Kategoria | Soft-News

Meshkujt në krizë…!

Postuar ne 09 February 2010 nga admin

Më në fund, për një herë të vetme nuk do të flasim për gratë. Meshkujt po kalojnë një krizë!

Në fakt, është një problem që ka ekzistuar gjithmonë, por duket se këtë herë ai po shfaqet me simptoma më të forta se kurrë. A përjetojnë meshkujt një krizë të vërtetë? Sigurisht, kjo nuk mjafton me një përgjigje të thjeshtë. Problemi kryesor që shpjegojnë psikologët lidhet me faktin se ata sa vjen dhe bëhen më pak të dobishëm. Femrat tashmë kanë kaluar problemet kulturore, kanë ardhur kohërat ku meshkujt janë në vendin e dytë, ata nuk udhëheqin si dikur, madje edhe në marrëdhëniet në çift. Tani është kthyer në tabu fenomeni, kur një mashkull merr vendime që kanë të bëjnë me rregullimin e shtëpisë, blerjet apo gatimin e përbashkët. I vetmi objekt që i tërheq burrat është divani dhe televizori. Ky është ngushëllimi i vetëm për meshkujt e dëshpëruar, ndryshe nga prindërit e tyre, që ushqenin fëmijët apo siguronin 80 për qind të të ardhurave të familjes.

Mosha e krizës!

Kur flitet për krizë, padyshim që ka edhe një moshë të caktuar e cila e përjeton atë më shumë. Janë pikërisht meshkujt e moshës rreth të dyzetave, të cilët nuk ndihen më ashtu si më parë. Ndoshta humbja e rinisë i bën ata që të frenohen para sfidave, të shkelin rregullat dhe të bëhen dembelë, pasi e gjithë kjo ka lidhje me frikën se ata tani po shkojnë drejt të pesëdhjetave.
Frika është e justifikuar: fillojnë dhe bien flokët, lëkura nuk ka atë ngjyrë dhe freski si më parë, nuk janë të dhënë pas aventurave si më parë, çka tregon se realisht ata nuk mund të sfidojnë moshataret e seksit të kundërt. Psikologët flasin për një fenomen që ata e quajnë rutinë. Shumë burra nuk arrijnë të dalin nga rutina e tyre, nuk tentojnë eksperienca të reja për t’u kënaqur dhe mbi të gjitha, shpesh e gjithë kjo lidhet edhe me humbjen e interesit ndaj femrave. Tani që e kanë kuptuar se intensiteti i lidhjeve dashurore ka rënë, ata nuk mund të marrin vendime për të shkuar në altar, apo të jenë gati që të finalizojnë lidhjet e tyre të gjata. Meshkujt, në përgjithësi, kanë tendencën që të gjejnë zgjidhje praktike të problemeve dhe kur e shohin se idetë e tyre nuk ecin, nuk bëjnë aspak rezistencë për të arritur atë që kanë si qëllim. E njëjta situatë ka lidhje me seksin, ku disa mendojnë se kanë arritur në fazën e impotencës, por në fakt problemi ka të bëjë me dëshirën që kanë për të qëndruar palëvizur dhe femrat duhet t’u vijnë rrotull dhe t’i ledhatojnë ende sedrën se janë seksi dhe të hatashëm në raportin e tyre intim. Femrat në këtë pikë duket se nuk e përtypin dot këtë mesazh…!

Burrat, më pak seks

Meshkujt në krizë rrezikojnë dukshëm të humbasin privilegjet e tyre të dikurshme. Ata shpesh ngrenë një barrierë për t’u mbrojtur nga sulmet dhe nuk duan të lëvizin nga vendi. E gjithë kjo ka të bëjë me faktin se janë të pasigurt. Kjo ndodh edhe me seksin. Edhe kur femrat punojnë më shumë, kujdesen për familjen, paguhen më shumë dhe marrin iniciativa të mëdha, burrat janë tekanjozë kur vjen momenti tek intimiteti në shtrat. Sondazhet tregojnë se meshkujt janë më pak të interesuar për seksin e rregullt me gratë e tyre, duke evituar këto raporte. E gjithë kjo nuk mund të jetë vetëm një moment, që diskriminon në mënyrë të dukshme gratë. Shifrat tregojnë se janë të shumta rastet kur gratë përpiqen të zhvendosin vëmendjen drejt vetes dhe vlerat e tyre, në vend që të ndryshojnë partnerin. Femrat e zhgënjyera në disa raste zgjedhin edhe rrugën e agresivitetit, në vend të mirëkuptimit, përballë kësaj situate. Në këtë pikë, feminiteti i tyre bëhet aq ekstrem, sa kur nuk arrijnë të përmbushin dëshirat e tyre seksuale nga partnerët, femrat i drejtohen edhe seksit me pagesë, që është kthyer në një fenomen në modë në Evropë. Nuk duhet të harrojmë që e gjithë kjo ndodh për shkak të meshkujve, që nuk dinë t’i trajtojnë dhe përqendrohen tek kujdesi për veten. Kur meshkujt mësojnë se femrat i tradhtojnë, ata i akuzojnë ato se janë të pandershme. Por, burrat harrojnë se nuk janë më ata djelmoshat tërheqës dhe të apasionuar për dhurata, pasi fantazia e tyre po zbehet…!

Postoje ne facebook:
  • Facebook

1 Komente Per Kete Postim

  1. bajram Says:

    po eshte e vertet

Ler nje koment

Ju lutemi perdorni fjalor brenda normave, ne te kundert komentet tuaja nuk do te shfaqen...

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika