Ishte Obama. Në fakt jo, Michael është gjallë dhe madje mori pjesë edhe në funeralin e tij i maskuar me një paruke të verdhë. Këto janë disa teori dhe hipoteza të hedhura mbi vdekjen e yllit të muzikës pop që qarkullojnë nëpër internet. Mos vallë është një biznes prej miliona dollarësh?
Mesa duket Michael Jackson nuk ka vdekur. E kanë parë në zyrën postare të Blackpool në Angli: “Më mjaftoi që ta shihja në sy për t’u bindur që ishte ai”, shkruan dikush në një nga sitet kushtuar teorive mbi vdekjen e këngëtarit. Në aeroportin e Majamit, Jackson mbante një pelerinë të bardhë e maskë të zezë dhe ishte i rrethuar nga shumë truproja: “Njerëzit filluan të bërtisnin emrin e tij. Dhe unë ashtu bëra”, tregon një fans tjetër. Në Norvegji priste një tren, në hotelin “Hilton” në Dubai po dilte nga ashensori, në Zelandën e Re po hipte në një helikopter… Por për të gjetur provën finale të falsitetit të suksesit të tij, i cili ndoshta mund të ketë marrë fund për shkak të 400 milionë dollarëve që kishte borxh dhe mosdashjes për t’u rikthyer edhe një herë në skenë, duhet të vizitojmë faqen e “YouTube”-it, ku mijëra vizitorë kanë parë disa video të ndryshme ku Michael del me këmbët e tij nga ambulanca e Los Anxhelosit i mbuluar me një mbulesë të bardhë mbi një barelë. Continue Reading












