Facebook-un e ka krijuar një haker?

Postuar ne 08 March 2010 nga admin

Themeluesi i faqes më popullore në internet, përkatësisht rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, është i dyshuar se ka hyrë në email-ët privat të rivalëve të tij të dhe gjithashtu nuk i ka kursyer edhe disa gazetarë.

Revista “Business Insider” shkruan se akuza erdhi pas dy vjet hetimesh, dhe rastet e ndërhyrjeve janë ë regjistruar në vitin 2004.

MARK ZUCKERBERG

MARK ZUCKERBERG

Mark Zuckerberg dyshohet se ka hyrë në dokumentet e gazetës studentore në Harvard  “Crimson” ku ai ka zbuluar  planet e kësaj të fundit për të publikuar një artikull për të, ndërsa dyshohet se ai ka hyrë në postën elektronike të redaksisë.

Në një rast tjetër, shkruan revista, Mark ka hyrë në llogaritë e rivalëve të tij në Harvard, të cilat ai i kishte akuzuar më vonë për vjedhje të ideve për rrjetin social.

Pos kësaj, thuhet se ai është përpjekur për të sabotuar rrjetat rivale.

Facebook tani sjell së bashku rreth 400 milionë përdorues në mbarë botën, dhe kompania tani është me vlerë në shuma të mëdha, që vlejnë disa qindra miliona dollarë. / dailymail /

Postoje ne facebook:
  • Facebook

Ler nje koment

Ju lutemi perdorni fjalor brenda normave, ne te kundert komentet tuaja nuk do te shfaqen...

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika