Kazinotë janë fusha minash psikologjike. Ndërtimi arkitekturor, si dhe gjithçka tjetër aty ka një funksion metodik të krijuar për të mbajtur lojtarët brenda që të shpenzojnë para. Disa taktika që përdorin kazinotë janë të dukshme, ndërsa të tjera janë të fshehta e dinake. Është i çuditshëm fakti se shumë njerëz nuk mbajnë ora. Kazinotë e dinë këtë dhe nuk u shkon mendja që të instalojnë ora për t’u treguar njerëzve kohën. Është fakt që për dikë të përfshirë në aktivitet koha ecën më shpejt dhe rrallëherë mund të shohësh njerëz aq të përfshirë sa në një kazino. Duke mos pasur asnjë orë në muret e kazinosë nuk është e vështirë që koha të kalojë sa hap e mbyll sytë. Në shumë kazino mund të ketë dritare pranë hyrjes ose daljes, por sapo futesh brenda në gojë të ujkut do jetë e vështirë të shihni ndonjë të tillë. Kjo taktikë ecën krahas me taktikën e mungesës së orave. Arsyeja është se një prej marifeteve të krijuesve të kazinove është që të mos i lejojnë ata që luajnë të kenë kontakt me dritën e botës së jashtme, në mënyrë që të mos dallohet nëse ka ardhur koha për t’u ngritur ose jo. Një kazino është një kakofoni stimulimi tërheqës: Zile që tringëllijnë, drita në formë sirenash që ndizen e fiken e tinguj dixhitalë. Të gjitha këto shërbejnë për të stimuluar sepse duket sikur në mënyrë jo verbale thonë “Fito! Fito! Fito!”. Kjo të jep idenë se pjesa më e madhe po fitojnë, kur në fakt më shumë prej tyre janë duke humbur. E keni vënë re ndonjëherë se ndriçimi në një kazino është i ulët dhe i zbehtë? Kjo ndodh për të krijuar atë ndjesinë e shtëpisë dhe miqësore, që të duket sikur jeni ulur në divanin e dhomës suaj. Parketi nëpër kazino nuk zgjidhet rastësisht. Shumë thotë se modelet e tapeteve dhe moketit në kazino janë me ngjyra, viza dhe cikla sepse për trurin njerëzor një pamje e tillë është mikpritëse dhe e kënaqshme për syrin. Nëse doni të përdorni tualetin, të merrni diçka për të ngrënë ose për të thyer paratë ju duhet të ecni shumë thellë në kazino. Shpesh këto shërbime janë të vendosura sa më larg të jetë e mundur. Kjo është përpjekje për të hutuar lojtarët teksa kalojnë përbri makinave tunduese dhe tavolinave të lojës. Ju sapo keni marrë paratë që keni fituar dhe mbase kjo u gënjen mendjen që të provoni dhe njëherë fatin. 
1. Jo ora
Është i çuditshëm fakti se shumë njerëz nuk mbajnë ora. Kazinotë e dinë këtë dhe nuk u shkon mendja që të instalojnë ora për t’u treguar njerëzve kohën. Është fakt që për dikë të përfshirë në aktivitet koha ecën më shpejt dhe rrallëherë mund të shohësh njerëz aq të përfshirë sa në një kazino. Duke mos pasur asnjë orë në muret e kazinosë nuk është e vështirë që koha të kalojë sa hap e mbyll sytë.
2. Jo dritare
Në shumë kazino mund të ketë dritare pranë hyrjes ose daljes, por sapo futesh brenda në gojë të ujkut do jetë e vështirë të shihni ndonjë të tillë. Kjo taktikë ecën krahas me taktikën e mungesës së orëve. Arsyeja është se një prej marifeteve të krijuesve të kazinove është që të mos i lejojnë ata që luajnë të kenë kontakt me dritën e botës së jashtme, në mënyrë që të mos dallohet nëse ka ardhur koha për t’u ngritur ose jo.
3. Dritat, zëri dhe aktiviteti
Një kazino është një kakofoni stimulimi tërheqës: Zile që tringëllijnë, drita në formë sirenash që ndizen e fiken e tinguj dixhitalë. Të gjitha këto shërbejnë për të stimuluar sepse duket sikur në mënyrë jo verbale thonë “Fito! Fito! Fito!”. Kjo të jep idenë se pjesa më e madhe po fitojnë, kur në fakt më shumë prej tyre janë duke humbur.
4. Ambienti
E keni vënë re ndonjëherë se ndriçimi në një kazino është i ulët dhe i zbehtë? Kjo ndodh për të krijuar atë ndjesinë e shtëpisë dhe miqësore, që të duket sikur jeni ulur në divanin e dhomës suaj. Parketi nëpër kazino nuk zgjidhet rastësisht. Shumë thotë se modelet e tapeteve dhe moketit në kazino janë me ngjyra, viza dhe cikla sepse për trurin njerëzor një pamje e tillë është mikpritëse dhe e kënaqshme për syrin.
5. Vendndodhja dhe shërbimet
Nëse doni të përdorni tualetin, të merrni diçka për të ngrënë ose për të thyer paratë ju duhet të ecni shumë thellë në kazino. Shpesh këto shërbime janë të vendosura sa më larg të jetë e mundur. Kjo është përpjekje për të hutuar lojtarët teksa kalojnë përbri makinave tunduese dhe tavolinave të lojës. Ju sapo keni marrë paratë që keni fituar dhe mbase kjo u gënjen mendjen që të provoni dhe njëherë fatin.
6. Thuajse fitore
Përveç fitores, asgjë tjetër s’e rrit adrenalinën aq shumë sa të qenit pranë fitores dhe të kuptuarit se për pak mund t’i kishit marrë para kazinosë. Por nëse kazinotë i japin para kujto që ishte shumë pranë fitores ato do kishin falimentuar brenda ditës. Çdo lojë është e ndërtuar në formë të tillë që të japë fitore të vogla herë pas herë, por në fakt ideja është se në lojën e madhe do marrë më shumë se ç’ka dhënë.
7. Gjërat falas
Shërbimet falas ose me çmim të reduktuar janë palca e kazinove. Lojtarët marrin shpesh kuponë për vakte fals, shfaqje, karta me një sasi të caktuar për të shpenzuar etj. Me një fjalë, gjithçka duhet për t’i bërë njerëzit të kthehen sërish në kazino. Kjo i bën njerëzit të ndjehen të rëndësishëm edhe nëse ata janë lojtar të thjeshtë dhe nuk luajnë për shuma të mëdha parash ose humbin gjithmonë. Kjo s’do të thotë se kazinotë po sillen si mikpritësi i mirë e i sjellshëm, thjesht po përdorin mënyra për të zgjatur lojën.
8. Alkoli
Alkoli mund të ishte shumë mirë një prej atyre produkteve që jepet falas ose me çmim të reduktuar por në fakt meriton një hapësirë të veçantë në diskutimin e marifeteve të kazinove. Ky është një prej elementëve më me ndikim në gjithë lojën e kazinosë për të stimuluar lojën. Pijet akolike jepen falas. Kamarieret bëjnë ecejake gjithë kohës me tabaka me pije alkolike dhe dihet se alkoli i bën njerëzit të mos shohin aq qartë sa duhet.
9. Mbajtja e fituesve të mëdhenj
Edhe pse bastvënësit e vegjël janë të rëndësishëm kazinotë me siguri që duan të mbajnë ata që shpenzojnë shumë. Fatlumët që fitojnë shuma të mëdha trajtohen si mbretër. Kazinotë u bëjnë këtyre lojtarëve oferta që ata s’i refuzojnë dot, që nga suitat falas e deri tek trajtimi special. Sa më gjatë të qëndrojë brenda kazinosë ose hotelit të kazinosë fituesit aq më shumë para shpenzohen aty.
10. Ndërtimi në formë labirinti
Kazinotë janë labirinte gjigandë të ndërtuar në mënyrë të qëllimtë që ju të humbisni aty. Një det makinash dhe tavolinash krijojnë pengesa që e ndalojnë një lojtar të largohet. Nuk ka asnjë arredim logjik sepse qëllimi final është ngatërrimi. Duke kërkuar lojërat që keni në mendje ju përballeni me lojëra të tjera, të cilat u tërheqin vëmendjen dhe mund t’ju hanë disa minuta ose orë deri sa të arrini në vendin final.












February 14th, 2010 at 1:37 am
hahahah interesante. it was a good read.