SHKUP-Do të përcillet sot për në banesën e fundit Sead Zeadini, pjesëmarrës i spektaklit “Kafazi i Arte”, i cili humbi jetën të premten, 26 Shkurt tragjikisht në një aksident të rëndë rrugor në Maqedoni. Të afërm, miq dhe shokë do të mblidhen ne mesdite ne xhaminë e Jahja Pashes në lagjen e Cahirit ne Shkup ku do te kryhen ritet fetare dhe me pas trupi i 28 vjecarit do te përcillet ne varrezat e familjes, në një fshat pranë Shkupit. Fotot janë marrë nga faqja e rrjetit social Facebook ku qindra fansa kanë ngushëlluar për humbjen e Seadit.













March 1st, 2010 at 5:36 pm
Do te doja shume te mos ishte e vertete por keto jane ligjet e jetes te gjithe jemi kalimtare ne kete bote.shpreh ngushellimet me te sinqerta per familjen dhe per te dashuren e tij Aulonen. Zoti ju dhente force per ta perballuar kete dhimbje.