Dhe telashet nuk kanë të sosur me përdoruesit e kompjuterit dhe internetit. Një virus i ri, goxha i rrezikshëm po qarkullon dhe të gjithë ne duhet të ruhemi që të mos bëhemi pre.
Ekspertët e webit, shpjegojnë se nëse ju vjen një email me titull “Maqedonia di” mos e hapni, por menjëherë fshijeni dhe mos e merrni në konsideratë.
Nëse e hapni emailin, në ekran do të shkruhet teksti: ”Tani është vonë, Maqedoni e di”. Pas kësaj ju do të humbni atë që keni pasur në memorien e kompjuterit tuaj, përfshirë edhe ato që keni pasur duke punuar për momentin.
Për më tepër, personi që të ka dërguar letrën elektronike me email, do të ketë qasje në emrin tuaj, adresën, dhe të gjitha të dhënat tuaja të mundshme si numrin e amzës, llogarinë bankare nëse e keni të ekspozuar në ndonjë faqe interneti apo edhe thjeshtë në materialet tuaja në kompjuter.
Po ashtu, letërprurësi do të ketë lehtësisht akses në e-mail-et tuaja duke fituar menjëherë passwordet (fjalëkalimet) tuaj, pra duke ju penetruar pothuajse në gjithçka.
Ky është një virus i ri që filloi të qarkullojë prej gati një jave.
Zyra për luftë ndaj krimit elektronik në Komisionin Evropian, bëhet e ditur se tashmë ka pranuar ekzistencën e këtij virusi që besohet të jetë shqiptar, por asnjë kompani nuk ka arritur të zhvillojë një antivirus deri tani, pasi mësohet se programet ekzistuese nuk janë në gjendje për të shkatërruar ose parandaluar.
Noa












