Gazeta e njohur “The Swaziland Observer”, ka evidentuar një fakt shumë interesant në lidhje me pasionin dhe përkushtimin e meshkujve, në këtë rast makina ka qenë temë kryesore. Sipas kësaj gazete “automotivi” është një ndër fenomenet që meshkujt i ka bërë të fiksuar në këtë drejtim, pavarësisht efekteve të rrezikshme në aspektin material.

Mahnitëse është cilësuar deklarata e Dumis Dlaminit “Këta trekëmbësha aq shumë e duan makinën e tyre, sa që tek femrat krijohet një indiferencë gati në urrejtje ndaj këtyre mjeteve”. Sipas tij meshkujt duhet që të lënë anash çdo gjë tjetër dhe të mbledhin para vetëm për të blerë një makinë të mirë. Është koha kur në jetën e një mashkulli nuk është më e rëndësishme ngjyra, forma, madhësia apo modeli. Përderisa ai posedon makinën, mund të ndjehet shumë rehat, i kompletuar dhe një xhentëlmen i lumtur.
Përmes makinës, ai mund të ketë të gjitha gjërat që dëshiron madje edhe një femër të bukur. A i duan meshkujt më shumë makinat se femrat e tyre? Ky është ekuilibri që zhytet thellë në zemrën e meshkujve. Duket se për meshkujt makina është primare.
Ai nuk mund t’i përmbush dot dëshirat e tij , madje as një femër nuk mund ta argëtojë kur nuk ka pranë makinën.
Nëse nuk jeni mashkull nuk mund ta kuptoni këtë ndjenjë të mrekullueshme. Kjo është arsyeja që femrat shpeshherë ankohen, ku bashkëshorti apo partneri kalon një kohë të gjatë duke iu përkushtuar makinës. Shpeshherë edhe bisedat marron drejtim tjetër duke përfunduar prapë tek makina.








