Archive | Investigim

Tags: ,

Skandali, rezultatet e provimeve vonohen nga kopjimi i masiv i nxënësve

Posted on 04 August 2010 by admin

Vonesa për më shumë se dy javë në shpërndarjen e rezultateve për maturantët në shuma shkolla të vendit, duket se kanë pasur një shkak dhe kjo jo për faj të autoriteteve të kontrollit të testeve. Sipas ministrisë së Arsimit, dyshohet për kopje masive gjatë zhvillimit të provimit. Gjatë korrigjimeve janë vënë re përgjigje të njëjta të shumë nxënësve dhë për këtë ka pasur edhe penalizime, pasi u janë ulur pikët në test. Sipas ministrisë, disa mësues kanë shpërndarë teza të gatshme për dhjetëra nxënës dhe pikërisht për këto raste kanë nisur hetimet. Ndërkohë, është deklaruar se për mësuesit që i kanë shpërndarë këto teza do të ketë të tjera penalizime. Sipas ministrisë së Arsimit, ka ende dhjetëra maturantë që nuk kanë marrë përgjigjet e provimit me zgjedhje. Ende nuk dihet se si do të veprohet më tej, kur kanë mbetur edhe 5 ditë që maturantët do të duhen të plotësojnë formularin e aplimit për në universitetet publike.

Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Kerkoj te punesohem si…. Dashnorja e Pronarit

Posted on 17 May 2010 by admin

Shpesh është dëgjuar për “ngacmimet” që bëjnë shefat ndaj nëpunëseve, si nëpër administrata, ashtu edhe nëpër kompani private. Por ja që tani ka edhe femra që ofrohen vetë, vetëm e vetëm për t’u punësuar. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një grua 45-vjecare e cila përmes një lajmërimi në një gazetë shqiptare, në rubrikën e famshme të “Vajzat kërkojnë djem” (Shiko imazhin poshtë) Continue Reading

Comments (1)

Tags:

Pas çadrave të grevës së urisë dhe nën tingujt e muzikës të Çiljetës…

Posted on 02 May 2010 by admin

Protestë, miting, festë apo grevë, apo të gjitha bashkë, apo dhe asnjëra prej tyre?! Kushdo dhe askush i përgjigjet me arsyen e fortë dhe të motivuar në pse-të dhe sepse-të e së djeshmes së çuditshme; ç`ka ndodhi rrugë-bulevardit të kryeqendrës sonë. Kishte kohë që flitej për të gjitha këto dukuri, evenimente, probleme dhe misione “gjigante” që thyejnë çdo perceptim real që mbart një ditë, peshën e së cilës për fatin e mirë e njeh gjithë bota, sepse në të gjithë botën konceptohet njësoj 1 Maji…, po jo në Tiranën tonë dhe në bërësit e saj!!! Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Komplot vdekja e Presidentit polak?

Posted on 28 April 2010 by admin

Konfirmohet vërtetësia e pamjeve shokuese që lidhen me aksidentin ajror, në të cilin humbën jetën 96 persona, në mesin e tyre dhe Presidenti polak, Lech Kaczynski së bashku me bashkëshorten e tij. Prokuroria ushtarake e Polonisë konfirmoi vërtetësinë e pamjeve të filmuara me telefon menjëherë pas aksidentit të avionit. Në video shfaqen tre silueta, zhurma shpërthimi dhe shkrepje armësh, një burrë i cili kërcen nga avioni dhe thirrjet për ndihmë të pilotit. Continue Reading

Comments (0)

Tags: ,

Skandal në Spanjë, seks për një telefonatë në burg

Posted on 26 April 2010 by admin

Në Spanjë ka shpërthyer skandali, pas zbulimeve në shtyp në lidhje me veprimet që ndodhnin në burgun femëror me kapacitet prej 600 vetësh, “Alcalà Meco” në Madrid, ku të dënuarat ftoheshin të “paguanin” me marrëdhënie seksuale “favoret” e gardianëve, sic është për shembull përdorimi i celularëve. Continue Reading

Comments (0)

Tags: ,

Prostitucioni, VIP-at kapen “mat” në hotele

Posted on 24 April 2010 by admin

anë katër muaj aktivitet në fushën e prostitucionit që kanë bërë të mundur që dy të rinj të hyjnë jo vetëm në linjën e personave “vip” që frekuentojnë prenë e tyre, por madje të pretendohet se ata kanë mundësuar edhe vënie pasurie aq sa prokuroria të nis hetimet për ta. Kështu ndodh me dy personat e arrestuar dy netë më parë të cilët rezultojnë të jenë “tutorë” të tre femrave që kanë shërbyer për këtë periudhë kohore nëpër disa hotele luksoze në Tiranë. Policia vazhdon të besojë se emrat e dy djemve të vënë në pranga janë pasuruar aq shumë pas klientët e femrave të tyre kanë qenë pikërisht njerëz të pasur që sipas tyre janë të huaj dhe persona publik dhe me një rëndësi të veçantë në shoqërinë tonë. Gjithçka ka ndodhur pikërisht në faktin e pohuar nga tre vajzat e punësuar nga dy të arrestuarit të cilat kanë treguar në polici detajet mbi ushtrimin e aktivitetit të tyre, ku policia e Tiranës në një detajim të operacionit bën të ditur se shumat që paguheshin nga këta klientë varionin nga 200 në 400 euro. Continue Reading

Comments (0)

Tags: ,

Skandali i “Wall Street”, filma porno në kohë krize

Posted on 23 April 2010 by admin

Kur Shtetet e Bashkuara fundoseshin në krizën më të madhe financiare në 70 vite, kontrollorët e bursës së “Wall Street” (SEC) e kalonin orarin zyrtar të punës duke shkarkuar filma porno nga interneti. Me një situatë të tillë, me siguri që askush se kishte mendjen të kuptonte dhe monitoronte mashtrimet e kolosëve të financave, siç ishte Berni Madof. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Të mashtrohesh online

Posted on 21 April 2010 by admin

“…B.D., nga Rahoveci është humbësi i 45 mijë eurove. Pagesën prej 45 mijë eurove ky person e kishte bërë në adresë të disa personave, që përmes internetit i kishin thënë se ka fituar 500 mijë funta në një lotari britanike. Më vonë, ai kishte kuptuar se ishte mashtruar…” (Kronikë nga shtypi i Prishtinës) Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Bin Laden kishte profil në facebook

Posted on 18 April 2010 by admin

Lideri i Al-Kaidas, Osama bin Laden kishte deri para pak kohësh një profil në Facebook, njoftuan mediat britanike. Thuhet se në profil, ishte regjistruar me adresën “malet e botës”. Gazeta britanike “the Sun” shkruan se Bin Laden ka përdorur Facebookun për t’ua përcjellë militantëve video xhirimet dhe fjalimet e tij. Continue Reading

Comments (0)

Tags: ,

Ja 20 deputetët, biznesmenët më të fuqishëm në vend

Posted on 12 April 2010 by admin

PS ka 13 pasanikë, ndërsa PD vetëm pesë, LSI një
Të merresh me politikë medoemos duhet të jesh dhe i pasur ekonomikisht. Më së miri kjo vërtetohet në Parlamentin shqiptar, ku 20 prej të zgjedhurve janë nga bota e biznesit madje me një fuqi ekonomike mjaft të madhe. Fuqia ekonomike e deputetëve biznesmenë mund të krahasohej fare mirë me buxhetin e shtetit shqiptar. Partia Socialiste ka në gjirin e saj numrin më të madh të biznesmenëve në politikë, duke humbur thuajse totalisht identitetin e saj si një parti e shtresave të mesme dhe të varfra të shoqërisë. Deri para pak kohësh biznesmenët qëndronin pranë partive duke i financuar ato, por dhe duke përfituar nga pushteti i tyre në periudha të ndryshme. Kryeministri Berisha me ardhjen në pushtet në vitin 2005, deklaroi me të madhe se do të thyente monopolet që biznesmenë të ndryshëm kishin krijuar në ekonominë e vendit, por ajo që vihet re tashëm është shumë prej syresh ndodhen në tempullin e demokracisë siç është Parlamenti. Continue Reading

Comments (0)

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika