Jo vetëm femrat, janë ato që sjellin ndryshime dhe freski në botën e modës dhe stilit të veshjes. John Kenedy, Johnny Dep, Frank Sinatra, David Bowie, Ralph Lauren, Marlon Brando, Johny Cash, Gianni Agnelli, Marcello Mastroianni , George Clooney, Brad Pitt, Alain Delon, Miles Davis janë vetëm disa nga yjet e skenës botërore, që kanë bërë emër jo vetëm me profesionin e tyre, por edhe me veshjen dhe lukun e veçantë, i cili ka ndryshuar edhe rrjedhat e historisë së modës.
Ikonat e modës më me stil të të gjitha kohërave:
Humphrey Bogart
Askush nuk ka “tronditur”, me mënyrën e veshjes së palltos ashtu si Bogardi. Ylli i batutës së famshme, që të gjithë e mbajnë mend nga filmi Kasablanka “Here’s looking at you, kid”, është bërë i pavdekshëm me stilin e veçantë të të veshurit.
Barack Obama
Presidenti i parë me ngjyrë në historinë e SHBA-ve, posedon mënyrën e veçantë të të komunikuarit por gjithashtu është cilësuar si presidenti më me stil i të gjitha kohërave, duke mos lënë anash këtu edhe ish-presidentin Xhon Kenedi.
Jimmy Stewart
Shembulli perfekt i stilit të lartë dhe veshjes klasike. Ndershmëri dhe drejtësi stili i Stjuartit është bërë i pazëvendësueshëm.
Raoul Bova
Dhe mendon se stili Italian është jashtë preferencave tuaja? Është shumë më e lehtë të dukesh si bukuroshi Bova. Një pamje klasike, e përshtatshme në të gjitha kohërat dhe me shije. Ngjyra e bardhë padyshim më dominuesja.
Lenny Kravitz
Një veshje e guximshme, e lire dhe njëkohësisht sharmante. Zgjon në ju ndjenjën e një rokstari siç bënë vetëm Kravitz. Nëse është diçka më eklektike se sat ë qenit gjysmë karabian dhe gjysmë hebre është shija e veçantë e stilit që përdor Kravitz.
James Dean
I pavdekshmi Dean, sportive jo më shumë se një pale xhinse dhe një bluzë e zakonshme, një ikonë e figurës së modës. Njeriu fjalëpakë, sugjeron më pak komplikimi kur bëhet fjalë për statusin e tij të veshjes. Ai ishte mbreti i stilit “cool”.
James Franco
Me pamjen e tij të bukur dhe fuqinë e një ylli, ju do të mendonit se ai ishte një i pagdhendur. Por jo. Stili I tij është vetëm një dhe I papërsëritshëm, frymëzues i shumë dizajnerëve.
Mick Jagger
Seks, drogë, rok ‘n roll dhe modë. Personaliteti i egër i Xhegerit, nuk do të ishte i plotë pa stilin e tij “ultra fashion” të të veshurit. Pamja e tij prej thataniku është bërë sinonimi i rokut.
Michael Jordan
Kush thotë se sportistët nuk kanë shije. Ish-basketbollisti i njohur e ka kundërshtuar këtë me kohë, me anë të të veshurit si një “super-star”.











