Njerëzit janë jashtëtokësorë të cilët e kanë pushtuar Tokën, thotë shkencëtari britanik Chandra Wickramasinghe. Në fakt, ai mbron tezën sipas së cilës, qeniet njerëzore fillimisht ishin krijuar në gjithësi, ndërsa kanë ardhur në planetin e Tokës më vonë. Sipas këtij studiuesi, “fara e jetës” është mbjellë në Tokë para 3.800 vjetësh, ndërsa pohon se ky planet është populluar pasi është goditur nga një kometë.

Megjithatë, përkundër faktit se mbështet këtë teori, ky shkencëtar nuk është në gjendje të shpjegojë se ku është zhvilluar jeta fillimisht.











