Archive | 2010

Tags:

10 thëniet më të famshme për paratë

Posted on 03 May 2010 by admin

“Paratë nuk mund t’i blejnë miqtë, por do të keni një klasë më të mirë armiqsh”, Spike Milligan.

“Vitin e kaluar fitova 970.000 dollarë. Sa fiton ti? E sheh shoku,ky jam unë dhe ju nuk jeni askush”, Alec Baldwin, Glengarry Glen Ross.

“Nëse aktualisht mund t’i numëroni të hollat, nuk jeni dhe aq i pasur”, J. Paul Getty

“Nëse do të mund të kontrollonim pasurinë tonë, do të ishim të pasur dhe të lirë. Nëse pasuria jonë na komandon ne, jemi vërtetë të varfër”, Edmund Burke. Continue Reading

Comments (1)

Tags:

Potpuri kengesh!

Posted on 03 May 2010 by admin

Sa hapa televizorin, te stacioni muzikor “BBF” jepej kënga “O sa mirë me qen shqiptar”. U entuziazmova. Lotët ishin gati të më binin nga sytë. S’di si e mbajta veten. Në ato momente nga dritarja dëgjova 2 krisma. Bo bo thashë! Kanë vrarë ndonjërin. Pas pak një grua po vajtonte. Të vranë o Miti oiiiii, oiiiii. He! Qenka filmi thashë. Shyqyr s’u vra njeri, të paktën deri më tani. Ajo gruaja në film vajtonte aq shumë sa kënga që po dëgjoja m’u përzje dhe u bë:- O sa mirë me qen shqiptar, oiiii oiiii”. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

“Reporterët pa Kufij”: Ja liderët shtypës të mediave

Posted on 03 May 2010 by admin

Grupi“Reporterët pa Kufij” që merret me lirinë e medias, ka publikuar listën e armiqve të shtypit. Në mesin e liderëve “shtypës të mediave” përfshihen Presidenti kinez, Hu Xhintao, Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, kryeministri  Rus, Vladimir Putin, Presidenti Çeçen (mbështetës i Krmelinit), Ramazan Kadirov, dhe udhëheqësi i talibanëve afganë, Mullah Omari. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

4 575 të rijnë shqiptarë të diplomuar të papunë…!

Posted on 03 May 2010 by admin

Punësimi i të rinjve është një nga problemet më kryesore në ditët e sotme. Shumë të rinj pasi diplomohen rrezikojnë të qëndrojnë si punëkërkues për një kohë të gjatë ose të punojnë në profesion ndryshe nga ai për të cilin kanë studiuar. Ndërkohë që, tregu i punës tregohet më pak zemërgjerë me të rinjtë me arsim 9-vjeçar dhe të mesëm të cilët përbëjnë numrin më të madh të papunëve sipas statistikave.    Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Pas çadrave të grevës së urisë dhe nën tingujt e muzikës të Çiljetës…

Posted on 02 May 2010 by admin

Protestë, miting, festë apo grevë, apo të gjitha bashkë, apo dhe asnjëra prej tyre?! Kushdo dhe askush i përgjigjet me arsyen e fortë dhe të motivuar në pse-të dhe sepse-të e së djeshmes së çuditshme; ç`ka ndodhi rrugë-bulevardit të kryeqendrës sonë. Kishte kohë që flitej për të gjitha këto dukuri, evenimente, probleme dhe misione “gjigante” që thyejnë çdo perceptim real që mbart një ditë, peshën e së cilës për fatin e mirë e njeh gjithë bota, sepse në të gjithë botën konceptohet njësoj 1 Maji…, po jo në Tiranën tonë dhe në bërësit e saj!!! Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Ish-avokati i Michael Jackson gjendet i vdekur

Posted on 02 May 2010 by admin

Ish-avokati i mbretit të muzikës pop Michael Jackson, Peter Lopez është gjetur i vdekur në shtëpinë e vet në Los Angeles në Californi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme,njofton “Sky News”. Continue Reading

Comments (1)

Tags:

Filmat më të dështuar në 10 vitet e fundit

Posted on 29 April 2010 by admin

Megjithëse kanë kushtuar miliona, disa prej filmave të prodhuar gjatë dhjetë viteve të fundit nuk kanë pasur suksesin e pritur. Përkundrazi, kanë dështuar plotësisht.
Ja një renditje e 10 filmave më të dështuar në 10 vitet e fundit: Continue Reading

Comments (1)

Tags: ,

Mourinho “Speciali” i “Camp Nou”, Europa është vetëm sukses i tij

Posted on 29 April 2010 by admin

Ky ndoshta është imazhi më i bukur i natës 100% zikaltër, në futbollin europian.

Mourinho i rrethuar nga ngrohtësia e 5 mijë tifozëve në aeroportin e Malpenës, pas kthimit nga misioni historik në Barcelonë, ku Inter rezistoi në mënyrë heroike, duke arritur finalen e Champions. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Komplot vdekja e Presidentit polak?

Posted on 28 April 2010 by admin

Konfirmohet vërtetësia e pamjeve shokuese që lidhen me aksidentin ajror, në të cilin humbën jetën 96 persona, në mesin e tyre dhe Presidenti polak, Lech Kaczynski së bashku me bashkëshorten e tij. Prokuroria ushtarake e Polonisë konfirmoi vërtetësinë e pamjeve të filmuara me telefon menjëherë pas aksidentit të avionit. Në video shfaqen tre silueta, zhurma shpërthimi dhe shkrepje armësh, një burrë i cili kërcen nga avioni dhe thirrjet për ndihmë të pilotit. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

20 puthjet më të bujshme

Posted on 28 April 2010 by admin

Puthjet mes njerëzve të famshëm ndodhin çdo ditë, por disa prej tyre që kanë ndodhur në jetën reale ose në ekranin e televizonit kanë mbetur në kujtesën tonë. Disa për arsyen se janë shumë skandaloze, disa sepse janë romantike, e disa për arsye të tjera. Puthja nuk është thjesht një puthje. Ajo është në të vërtetë një medium, më shumë se një mesazh. Romakët kishin tre lloje puthjesh: të miqësisë, të dashurisë dhe të pasionit. Ndërkohë, në kultura të ndryshme puthjet kanë forma nga më të ndryshmet. Ashtu si përcjellëse dashurie, puthjet mund të mbartin të kundërtën. Ato mund të nënkuptojnë tradhtinë, siç është puthja e vdekjes së mafies. Puthjet mund të jenë dhe ironike, Mata Hari u fryu një puthje atyre që e ekzekutuan përpara se ta vrisnin. Puthja e dashurisë është qendra e aktit të puthjes. Për shekuj më radhë puthja ka qenë sinonim i alkimisë së dashurisë. Ajo ka zgjuar Bukuroshen e Fjetur dhe i ka kthyer bretkosat në princër. Në një baladë skoceze, një njerkë e ligë e kthen vajzën e dukës në gjarpër, por heroi, Kempion, e puth atë tre herë dhe ajo kthehet në formën e saj njerëzore. Në një tjetër, njerka e kthen shërbëtoren në pemë limoni dhe ajo qëndron në oborr për dhjetë vjet, derisa djali i mbretit puth rrënjët e pemës. Puthjet e rrëmbyera mund të jenë të padëmshme dhe shpesh shfaqen si romantike, siç është ajo e Morganës. Por ato mund të jenë gjithashtu dhe me pasoja të rënda. Në shekullin e 19-të një burrë në Napoli puthi një grua kundër vullnetit të saj dhe gjykata e ndaloi që t’i afrohej asaj më shumë se 50 kilometra. Në vitin 1837, në Britaninë e Madhe një zotëri i quajtur Thomas Saverland u përpoq të puthte Caroline Neëton. Duke kundërshtuar lëvizjen e Saverland, Caroline Newton, e cila nuk ishte aspak e interesuar në zotërinë në fjalë i kafshoi atij hundën. Nuk bëhet fjalë për një kafshim të thjeshtë, por Newton i shkëputi “agresorit” një pjesë të hundës. Thomas Saverland e hodhi në gjyq, por gjykatësi e shpalli atë të pafajshme duke deklaruar se “kur një burrë puth një grua kundër dëshirës së saj, asaj i lejohet që të kafshojë hundën e tij, nëse dëshiron”. Continue Reading

Comments (0)

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika