka rezultuar e vërtetë. Atëherë pse vazhdojmë t’i besojmë ata që thonë se jeta jonë mbi tokë do përfundojë në vitin 2012? A do ishte e mundur të besonit një doktor, i cili s’ka diagnostifikuar kurrë më parë në mënyrë të saktë një pacient? Atëherë pse duhet të besojmë ata që thonë se shumë shpejt ne do zhdukemi që këtu.

Sepse Nostradamusi s’e ka përmendur kurrë vitin 2012
Është besuar shumë se Nostradamusi ka parashikuar se bota do merrte fund në vitin 2012, çka koincidon me datën e Majave që parashikon dhe fundin tonë. Por në fakt, nuk ka asnjë vend ku Nostradamusi përmend vitin 2012 si fundin e njerëzimit mbi tokë, e madje nuk përmend as dhe ndonjë datë afër këtij viti. Në fakt, parashikimet e tij shtrihen deri në vitin 3797, datë që duket mjaft larg nga koha në të cilën jetojmë. Prapëseprapë, shkrimet e Nostradamusit janë aq të errëta sa gjithsesi është e vështirë të gjesh se ç’ka dashur të thotë. Pjesa më e madhe e tyre i referohen ngjarjeve të kohës kur ai ka qenë gjallë./tiranaobserver/

Postoje ne facebook:
  • Facebook

60 Komente Per Kete Postim

  1. stiven Says:

    Shpresojme qe nuk do ndodhi 2012..por ne nuk dim se kujt ti besojm juve apo atyre shkenctareve apo majave…..gjithsesi as un nuk i besoj 2012…e kam pare edhe filmin po besoj se toka eshte e forte…me respekt Stiven Baneri…

  2. tina Says:

    un sbesoj se ne vitin 2012 do te shkaterrohet bota sepse toka esht shum e fuqishme ne njerzit sapo e kemi filliar jetenn e shpresoj se nuk do te behet shkatrrimi i botess edhe askush nuk e di se do te shkaterrohet bota por vetem zoti e di se kur do te behet kiameti me respekt festina dema….

  3. tesa Says:

    mos u merrni me pallavra mos hupni koh palidhje qkado qet vjen osht prej zotit kurkush nuk munet me e parashiku perveq atina

  4. egzon Says:

    hauhauah paska mu shkatrru bota ishalla nuk shkaterrohet bre se duhet mi besu allahit edhe zotit ne qofshe doni mos mu shkatrru bota

  5. olti Says:

    oooooooooooo njerz bota nuk do te shkatrohet ne vitin 2012 kuptoi bre se ndoshta shkatrrohet te gjith vdekim allahu e din a ka mu shkatrru a jo.

  6. olti Says:

    ooooooooooooooooooooooooo ska mu shkatrru

  7. M... Says:

    Po flitet shum keto kohet e fundit se do ndodh nje gje e till ne 2012-ten, por te kemi besim ne zott se nuk do ndodh nje gje e till, por nese e ka shkru allahu te perfundoj kjo bot dote merr fund dhe do krijohet nje bot e re…

  8. loni Says:

    une mendoj qe bota le te shkaterrohet por vetem njerezit te jetojne sepse do ishte mire ta shihnim boten duke u shkaterruar dmth boll shikuam gjera virtuale neper skena te ndryshme te shohim njehere nje gje te vertete reale para syve nje bote shume naive ……..

  9. admin Says:

    Cja ke fut kot me duket, e si mund te shkaterrohet bota e te jetojne njerezit? Ku do jetonim ne?

  10. Hollow Says:

    Shume komente Zoti Zoti ktu… shpresoj mos t’ju lej Zonja me gisht ne goje,.. ose me gisht ne ndonjei vend tjeter.

  11. yla Says:

    he more zot kur spo ndoll dita kjamet ta shohin kto njerze qe jan qu pesh prej te mirave qi jan tranu kejt e kto qikat qe jan qu peshe

  12. NINA Says:

    O NJEREZ!
    GJITHECKA QE KA LINDUR,ESHTE RRITUR,ESHTE MOSHUAR,ESHTE PLAKUR DHE–FUNDI!
    U PAFSHIM NE PARAJSE!!!

  13. MENSI Says:

    Kush kerkon perfundim lete perfundoj….

  14. altin thaqi Says:

    hej bre njerz qka jeni qu pesh se san ska me ndodh po leni pallavrat mos ju perzini zotit ne pune te vet ai e din qka bon ai na ka fal ni dit ai do te na merr ni dit qkaa vjen prej zotit mirseardhte me rrespekt altin gjakova

  15. alisa Says:

    pappapapapap njerzte jane tranu ne ditet e zotit niher kane pa thon per vitin 2000 2005 tash kan thon ne vitin 2010 tash e shohim qka po ndodh qite vite uahuahahauahauahaah

  16. lina Says:

    le te behet qka ka thene zoti e kerkush nuk e dina se kur do te ndodh [por edhe nese ndodh edhe ma mir na te vegjel jemi engjull a ju hehehh…………

  17. vjollca Says:

    jo kjo nuk asht e vertet se veq ni zot e di kur do te behet

  18. vjollca Says:

    pse ku e dit ju qe ka meu bo kush ju tha juv ? tregoni!!!

  19. beni Says:

    a do te shkaterohet bota ne 2012

  20. arberesha Says:

    jam nje vajz shum e preokupuar me qeshtjen e 2012
    jam shum e merzitur dhe shum e sterlodhur me ket qeshtje sepse e kam futur ne kok
    jam shum e friguar e sterfriguar i lexova edhe arsyet pse toka nuk do te shkatrrohet dhe tani besoj qe do te fle me e qet
    pse njerzt flasin para zotit
    shum besoj ne allah
    por me ka kaplur njefar frige e keqe

  21. **Culi*Cala** Says:

    Sikur mos te kishte ndermend te ndodh pa ker te ndodh se jemi qu pesh na vet njerzimi jemi be sh te dishem po kush eshte ai qe e di per veq ALLAHUT po lerni thash e themet se expertat,mediat gazetart,keta duhet te shpifin noj gje se per kete marin pagat…. se na cat trapin me kto gjera te kota Pffffffffff….

  22. gorai Says:

    bobo na mbyten parashikimet e njerezve qe nuk ia kan idene se cka thone.nese na krjoi Zoti jemi ne doren e tij dhe askush nuk e di se cka do me ba ai me ne por shijone jeten se kalon shume shpejt.

  23. adis Says:

    o nuk ka shanc mu shkatrru veq i madhi zot e din kur ka mu shkatrru po ne 2012-ten nuk do te shkatrrohet se allahi i ka ne dor ktu pun jo njeriu se njeriu nuk eshte allah me dit kur ka mu shkatrru bota (kijameti) veq allahu e din !!!!!!!

  24. dafina Says:

    mos u merrni me ksi sene se nuk esht e vertet kto e don veq zoti nuk e din njerzit

  25. a..................... Says:

    ooooooooooooooo mes u besoni njerezve se ata nuk dijin sende tjera vetem me rrejt e met frikesuar per ksi sene merret allahu se ne njerezit nuk dijim se a do te shkatrrohet toka nuk keni per se te friksoheni ne do te jetojme edhe nese shkatrrohet toka fati yne eshte keshtu, keshtu e shkruar allahu por ta dini se toka nuk do te shkatrrohet nese i besoni allahut dhe nese luteni se toka nuk do te shkatrrohet atehere nuk do te shkatrrohet

  26. agron Says:

    ooooooooooo veq zoti e din fundin edhe qka ka me ndodh e na as nuk duhet mu lodh per kto sene se sna perkasin neve..qysh ka than zoti ashtu ka mu ba
    e kto jan veq prralla qe as ni fmmij i vogel sduhet me ju besu !!!!!!!!!!!!!

  27. Encck Says:

    1 fjal e dii.
    Qdo fillim e ka ni fund
    dmth tokaa e ka pas ni fillim qa po di unee kur e ka pas
    tash toka duhet me pas ni fund gjithsesii e kur osht aj fund veq zoti e din edhe e dii qe thoojn qka vjen prej zotit mire se ardhte

  28. granit Says:

    un nuk i besoi askujt perpos zotit ai na ka kriju dhe gjerat qe na i qon mir se ardhshin

  29. granit Says:

    mos kini frik frik duhet te keni vetem nga zoti graniti

  30. albion Says:

    por nese behet kijameti KOSOVEN nuk e gjen asgje sepse nuk shihet eshte e vogel dhe vullkane nuk ka det nuk ka perveq ne n je skaj hyn pak liqeni…u pafshim 2010-2011-2012-2013—me radh.. ..kto jan vite te veshtira.

  31. rina Says:

    nuk besoj qe do te ndodh sepse wetem all-llahu e din

  32. sandri Says:

    bota nuk do shkatrohet ate pune e di vetem zoti

  33. jana Says:

    Po cmendeeeeeeeeemmmmmmm.pse nuk n’a leni rehat te vdesim ashtu pa e ditur,oooooo ZOT,beje te mundur qe keta njerez qe duan te te behn shok me TY,mos te frymon me nga kucast,ooooo me cmendet.me cmendet …….mallkua qofshiiiiiiiiiiii………………………..pa fund

  34. enveri Says:

    pershendetje ju te nderuar qe besoni ne shkenc dhe jo ne ZOT leni pallavrat e njerzve se qka flasin se vetem ZOTI edin ket enigm.
    perju qe ekeni lexuar KURANIN dhe qe besoni ne te shpresoj qe te mos i besoni shkencetarve dhe ju qe sekeni lexuar KURANIN ju keshilloj qeta lexoni qe te njoftoheni sadopak per qeshtjen e kiametit, une besoj ne zot dhe jo ne shkenc nuk do bahet kiamet ne vitin 2012 kemi shum per tjetuar sidomos tash ne kosoven e lir ju pershendes gjithve.

  35. Mensi Says:

    Ne kete kohen e fundit vetem pam ca paralajmrime dhe na binden icik se gjithcka mund te ndodh,por fuqia e ALLAHUT eshte aqe e madhe sa qe mund te parandalon cedo gje…. ate here te kemi besim ne zot se cfare thon shkenctaret ishalla sbehet…….

  36. gerta Says:

    o njerz vete allahu edin ket pun e jo na po leni kto sene se shkenctart po munohene mu ba allah po nuk mujn se allahu asht njo aj edin boten na e ka fal neve qe te jetojm e na po flasim per shkatrrimetungi klm nag gerta

  37. elvira Says:

    un nuk besoj ne keto gjera te pakuptueshme disa thon po e disa jo kjo eshte e palogjikshme mua me pelqen te lexoj gjera te ndryshme dhe lexova dhe per 2012 por eshte e pakuptueshme dhe e palogjikshme nese do ndodh kjo e di zoti dhe jo ne pamarr parasysh thashethemet e fundit

  38. allah Says:

    kto komente jane kot fare

  39. allah Says:

    budallenjsh

  40. tili Says:

    ne bibel thuhet keshtu . Daten e sakt te fundit te botes nuk e din as biri im. Lere njerzit pastaj

  41. bardh Says:

    veq allahu e din kur bohet edhe mos folni ma per qisi sene bre po kapni librat e msoni

  42. olti Says:

    bota eshte ejona kuptoni pomdoket ne vitin 2016 ka mu shkatrru rusia edhe amerika

  43. lirika Says:

    Gjithkush thote qe bota nuk do te shkaerrohet. Por gjithkush nga emijet e ka ate hall gjithkush mendon se bota do te shkaterrohet, une dua te iu them mos e angazhoni veten me gjera te kota sepse kete e din vetem ZOTI.

  44. taulant shalaj Says:

    haaahahaahha oo mos u merrni me ksi punsh veq qka thot aj nalt aj nalt i ka punt ne dor

  45. Mensi-Sara Says:

    Ehh.. Ai nalt pra nuk mundet me i ra tupanit e me na tregu se po vie kiameti ose perfundimi i botes..si ka per te ardh ndryshe ja shiko tani kam nje gazet ne dor ne kete moment dhe po lexoj eshte e dates se sotme eshte ne gjuh gjermane nuk po e perkthej ne gjuh shqipe se siq e pash ketu ca persona kishin frig”WETTER SPIELT TOTAL VERRÜCKT”ai qe e din kete gjuh e kupton ca dmth.dhe jan sote qenkan anuluar fluturimet WIEN-LONDON..,pershkak se…aschevolke morgen über österreich.te jetojm dhe pak jete qe na ka mbete se valla perfunduam te gjith :(

  46. besnik Says:

    kohen diten dhe momentin edin vetemzotii madherishem ai qe i krijoj , por sa epr 2012 ajo ahst shum e qart genjeshter e madhe dhe ai qe eka shfaqur filmin a sqe ka te bej me fen qfaredo qe eshte ajo ndonje fe , dhe as qe ka te bej ai person me shkenc asgje tjetr veq se nej trillim , i atij personi q ete bej ndonje budallallek te hutoj njerzit , dhe mir e din shumica e botes dhe atyre qejan psh,musliman , katolike ,protestant , e disa te tjere qe , isa alejhi selam eshte i gjall , dhe se do te kthehet dhe do te jetoj 7 vite dh edo te vdes epra , sa i perket ksaj 2012 ketu ajo menjehr dehston dhe po ashtu ai per filmin dhe per nxharjen do te xhykohet te zoti i madherishem i cili krijoj gjithesine , po ta studijoni KURANIN do ta kuptoni shummire por perseri diten e kijametit edin vetem zoti , por ne dueht percjellim shenjat qe jan shfaqur deri m etahs dh eqe do te shfaqen , dhe se per akullnajat flitet edh ene kuranqe do te kthehen ne vend ku kan qen eme heret , disa shenja te mdha te kijametit :shfaqja e dexhallit (mashtruesit),sbritja e isait alejhi selam ,dalja e kafshes qe do tju flas njerzve ,dalja e jexhuxh dhe mexhuxhve,lumi eufrat qe do te shterret dhe do te zbuljon shum ari sa nje koder ,dhe se kur ne momentin kur ndodh kijameti , nena e hedh femijune vet nga gjiri i saj jo pse e urren por e harron femijun nga mbrenga e madhe se qdo te behet per vetene saj

  47. genti Says:

    kjo pun eshte ne dor te zotit qka te vje prej zotit mire se vjen veq ishalla kijameti eshte sa ma larg e more zot

  48. qlirimi Says:

    toka eshte si topi i rrumbullaket qe do te thote si dihet mirpo per sa i perket datave qe i kan dhan ata smunet me percaktu askush,sipas mendimit tim nuk do te ndodh sepse keto jan veq shpifje edhe per perfitime

  49. toti Says:

    oooooooo zot kerkush num dina ma mir se allahu more mos folini bilem kot mos u merzitni se allauhu osht i madh

  50. fati Says:

    Une nuk besoj se dote shkatrohet?Kete e din vetmem imadhi zoti ai e krijoi kete bote per 3dite dhe 3nate.Une nuk besoj ne fjalet e njerzve.

  51. ylli Says:

    jo be qfarti nuk asht fundi i botes

  52. liza Says:

    ncncncnc valla pesh ion qu qeta njerz se po besoin se bota ka m’e u . . . . . .se s po muna me e shpre ket fjal veq qeta njerz se ion ka i shpikin kto flal mir e kan do veq per perfitime se veq ZOTI’i din punt e veta pse me u perzi na!ncnc un nuk besojj:)

  53. adela Says:

    ahuuuuuuuuuuuu na mytet rrena bree qa dini ju kur perfundon bota allahile lenii kto fforre se sen s’dini veq ni ZOT e dinn atoo.ajt Ciao

  54. buli Says:

    po ju ala skeni mbrrie askush ne ket
    bot qe ta dije se asht fundi ksaj bote ne vitin 2012
    se keto pun vetem imadhi zot idin eju jeni shum te vegjel per ta dit edhe per eksperimente tung

  55. vanessa Says:

    une nuk besoj ne fjalet e njerezve se vetem Allahu xh.sh e di kur do te shkaterrohet dhe ju them mos u mundoni kot se nuk mundeni kurr ta dini kur shkaterrohet toka une nuk besoj ne fjalet e njerezve por ne fjalet e Allahut xh.sh

  56. Safi Says:

    Komentoni vetem ju qe e keni lexuar KUR’ANIN, por dhe ju qe bet shkence ne mes keti gershetimi shifeni te verteten. Dhe shkenca nga ka dal ju lutem me tregoni? Komentet te gjitha te dobeta pa fakte vetem fjal te degjuara ka then, kane thene…….

  57. safi Says:

    Ne KUR’AN, ju lexues te ketije libri te shejt a ekziston viti 1012 si fund i botes?

  58. safi Says:

    Me falni gabim ne shkruarjen e vitit. Ne KUR’AN,a e ekziston viti 2012 si FUNDI I BOTES?

  59. gungo Says:

    shikoni more popull mendjelehte . me nje film te realizuar ne hollyvod bota flasin tere kohen se si do te shkaterrohet toka e kuranin nuk e besoni qe eshte derguar nga po ai qe na mbane ne kete jete allahu xh.sh. me mire do ti keni puneet nese e beoni kuranin famelarte sesa filmat. une kam par filmin dhe me besoni se shumicen e kohes kam qeshur jo me filmin por me tutsanat qe besojn ne filma

  60. gungo Says:

    ai qe beson ne kete trillim ishalla kurr sflene pej tute qa me ju ba vllazni e motra tuten smund ta hjeek njeeri por besimi ne krijuesin tone . majat bibla nnostradamusi shkenca besonu atyre po deshet estag furullah une jo une jam krenar qe jam musliman dhe frikohem vetem allahut asnje gjeje tjeteer

Ler nje koment

Ju lutemi perdorni fjalor brenda normave, ne te kundert komentet tuaja nuk do te shfaqen...

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika