Kategoria | Satire

Potpuri kengesh!

Postuar ne 03 May 2010 nga admin

Sa hapa televizorin, te stacioni muzikor “BBF” jepej kënga “O sa mirë me qen shqiptar”. U entuziazmova. Lotët ishin gati të më binin nga sytë. S’di si e mbajta veten. Në ato momente nga dritarja dëgjova 2 krisma. Bo bo thashë! Kanë vrarë ndonjërin. Pas pak një grua po vajtonte. Të vranë o Miti oiiiii, oiiiii. He! Qenka filmi thashë. Shyqyr s’u vra njeri, të paktën deri më tani. Ajo gruaja në film vajtonte aq shumë sa kënga që po dëgjoja m’u përzje dhe u bë:- O sa mirë me qen shqiptar, oiiii oiiii”.

Pas kësaj filloi një kënge e grupit “Ali Pashë Tepelena”. Më nxorrën mallin e Tepelenës këta mua. Në këngë  ku thuhej “Kjo taksia e bardhe dhe moj, ty moj po të pretë”. Po ç’ne që ka hipur në taksi të bardhe nusja, thashë me vete?! Taksitë janë të verdha. Bobo! Nusja ka hipur në taksi të pa licencuar, mendova dhe kushedi se me cilin do ta kalojë natën e parë të martesës . I shkreti dhëndër. S’pati fat ta kishte nusen natën e parë.
Ata djemtë e grupit të Tepelenës filluan pastaj të këndonin këngë tjetër. Ndër të tjera në tekst thuhej “O po si s’më the njëherë u lodha, xhan, xhan vetulla holla. Duket që çifti është akoma në periudhën që nuk ia kanë nxjerrë lezetin njëri-tjetrit, mendova, përderisa ajo vajza i thotë të dashurit që nuk lodhej.
Mbaroi edhe kjo këngë dhe filloi kënga ku një vajzë me disa djem pyet. “A kanë gojë me fol këto male? Nga teksti e kuptova që ajo vajza është pagane, por dhe dyshuese në besimin e vet. Po gojë kanë, por s’do t’i ketë dëgjuar këngëtarja kur kanë folur, se 11 muaj jeton në SHBA dhe 1 muaj këtu. S’ka qenë në momentin kur kanë folur malet tona.
Filloi kënga popullore “A kanë ujë ato burime?” Pashë që dhe këtë këngë e këndonte e njëjta këngëtare. Për një çast nuk dija si t’i përgjigjesha pyetjes së këngëtares. Po ujë kanë burimet tona, mendova pas pak, por do ketë qenë uji i infektuar këtu në mëmëdhe, përderisa këngëtarja jeton dhe pi ujë në SHBA.

Helidon Tahiraj

/tiranaobserver/

Postoje ne facebook:
  • Facebook

4 Komente Per Kete Postim

  1. leart Says:

    hahahaahhahahaa

  2. leart Says:

    kenget nuk jan te mira per musliman

  3. leart Says:

    un e dua ZOTIN

  4. leart Says:

    krijosin ton qe na krijoj

Ler nje koment

Ju lutemi perdorni fjalor brenda normave, ne te kundert komentet tuaja nuk do te shfaqen...

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika