Pas presionit të publikut Facebook paraqet Safety Center

Postuar ne 15 April 2010 nga admin

Facebook ka paraqitur qendrën e ashtuquajtur “Safety Center” ku të gjithë përdoruesit mund të gjejnë informata se si të paraqesin keqtrajtimet, porositë e përmbajtjeve të pahijshme, të bllokojnë dikë, por edhe të marrin këshilla për pyetje tjera të shumta.

Kohë më parë Facebook është gjetur në shënjestër të publikut dhe i është kërkuar të instalojë “butonin për panik” për shkak të rasteve çdo ditë e më të shpeshta të keqtrajtimit të miturve të cilët kriminelët “i sulmojnë” me anë të kësaj faqe për rrjetëzimin shoqëror.

Gjendja është përkeqësuar pasi që në Britani të Madhe një mashkull e ka vrarë një tinejxhere të cilën e ka njohur nëpërmes Facebookut. Pas presionit të madh të publikut, rrjeti më i popullarizuar në botë ka themeluar qendrën “Safety Center”, e cila përdoruesve të Facebookut, prindërve, nxënësve dhe avokatëve u ofron këshilla.

“Nuk ekziston asnjë gjë me të cilën do ta bënim internetin apo Facebookun të sigurt. Mirëpo, tani kemi hapur Qendrën për ndihmë ku këshilla mund të kërkojnë prindërit e profesorët, por edhe të rinjtë. Jemi të sigurt se kjo do të jetë me dobi të madhe”, ka thënë Elliot Schrage, zëvendëskryetar i njësisë së Facebook për komunikim global dhe politikë publike.

/Telegrafi/

Postoje ne facebook:
  • Facebook

Ler nje koment

Ju lutemi perdorni fjalor brenda normave, ne te kundert komentet tuaja nuk do te shfaqen...

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika