Fevziu dekonspiroi takimin Nano- Berisha në Vjenë

Postuar ne 19 April 2010 nga admin

Fevziu, edhe pse me mëdyshje për të udhëtuar me doktorin nga Brukseli në Vjenë, më në fund vendosi të mos e humbiste rastin. Doktori pranoi që ai të rrinte bashkë me të në sedilen e pasme për muhabet, dhe ashtu vendosën. Vendimi u mor pasi u konsultua gjatë me Zamirin në telefon. Zamiri iu lut që të bënte një sakrificë dhe të udhëtonte me doktorin, ndërkohë që ai do tu përgatiste një surprizë. Lajmëroi dhe Shkëlzenin dhe e ftoi që së bashku me gratë të iknin në Vjenë dhe të prisnin doktorin atje. Shkëlzeni në fillim hezitoi, por pastaj Zamiri i mbushi mendjen se ishte rasti i artë të flitej dhe për atë muhabetin e investimeve në pallatin që u ka gjetë Vasili në Vjenë.

Ashtu u bë. Zamiri lajmëroi zyrën e vet dhe pronotoi dhomat në Hotel Grand. Suitën e shtrenjtë për doktorin. Pastaj u përpoq për një të ngjashme për Fevziun, por nuk kishte. U bë pak sherr, derisa hoteli rekomandoi një suitë më pak të shtrenjtë, por që kishte vlerë se kishte fjetur Zogu pasi i kishin bërë atentatin në Vjenë.

Rezervoi dhe nga dy dhoma të zakonshme për vete dhe Shkëlzenin.

Mbasditja e djeshme në Vjenë ishte gjithë kënaqësia e udhëtimit. Në kafe në Hotel Grand u ul Zamiri, Fevziu, Shkëlzeni dhe doktori. Ambasadori ynë në OSBE dhe një tip i shëndoshë me syze u ulën me drojë në krah.

Gjithë ankthi i bisedës ishte Nano. E kishin lënë fiks në orën 7.30 dhe ai po vononte. Më në fund erdhi më 9 pa çerek.

- Paskeni marrë dhe grate, i tha Zamirit. Në hotele të tilla nuk vihet me “bukë me vete”, hahahaha, qeshi me vete.

- Jo zoti Nano, ti e di që unë s’e kam zakon, por ja, Shkëlzeni e mori dhe …

- Ah, Shkëlzeni, më bëhet qejfi që të shikoj. Sa herë që ngrihet tym në qiell, ti më kujtohesh. S’di pse mu kujtove sot prapë kur thanë që avionët nuk ngrihen se ka re në qiell. Thashë këta evropianët janë çmendur. Ne na shpërtheu Gërdeci dhe nuk anuluam asnjë fluturim, veç atij të orës që shpërtheu, hahahaha, qeshi me vete.

Shkëlzeni tentoi të buzëqeshte, por nuk i doli. Fevzoi nxitoi të bëjë një foto me Nanon krah Doktorit.

Pastaj filluan të thurin plane për Dubrovnik. Fevziu po shikonte hartën dhe thoshte që po të ecin mire, nesër për 6 orë janë në Dubrovnik dhe hanë një drekë të mirë tek Kështjella.

- Më ka thënë Tugjmani, tha, që e kam marrë për tri orë Dubrovnikun dhe më ka shpjeguar se si ka financuar urën para hyrjes në qytet. Në fakt i kanë vënë emrin Frano Tugjman, tha. Ka bërë urë shumë të bukur. Po ka një meritë se është i pari që ka zbuluar që këto rrugët e mira i bën vetëm Behteli.

- Në fakt e kam ditë dhe unë, po s’ma ka mbajtë, tha Nano, se më trembi ky me ato kavanozat e reçelit, tha duke parë nga Berisha. Ta dija unë se ky do ta merrte vetë më pas, i kisha mbaruar gjithë rrugët dhe paret e Shqipërisë, hahaha.

Por ndërsa ishin në kulmin e bisedës, Zamiri nxihet në fytyrë.

- E paska dhënë Ora News, tha, që Berisha po takohet me Nanon në Vjenë.

- Epo, Fevziu nuk heq dorë nga zakonet e vjetra, tha Nano, hahaha.

Berisha u nxi në fytyrë.

- Kush të tha ty, pyeti Zamirin.

- Po më thonë nga Tirana, tha Zamiri.

- Ashtu, mirë. Prit, ashtu ë? Ja prit pak.

Mori telefonin dhe filloi të pyese.

- Çfarë po jep Ora News, ashtu, … tani ë? Dëgjo, merre pak atë Pezën dhe i thuaj s’mund ta bëjë këtë. Jo, këtë s’mund ta bëjë, ka një rregull, ka një etikë. Jemi takuar, s’jemi takuar, po nuk e thamë ne, nuk ka rëndësi. Ka dërguar Fevziu fotografi? Jo, gënjejnë. Jo, Fevziu është këtu me ne…. Jo, mire, hajt mirupafshim.

- Nejse, keni bërë një gjë të papërgjegjshme d.m.th që keni nisur sms nga këtu në Tiranë. Unë zbrita për kafe këtu nuk zbrita për lajm. Zoti Nano, eja ngjitemi lart, tha. Dhe Nano e Berisha u ngjitën lart në suitën e Berishës. Fevziu, Zamiri, Shkëlzeni dhe ambasadori ngelën vetëm. Nuk dinin ç’të thonin.

- Nuk e bëra unë, tha Fevziu. Nuk e di vallahi kush e bëri.

- As unë tha Zamiri. Unë u trondita shumë kur më erdhi SMS.

- Po dikush e bëri, tha Shkëlzeni. Nejse, mua më duhet të mbyll muhabetin me Nanon, se Rrahmani më ka thënë që s’ka dhe aq shumë leverdi të rinovojmë atë pallatin që na ka blerë ai. Më lirë i bie të bëjmë një të ri. I thonë 2 milionë euro kot.

- Hajt se e zgjidhim atë mo burrë, i tha Zamiri. Ikim nga Hakiu, hamë një picë dhe flasim atje, sa të mbarojnë ata lart muhabetin.

Iu afrua pak tek veshi dhe i tha:

- Fevziu do t’ua ketë nisur SMS, ka dashë t’i bëjë surprizë doktorit, po nuk tregon tani se e pa që u nxeh doktori.

- Ashtu mendoj dhe unë, tha Shkëlzeni.

Ndërkohë afrohet Fevziu i trembur në fytyrë.

- Ça ka ndonjë gjë, tha.

- Hicv, më mori mamaja nga Tirana, i tha Shkëlzeni, dhe tha se është tërbuar Edi Rama që Saliu është takuar me Nanon. Bëtë shumë mirë që e nxorët lajmin, tha.

- Po unë mo burrë e çova sms, po u nxeh doktori dhe nuk doja ta thoja.

- E di, e di, tha Shkëlzeni. E thonë të gjithë që ti e çove.

/gazetatema.net/

Postoje ne facebook:
  • Facebook

1 Komente Per Kete Postim

  1. Erion Says:

    Pash komentet e lajme qe u dhane dje ne Tv “KLAN” per takimin N-S.Ku u degjua te thuej nje projek gjoja i ketyre te dyve rreth 20 vjet afat gjate.Kush kujtojne se jane Fatos Nano e Sali Berisha qe te bejne keto projekte dhe te luajne me nje popull te tere? Kjo tregojne qe ne si pupull keta te dy na quajne nje kope.Pra kredibiliteti nga ngelet ne si popull di besojme me ketyre dy njerezme me apo jo?

Ler nje koment

Ju lutemi perdorni fjalor brenda normave, ne te kundert komentet tuaja nuk do te shfaqen...

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika