Archive | Aktualitet

Tags:

Ja zonat ku parkimi i makinave do të jetë me pagesë

Posted on 31 July 2010 by admin

Duke filluar nga data 15 gusht parkimi në disa rrugë qendrore të Tiranës do të jetë me pagesë. Bashkia e Tiranës prezantoi dje projektin pilot për administrimin e ri të sistemit të parkimit me pagesë i cili do të zbatohet fillimisht në dy zona kryesore të Tiranës bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Italia”, pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Sipas drejtori të sektorit të transportit teknik në bashki, Enton Punavija kjo është një mënyrë për të ulur trafikun, dhe për të evituar lëvizjet e kota të automjeteve në kryeqytet. Banorët rezidente do të pajisen me një kartë që tregon se ata janë banorë pranë këtyre zonave.

Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Ish-avokati i Michael Jackson gjendet i vdekur

Posted on 02 May 2010 by admin

Ish-avokati i mbretit të muzikës pop Michael Jackson, Peter Lopez është gjetur i vdekur në shtëpinë e vet në Los Angeles në Californi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme,njofton “Sky News”. Continue Reading

Comments (1)

Tags: , ,

Raporti, në Tetor, shqiptarët pa viza në Bashkimin Evropian

Posted on 27 April 2010 by admin

Blloku 1 – Siguria e dokumenteve. Komisioni vlerëson se janë plotësuar të gjitha kushtet lidhur me prodhimin e pasaportave biometrike (497 mijë pasaporta të lëshuara deri më 9 prill, sigurinë në procesin e aplikimit, personalizimit gjatë prodhimit dhe shpërndarjes. Personeli që merret me procesin e personalizimit është i trajnuar në mënyrën e duhur dhe është minimalizuar rreziku i korrupsionit apo mashtrimit në këtë proces. Lidhur me certifikatat, Regjistri Elektronik i Gjendjes Civile është burimi i vetëm i të dhënave të gjendjes civile dhe çdo qytetar ka një numër unik të përhershëm të identitetit Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Përleshje gjatë tentimit për arrestimin e Albin Kurtit

Posted on 26 April 2010 by admin

Policia e Kosovës ka përdorur dhunë dhe gazlotësjellës në përpjekje për të arrestuar liderin e lëvizjes “Vetëvendeosje”, Albin Kurti.

Rreth orës 17:00 pasdite policia ka rrrethuar varrezat në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, në kohën kur lideri i “Vetëvendosjes” po merrte pjesë në varrimin e babait të njërit prej aktivistëve të kësaj lëvizje. Pas përfundimit të varrimit në parkingun e varrezave policia ndërsa ka tentuar që t’i vë prangat Kurtit ka hasur në një rezistencë të aktivistëve tjerë, ku pas përleshjes me policinë janë lënduar disa prej tyre. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

[Njoftim] PROTESTE – 17 Prill fikim telefonat per 8 ore

Posted on 17 April 2010 by admin

A mund qe te fikim telefonin celular vetem 8 ore ne shenje proteste ndaj cmimeve dha abuzimeve te kompanive te telefonise celulare (mobile)?!

A mund te behemi 10 Shqiptare te bejme nje proteste per punet tona dhe jo te politikes?

Jeni te lutur te ftoni te gjithe miqte tuaj!
Me pas nese do mund te organizohemi, do te mblidhemi ne nje vend ku mund ta caktojme se bashku.

Eshte caktuar dite e shtune 17 Prill per dy arsye.
1-Mendohet qe te shtunen ka me pak njerez te cilet jane ne pune,dhe e kane te detyruar perdorimin.
2- Ka me shume se nje muaj kohe te sensibilozojme miqte tane dhe mediat per kete event.

Sheshi ”Nene Tereza”


Ora 11.30


Proteste

Comments (0)

Tags: ,

Thirrjet antishqiptare, Kadare anulon vizitën në Greqi

Posted on 16 April 2010 by admin

TIRANË- Shkrimtari i famshëm Ismail Kadare anulon vizitën e planifikuar në Greqi. Shkak janë bërë thirrjet raciste, antishqiptare të korit të ushtrisë greke gjatë paradës së festës Kombëtare të Greqisë më 25 mars, pas të cilave Kadare ka pohuar se në një klimë të tillë, vizita do të ishte e papërshtatshme.
Vetë Ismail Kadare përmes një letre zyrtare (cituar nga agjensia NOA) ka deklaruar se ai ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë e 19 Prillit 2010 në Athinë, ku do te referonte ne Megaro Muzikis Athinon.
Continue Reading

Comments (1)

Tags: ,

Nënë Tereza në Romë, pranë Skënderbeut

Posted on 16 April 2010 by admin

Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferaj, i shoqëruar nga një delegacion me përfaqësues të artit dhe trashëgimisë, është takuar të martën në Itali me homologun e tij, ministrin e Pasurisë Kulturore, Sandro Bondi. Gjatë takimit, të dy vlerësuan bashkëpunimin mes vendeve në fushën e arteve dhe kulturës. Mes diskutimeve të shumta, ajo çka vlen të theksohet ka qenë ideja e z.Bondi për vendosjen e bustit të Nënë Terezës në sheshin “Albania” në Romë, pikërisht pranë bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për t’u dhënë në këtë mënyrë identitetin e plotë këtyre dy figurave të rëndësishme shqiptare. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Shekulli i Gonxhes shqiptare

Posted on 13 April 2010 by admin

Tirana zyrtarisht ka nisur maratonën e ngjarjeve kulturore që do të shënojnë gjithë vitin 2010 me rastin e 100-vjetorit të lindjes së humanistes së madhe, shqiptares Nënë Tereza. Të gjitha institucionet kulturore kanë dalë në një konferencë të përbashkët duke bërë të ditur ngjarjet që do të zhvillojnë ato. I pranishëm edhe ministri Ferdinand Xhaferaj, i cili vuri në dukje se të gjitha aktivitetet që do të organizohen kanë si synim nderimin dhe respektin për këtë ikonë unikale të humanizmit dhe paqes botërore. “Ato synojnë gjithashtu të bëjnë sa më të njohur origjinën e saj shqiptare dhe dashurinë e veçantë që ushqente Nënë Tereza për Shqipërinë dhe shqiptarët”, është shprehur ai. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Shumë shpejt pa viza në Shengen shqiptarët e boshnjakët

Posted on 13 April 2010 by admin

PARIS- Ministrat e Jashtëm të Francës dhe Italisë, përkatësisht Bernard Kouchner dhe Franco Frattini, janë shprehur për liberalizimin e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët, në një artikull të përbashkët të publikuar sot në të përditshmen “Le Monde”.
“Brenda një afati të shkurtër, shpresojmë në veçanti se Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina mund të përfitojnë liberalizim vizash për qëndrim të shkurtër në hapësirën Shengen”, shkruajnë në të përditshmen franceze dy ministrat, të cilët biseduan për perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor në samitin franko-italian të premten në Paris. Continue Reading

Comments (0)

Tags: ,

Vizat, publikohet draft-raporti i ekspertëve të KE-së

Posted on 12 April 2010 by admin

Bruksel – Pavarësisht hapave të bërë, në Shqipëri ka ende trafik të lëndëve narkotike, qenieve njerëzore si dhe armëve. Kështu shkruhet në raportin e përgatitur nga ekspertët e Komisionit Evropian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për vendin tonë.

Dokumenti në fjalë, flet për bllokun e tretë të udhërrëfyesit: lufta ndaj trafikimit të qenieve njerëzore dhe drogave. “Lufta ndaj krimit të organizuar në Shqipëri vazhdon të jetë një çështje shqetësuese, pavarësisht rezultateve pozitive të arritura në këtë sektor. Shumë sugjerime të bëra në raportin që nxori misioni në muajin mars 2009 (që mbulonte të njëjtat fusha) janë përmbushur. Megjithatë, duke marrë parasysh se ligje të rëndësishme dhe urdhra administrativë janë miratuar në muajt e fundit dhe kanë mbetur në letër: duhet më shumë kohë për të parë ecurinë në zbatimin e tyre”, thuhet në raport. Continue Reading

Comments (0)

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika