Sandri u bë xheloz me atë që ndodhi në Big Brother. Klodi, një personazh i shfaqjes, pranoi që ishte homoseksual. Lajmi tronditi gjithë fansat e tij dhe ngjalli shumë debate në opinionin publik. Sandri u bë xheloz, pasi dëgjoi se doktori paska dashur të marrë ata të Top Channel dhe t’i falenderojë që i bënë jehonë ligjit për homoseksualët, që sapo miratoi. Në fund u kujtua që pronarja e TV është grua dhe i tha Jozefinës ta merrte. Kjo në fakt kishte dhe meritat për ligjin, pasi e kishte kaluar nën kujdesin e saj. Kishte mbledhë grupin parlamentar dhe i kishte thënë me e votu patjetër. Lul Basha, që nuk e honeps dot sa herë ajo flet si udhëheqëse në grup, tentoi të dilte nga mbledhja, kur Jozefina ia priti: – Zoti Basha, mos ikni nga mbledhja se ky ligj mund të ketë shumë rëndësi për të ardhmen tuaj dhe në politikë.
Të gjitha këto episode e kishin bërë xheloz Sandrin. Mori në telefon Fevziun.
- Ore, si nuk e tha tek ne ky b…q… këtë deklaratën që është homoseksual, se ishte gëzuar shumë dhe doktori, po shkoi e tha tek Top Channel? Tek emisioni jot ta kishte thënë. Ti ke bërë dy tre emisione për këtë çështje.
- Kam bërë Sandër, po të dëgjojnë ty që u thua gjithë njerëzve b…q… dhe nuk vijnë, kanë frikë.
- Po jo mo se ç’i gjeti nga unë. Po të dalësh të dëgjosh në rrugë kush punon në TV Klan, mbushur me pedera dhe tranvestitë është, po me llafe rruge. Unë them si është e vërteta.
- Ça të them unë Sandër. Në fakt e kam menduar këtë, po është mirë ta thyejmë tabunë me ndonjë politikan. Kam folë mos marr ndonjë kryeministër, ose ndonjë ministre. Kam fol me Gordon Braunin herën e fundit, më tha do të dërgoj atë ministreshën time që është lezbike. Po është dhe një në Danimarkë, është shumë e lezetshme. Ose marrim një guvernator që njoh në SHBA.
- Ah ti ia fut p…. Unë them si t’ia bëjmë se na mori Topi simpatinë e doktorit me atë. Më tha një ditë, Sandër, ata kan programe serioze. Ju përveç Fevziut s’keni asnjë program serioz. Po se mos shikon të tjerë përveç Fevziut ti, i thashë unë. Jo, ç’është e vërteta e shikoj çdo të enjte, tha. Mezi e pres. Po jo mo burrë, i thashë, se ka dy vjet që e bën çdo ditë. E di, kam dëgju, tha, por më kanë thënë që të enjten e ka më të madhin, ndaj e shof të enjte. Jam konservator për datat. I thashë ka fillu dhe këtë Opinion- Nostalgji, po nuk e priti mirë. Nuk e di ç’pati, po tha është mirë mos me dhënë gjëra para 2005-ës se ishte kohë tjetër. Të miat është mirë mos me i dhanë, tha. Shiko, vërtet kam thënë mafioz për Fatos Nanon, po është tregu burrë shteti. S’ia kam pasë njohë këtë dimension. Dhe për Ilir Metën. Shiko, janë njerëz serioz, s’i kisha njohur nga afër. Dëgjo, se dhe biznesmenë kemi marrë nëpër gojë, por janë njerëz të ndershëm. Nuk është mirë me i dhënë ato se ka qenë kohë tjetër.
- Po jo doctor, i thashë, vetëm ndonjë intervistë e gjatë autobiografike…
- Jo, as ato. Shiko, që të jem i sinqertë, politikanët gënjejnë kur flasin për vete. Është sipas rastit. Më është dashtë të them kam pasë kalë, kam thënë kalë. Herë tjetër kam thënë lopë. Herë tjetër mushkë. Shiko, varet se si është situata. Jo, politikë është kjo, nuk i vihet re njeriu. Po dëgjo, këta të Top Channel kanë bërë revolucion me atë djalin homoseksual.
- Po çfarë revolucioni doktor. Sa herë e kemi sha ne Ramën homoseksual dhe s’je gëzuar kaq shumë?
- Jo Sandër, dëgjo, është tjetër gjë etiketimi ndaj të tjerëve, tjetër gjë kur e pranon vetë. Ka bërë hap të madh. Na ka ndihmu shumë se sapo kemi miratu ligjin dhe është pritë shumë mirë në perëndim. Shiko, dhe ju duhet të bëni diçka. Shiko fol me atë programin e së dielës, ose të hënës, ke ti disa emisione kështu, e di vetë ti, të thotë dikush dhe aty një fjalë. Shiko, ka shumë rëndësi se na e marrin për hipokrizi. Duhet të bëjë dikush ndonjë gjë dhe nga të tutë. Ose ndonjë femër, ose ndonjë mashkull. Duhet tani. Se është e vetmja gjë me të cilën mund t’ua ndryshojmë mendjen për vizat këtyre në Evropë se na kanë marrë shumë zët. Do çoj dhe Lulin nesër njëherë në Bruksel se dhe ai bën punë në këtë drejtim, po një kontribut nga ju duhet dhënë./gazeta tema/













March 8th, 2010 at 8:38 pm
sme pelqen aspak qka osht homseksual
March 11th, 2010 at 3:09 pm
Kuptohet qe eshte satire, po mos e merrni me shaka qe doktori u be xheloz per Topin.