Kategoria | Satire

Kostumet e mjekëve

Postuar ne 02 February 2010 nga admin

Ministri i Shëndetësisë Vasili, takim me bluzat e bardha…ku në takim bëhej parade e kostumeve firmato, në ngjyrë të zezë. Disa mjekë u ndoqën nga salla, pasi nuk kishin kostume të shtrenjta. Nuk mund të lejohen në të tilla takime, gabime të tilla. Shkoni fitoni ca lekë me pacientët dhe kthehuni me kostume VIP, iu thanë mjekëve.

Ferri dhe Shqipëria: Po lexoj librin filozofik “Rrëfimet” të Shën Augustinit ku thuhet Ndoshta Zoti përpara se të krijonte gjithësinë, krijoi Ferrin … por Zoti s’arriti ta krijonte ferrin tamam dhe ndaj krijoi ”Shqipërinë më vonë. Me neve e gjeti të reviziononte krijimin ky Zoti?! Na mori në qafë na mori.
Aksidenti
Kur po ecja rrugës që parë në semafor, desh më çoi për fiq një makinë. Përherë kam menduar se vdekjen e kemi bashkudhëtare, por s’ma merrte mendja se ajo na parakalon kaq shpejt.
Vjedhja e karburantit
Vidhet 1 pikë karburanti në qytetin e Fierit. Autorët nuk janë identifikuar akoma ………………………….. edhe pasi në vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili falë punës profesionale, arriti të identifikonte aman, se grabitësit mbanin maska dhe armë tip kallash në dorë.
Rikthimi i Çiljetës
Po kënaqem me këngën e Çiljetës, “Deja vu” ku cili thotë: Do të kthehem pas në kohë …………………………. Aman Çili, tu bëfsha, mos u kthe! Rri se je mirë tani me udhëheqjen e PD-së, se po u ktheve ti, do lë leshtë prapë unë si atëherë kur të merrja në telefon të numri 0900 dhe ma hapje telefonin pas 10 minutash.
Miss-i dhe festa
E shikoj këtë reklamën ku ai djali mori në telefon miqtë e tij që të festonte për motrën që u zgjodh Miss … por e motra nuk do shkojë ne party, sepse atë natë organizonte takim edhe Dhoma e Biznesit me miss-et fituese.
Hap kutitë
Lideri i opozitës deklaroi se duhen hapur kutitë …………………………………. dhe se këtë popull e kemi hapur, madje shqyer majtas edhe djathtas. Habitem përse të lemë pa hapur të vetmen gjë që s’prish punë po u hap./Helidon Tahiraj/t.o/

Postoje ne facebook:
  • Facebook

Ler nje koment

Ju lutemi perdorni fjalor brenda normave, ne te kundert komentet tuaja nuk do te shfaqen...

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika