Kategoria | Soft-News

8 Marsi dita grave

Postuar ne 08 March 2010 nga admin

Te nderuara nena, motra e gra shqiptare, Gezuar 8 Marsin, festen tuaj. Mbretrofte paqja, lumturia e harmonia gjithmone ne shtepijat tuaja… 8 marsi eshte dita nderkombetare e grave. Kjo dite festohet ne shume vende te botes. Dita nderkombetare e grave eshte historia e grave te zakonshme qe kane bere histori. Kjo dite eshte rrenjosur si lufte shekul- lore e grave per te marre pjese ne shoqeri ne nivel te barabarte me burrat. Ideja e dites nderkombetare te grave erdhi ne fillim te shekullit 20 qe ne boten e industrializuar si pjese e zgjerimit, rritjes se popullsise dhe ideologjive radikale. Ndaj sot ne kete dite ne te gjithe nderojme punen e tyre te madhe ne edukimin dhe ecurine per pregatitjen e nje brezi te ri me vitytet me te mira per te ecur perpara ne rrugen e veshtire te jetes. Te kujtojme sakrificat e tyre.Te tregojme me shume respekt per punen e vepren e tyre. Fillimisht më 8 mars 1875,Në ndërmarrëjen e Tekstilit në Nju-Jork gratë u ngritën në protesta kundër kushteve çnjerëzore të punës,orarit të gjatë të punës,dhe pagave të ulëta.

Rrëpatjet e grave drejt realizimit të drejtave të tyre nuk pushuan asnjëherë Më vonë në Copenhagen në Mbledhjen ndërkombëtare të Socialistëve,u vendos të mirren parasysh disa nga kërkesat e grave,mbledhje ku morën pjesë 100 gra nga 17 vende të botës,por nuk u vendos data kur duhej të shënohej kjo ditë. Fillimisht kjo ditë manifestohej të dielen e fundit të fund shkurtit. Më 1911,Danimarka,Gjermania,Zvicrra dhe Austria,shenuan këtë ditë ku morën pjesë miliona burra dhe gra,ku veq kërkesave të më parshme gratë kërkuan edhe të drejtën e votës. Më 1913-1914,në prag të Luftës së Parë Botrore,gratë ruse protestuan kunder luftes,dhe u solidarizuan me motrat e tyre duke shenuar diten e grave.Vetëm me 1917 u caktua data e shenimit te dites se grave kur 23 shkurti i kalendarit Julian qe perdorej në Rusi,sipas kalendarit Gregorian që përdorej në botë përkonte me daten 8 mars.Ky ishte vendimi përfundimtar që u zgjodh 8 marsi,festa ndërkombëtare e grave,edhe pse në shumë vende Evropiane sot nuk festohet kjo datë ,kështu ishte vendosur më 8mars 1917.

Por zanafilla e ditës së gruas vjen 8 marsi 1917,të cilen nuk mund as ta ndryshojmë.Edhe sot reflektimi i grave për progres dhe ndryshime,guximi per realizimin e të drejtave të tyre nuk pushon.Megjithatë gratë tona shqiptare nën kohën e roberisë dhe varfrimit,kanë vuajtur shumë,kanë dhënë sakrifica,por nuk kanë pushuar synimin për realizimin e të drejtave të tyre.Fatbardhësisht sot gratë tona kanë hapur portat e tyre te te drejtave.Femrat tona të emancipuara hapërojnë krah me meshkujt në qdo porë të jetës.Andaj më lejoni mes këtyre rreshtave,që femres shqiptare kudo që ndodhet të i uroj festën e tyre,shëndet,suksese,fat e lumturi në cdo fushë të jetës./shqiperia.com/

Postoje ne facebook:
  • Facebook

1 Komente Per Kete Postim

  1. rexhina Says:

    N e shqiperi grate kane ende shume probleme dhe shumica jane pre e dhunes nga meshkujt. Duhet dhe shume kohe qe grate shqiptare te fitojne statusin qe kane grate ne perendim

Ler nje koment

Ju lutemi perdorni fjalor brenda normave, ne te kundert komentet tuaja nuk do te shfaqen...

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika