Archive | Satire

Tags:

Sandri bëhet xheloz për Big Brother

Posted on 07 March 2010 by admin

Sandri u bë xheloz me atë që ndodhi në Big Brother. Klodi, një personazh i shfaqjes, pranoi që ishte homoseksual. Lajmi tronditi gjithë fansat e tij dhe ngjalli shumë debate në opinionin publik. Sandri u bë xheloz, pasi dëgjoi se doktori paska dashur të marrë ata të Top Channel dhe t’i falenderojë që i bënë jehonë ligjit për homoseksualët, që sapo miratoi. Në fund u kujtua që pronarja e TV është grua dhe i tha Jozefinës ta merrte. Kjo në fakt kishte dhe meritat për ligjin, pasi e kishte kaluar nën kujdesin e saj. Kishte mbledhë grupin parlamentar dhe i kishte thënë me e votu patjetër. Lul Basha, që nuk e honeps dot sa herë ajo flet si udhëheqëse në grup, tentoi të dilte nga mbledhja, kur Jozefina ia priti: – Zoti Basha, mos ikni nga mbledhja se ky ligj mund të ketë shumë rëndësi për të ardhmen tuaj dhe në politikë. Continue Reading

Comments (2)

Tags:

Skënderbeu vs Nënë Tereza

Posted on 02 March 2010 by admin

Çdo komb ka simbolet e veta – edhe ne kemi tonat, kemi shqiponjën me dy krerë, kemi përkrenaren e Skënderbeut, dhe kemi gjithashtu edhe Nënë Terezën.
Cili prej tyre na identifikon më së miri? Megjithëse çdokush do përgjigjej sa hap e mbyll sytë për Skënderbeun, na duhet të bëjmë një analizë më të detajuar. Kjo sepse kombi nuk është vetëm një fenomen historik, por, si të thuash, është dhe një dukuri politike. Kështu, është një dukuri politike dhe jo historike, fakti që në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, le të profetizojmë pak, gjysma e kombit shqiptar do përbëhet nga grekë etnikë.

Por le t’i lëmë mënjanë nacionalizmat e profetizimet dhe të përqëndrohemi tek çështja: kohët e fundit, pas kthimit me sukses në atdhe të eshtrave të Ismail Qemailt, Ministria e Kulturës dhe e atyre gjerave të tjera që përtoj t’i shkruaj, ka ndërmarrë një tjetër mision jetik për kombin – në Qendër të Tiranës, në vendin ku dikur qëndronte busti vigan i Enver Hoxhës do të vendoset busti i Nënë Terezës. Mrekulli! Zoti, që nga lartësitë e qiellit, me në fund ia hodhi edhe një sy Shqipërisë.

Por, le të bëhemi disi më laikë, dhe të pyesim, a duhet ta zbatojmë këtë vendim të Zotit? Me fjalë të tjera, a duhet që busti i Nënokes të vendoset aty?
Në qoftë se do të vendosej, atëherë ne do të identifikoheshim me një figurë të famshme në mbarë globin, të gjithë të huajt që do të vinin të na vizitonin do ta shihnin se nga mitra e Nënës Shqipëri ka lindur një figurë madhështore.
Por, nga ana tjetër, ai bust në qendër të qendrës do ta eklipsonte tërësisht bustin e Skënderbeut. S’është diçka e re kjo, pasi politikanët tanë seç kanë një mllef të pazakontë më Skënderbeun – siç duket të gjithë duan të konkurojnë më të, të gjithë përpiqen ta zhdukin e pastaj të shndërrohen në Skënderbetë e rinj. Ndërsa me Nënoken puna qëndron ndryshe – e kush nuk do ta donte dashurinë e një virgjëreshe ?!
Faktet janë fakte. Simboli kombëtar më të cilin identifikohemi të gjithë ne, populli, është Skënderbeu, ndërsa simboli më të cilin kërkojnë të identifikohen politikanët është Nënë Tereza. Le të vazhdojmë me faktet.
Jo para shumë kohësh u fol se sipas planit rregullues të Tiranës busti i heroit do të hiqej që aty, dhe këto nuk ishin vetëm thashetheme, te jeni të sigurtë për këtë.

Në Tiranë, me emrin “Skënderbe” kemi një shesh në qendër të Tiranës dhe kemi edhe Akademinë Ushtarake. Ndërsa me emrin e Nënokës kemi një shesh, për nga rëndësia gjeografike i krahasueshëm me atë të Skënderit, kemi Qendrën spitalore më të madhe në vend, kemi Aeroportin, e ndonjë gjë tjetër që s’po më vjen në mendje. Shihet qartë se për nga emërtimet e shesheve dhe institucioneve Skënderbeu nuk guxon të kruhet më Nënë Terezën. Madje ai është në të njëjtin nivel me Qemal Stafën, me emrin e të cilit kemi një rrugë, një shkollë të mesme, dhe stadiumin kombëtar (se pse stadiumi duhet të mbajë emrin e një njeriu pa asnjë lidhje me sportin këtë nuk arrij ta kuptoj!)
Mllefin kundrejt Skënderit, politikanët s’e kanë treguar vetëm në emërtime. Nja ca kohë më parë, kur edhe ne u bëmë me karta identifikuese (për të cilat çutitërisht të gjitha ankohen se në fotografi kanë dalë shumë shëmtuar), politikanët e shprehën qartë synimin e tyre – ata donin që Skënderbeun ta zëvëndësonin me Nënë Terezën. Pas kundërshtimeve të komunitetit mysliman, diçka e tillë nuk u bë. Por ama u arrit diçka tjetër: në kartën e identitetit nuk shfaqet figura e Skënderbeut. Përveç kësaj, fusha, nga e kuqja e flamurit të Skënderit, tanimë mori blunë e tunikës së Nënë Terezës. E njëjta gjë po ndodh edhe me pasaportat e reja biometrike.
Ndoshta, situata u bë gati, domethënë u bë blu, që në të ardhmen aty të zërë vend figura e Nënë Terezës. Ndoshta!
Diçka e tillë të bën të shkulësh leshtë e kokës.
Ore, por a është me të vërtetë Nënë Tereza një simbol më i rëndësishëm se Skënderbeu për Shqipërinë ?!
Mua për vete, sa kam qenë fëmijë s’ma ka treguar njeri ndonjë përrallë me Nënë Tereze, por përralla me Skënderbe sa të duash. Pra, Nënokes të mos i vijë keq që shqiptarët duan më shumë Skënderbeun – që i thurin këngë e legjenda vetëm atij.
Skënderbeu është një figurë që i ka rezistuar historisë, siç thotë edhe kënga: pesëqind vjetë kanë Kaluar / kapedan o Skënderbe / populli s’të ka harruar / kapedan o Skënderbe.  Kurse Nënë Tereza është një figurë e ndërtuar krejtësisht nga media, një tjetër zë i ëmbël e bamirës që u jep varfanjakëve një lugë gjellë. Figura të tilla media ka ndërtuar me thasë.

Arsyeja e tretë është se popullsia shqiptare është më së shumti myslimane. Kjo s’do të thotë se në vend të Enverit duhet të vëmë Muhametin, apo heroin e filmave të dikurshëm, Hamzain. Jo. Simboli kombëtar duhet të jetë kombëtar dhe jo fetar.
Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kur baballarët e kombit hodhën themelet e kombit shqiptar, ata e nuhatën mjaft mirë një situatë të tillë. Ata e shihnin se si gjatë atyre kohëve Shqipëria ishte e ndarë për shkak të përkatësive fetare. Dhe ata nuk e themeluan kombin mbi fenë, por kërkuan diçka që do t’i bashkonte të gjithë shqiptarët: e vunë theksin tek gjuha, tek mitet e legjendat, tek Skënderbeu… Falë tyre ne tani themi e mësojmë në shkolla se toleranca fetare është një vlerë e rëndësishme e kulturës shqiptare. Nuk është aspak kështu. Merr e lexo Stavro Skëndin, Anton Harapin, Lumo Skëndon, Branko Merxhanin, Tajar Zavalanin, Ismet Toton, etj. Do të shohësh se shqiptarët jo vetëm që nuk kanë qenë tolerantë për sa i përket fesë, por janë kacafytur e janë vrarë për të. Ne sot flasim për tolerancë fetare vetëm sepse baballarët e kombit na e kanë rrënjosur thellë këtë. Kështu që simboli i etnisë shiptare s’ka pse të jetë një figurë fetare.

Në fund le të pyesim, ç’ka bërë Nënokja për shiptarët dhe Shqipërinë? Madje edhe nga ata varfanjakë që ushqeu asnjëri prej tyre nuk ishte shqiptar. Pastaj vetë ajo e quante veten Tereza e Kalkutës… Le të pyesim tani se ç’ka bërë Skënderbeu? S’kam ndërmend të shkruaj asgjë sepse çdo shqiptar mund të përpilojë një listë të stërmadhe me bëmat e tij.
Çfarë do që të ndodhë, nëse Nënë Tereza bëhet simbol kombëtar, ky simbol do të mbetet fals, ashtu si flamuri i Kosovës. Vetëm mendoni për vështirësitë që do hasë një prind kur atij do t’i duhet të sajojë ndonjë përrallë me Nënë Terezën për t’ia treguar fëmijëve të tij.
Simboli kombëtar, flamuri, nuk janë gjëra që vendosen me marrëveshje politike, por janë gjëra që mbeten, janë gjëra që historia i rrënjos thellë në zemrat e individëve. Prandaj i lutemi politikës që pasi na ka marrë gjithçka, të paktën të na lërë simbolet kombëtare, fundja simbole janë dreqi ta hajë, nuk do të fitoni asgjë nga kjo. Kurse populli fiton shumë.
Kel Musaj

Comments (2)

Tags: ,

20 shkurti, rrëzimi i monumentit te Enver Hoxhës

Posted on 24 February 2010 by admin

Iku dhe 20 shkurti. Dita kur u hodh monumenti i Dullës dhe unë isha në grevë urie. Bëra gabim të madh që nuk shkova ta festoja tek zyrat e PD-së këtë ditë të shënuar…bashkë me ish-studentët që qanë për atë monument dhe tani janë deputetë. Kot nuk thonë që njerëzit i kuptojnë gabimet dhe reagojnë ndaj tyre. Vetëm unë mbeta pa reaguar ndaj gabimit. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Shakate e Berluskonit me Berishen

Posted on 14 February 2010 by admin

Në takimin e fundit mes Berishës dhe Berluskonit nuk mungoi humori. Ne do të bëjmë një përjashtim për ata që sjellin vajza të bukura”.  Kështu tha Kryeministri Silvio Berlusconi, me ironi, në përfundim të konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Në fakt Kryeministri, sapo i kishte premtuar se deri në fundit të qeverisjes së tij nuk do të hiqej ligji i moratoriumit të skafeve. “Unë nuk dua që trafikantët të mbysin shqiptarët në det”, tha Berisha. Tallet Berlusconi: “Mund të bëjmë një përjashtim, lejohen vetëm ata që sjellin vajza të bukura”. Continue Reading

Comments (5)

Tags:

Stereotipa Shqiptar ne Facebook

Posted on 03 February 2010 by admin

Shume prej jush… me cil po tallem, te gjithe ju qe lexoni ketu e keni ve rene me kohe popullaritetin e Facebook ne Shqiperi dhe njerezit e shumte qe ai terheq. Dale ngadale, facebook eshte futur aq thelle ne zemrat e bashkatdhetareve tane, saqe sot nuk ka njeri thuajse te mos kete nje profil personal aty. Te pakte jane ata qe dijne vertet se c’eshte facebook; me shumice te tjeret qe e perdorin per te shtyre kohen, per te ngacmuar femrat, ose ne raste te rralla, ta perdorin per te krijuar njefare imazhi per biznesin e tyre (e kam fjalen pershembull per disa fotografe shqiptare qe mbledhin fansa, ose websites, si puna jone, qe i mbajne te informuar fanbazen me te rejat e fundit nga blogjet apo sitet e tyre).

Por ajo cka spikat tek perdoruesit shqiptare te Facebook, eshte mania per te shtuar foto pafund (kam pare dhe gra andej nga te 50-tat), per te komentuar fotot ne fjale dhe perfundimisht per te lozur dhe nga pak poker. Nga shumica e profileve qe kam pare here kam qeshur, here jam ‘emocionuar’ (te gjithe e dime se si vajzat shqiptare nuk ka ne bote), e shpesh here kam ngelur memec. Po paraqes me poshte vetem nje pjese te vogel te perdoruesve tipike shqiptare ne Facebook, ashtu sic i kam pare. Shume prej jush (mbase askush; ky postim edhe do mund shkoje ne hale para se ta shohi njeri) mund te gjeni veten. Por pak humor besoj se nuk ka vrare askend, aq me teper perdoruesit e facebook. Nese as kjo nuk ju mbush mendjen… sec i thone nje fjale:
Kujt ti djegi miza, le ta mbaje. Continue Reading

Comments (1)

Tags:

Kostumet e mjekëve

Posted on 02 February 2010 by admin

Ministri i Shëndetësisë Vasili, takim me bluzat e bardha…ku në takim bëhej parade e kostumeve firmato, në ngjyrë të zezë. Disa mjekë u ndoqën nga salla, pasi nuk kishin kostume të shtrenjta. Nuk mund të lejohen në të tilla takime, gabime të tilla. Shkoni fitoni ca lekë me pacientët dhe kthehuni me kostume VIP, iu thanë mjekëve. Continue Reading

Comments (0)

Heroi ynë Kombëtar dhe “Kastrioti” vs “Skënderbeu”

Posted on 25 January 2010 by admin

Skënderbeu- Eeeeeeeeeeeehhhhhhhhh Donikë. U plaka. Fuqitë po më lënë. S’kam asnjë pasuri për të të lënë Donikë. Po të lë vetëm pallën amanet.
Donika – Pallën e kujt imzot?
Skënderbeu- Pallën time pra. Ja këtë.
Donika – Ehhhhhhhhh! Ç’më duhet mua ajo pallë???!!!!!!!
Skënderbeu- Donike! E mban mend kur rrinim nën ulli?
Donika – Po imzot. Si s’e mbaj mend. Rrinim me orë të tëra e flisnim për luftën nacionalçlirimtare dhe ti më shumë ledhatoje ullirin se mua dhe unë më shumë haja kokrrat e ullirit se … Eeeeeeeeeeeehhhhhhhh! E shkreta unë thuaj.

Skënderbeu – Donikë! Ai ulli u shkrumbua nga turqit. Ushtarët e mi trima hoqën të zitë e ullirit ta shpëtonin atë ulli.
Donika – Nuk e dogjën turqit atë ulli Gjergj. E dogjën shqiptarët për dru për zjarr.
Po mos u mërzit Gjergj, se kryeimzot Berisha ka dhënë urdhër të mbillen miliona ullinj të tjerë.
Skënderbeu – Ç’ka është ky Berisha, Donikë!?
Donika- Është kryezoti i vendit Gjergj. Ai vendos për gjithçka këtu.
Skënderbeu – Ehhhhh Donikë. Ç’po bëhet kështu moj bijë?!
Donika – S’jam bija jote Gjergj, jam Donika, gruaja jote. Ooouuu! Pa dale, dale! Ne kemi vetëm një djalë, Gjonin. Me kë ma ke dredhur që ke bije ti????!!!!! Cila është ajo robinë që është nëna e vajzës tënde?!
Skënderbeu – Joooooooo Donikë! Me asnjë turkeshe nuk e përziej gjakun tim arbëror unë. S’kam shkuar me asnjë robinë … këto vitet e fundit.
Donika – Mirë Gjergj. Rri dhe qetësohu tani.
Skënderbeu – Donikë. Më sill laptopin. Dua të flas me zëdhënësin e Brukselit në “Facebook” … Po më pyet si je me shëndet. Ç’t’i them?
Donika – Po ti mirë je në përgjithësi me shëndet imzot. Vetëm në pjesë të veçanta je keq.
Skënderbeu – Evropa na i ka mbyllur kufijtë Donikë. Kur të iki unë nga kjo dynja merrni varka dhe largohuni. S’ju pranon Donikë që të shkoni matanë detit me pasaportë shqiptare.
Donika – S’na pret as Papa, Gjergj, se sapo priti Saliun dhe s’pret dot 2 heronj nga i njëjti vend në të njëjtën kohë.
Skënderbeu – Mu shuajt emri fare thuaj. Po Gjoni ku është Donikë?
Donika – Po luan me playstation imzot.
Skënderbeu – Pizevengu! Përherë i kam thënë të mos luajë me playstation, por vetëm të dijë të përdorë shpatën. Asnjëherë s’më dëgjon.
Donika – Edhe unë imzot i kam thënë që të hapë vetëm faqe edukative, por s’me dëgjon.
Skënderbeu – Foli Gjonit, Donikë të vijë këtu. Ai djalë ka nevojë për dorën tonë të ngrohtë.
Donika – Gjon, Gjon, eja se të kërkon baba.
(Hyn Gjoni me libër në dorë dhe me 1 skedinë dhe i drejtohet Skënderbeut)
Gjoni – Bab me jep ca lekë!
Skënderbeu – Skam lekë unë mor bir. Unë të jap dashurinë për atdheun.
Gjoni – Ore më jep lekë të thashë se do vendos bast live tani. Luan Kastrioti kundër Skënderbeut. Unë meqë i dua shumë të dy do ta vendos barazim.
Skënderbeu – Ç’ka po bëhet Donikë. Po luftojnë ata të fisit të Kastriotëve me mua, Skënderbeun.
Donika – Përherë luftojmë kundër njeri-tjetrit ne shqiptarët imzot. Ti mos u mërzit.
Gjoni – O me jep lekët, o të nxora bojën që s’ke luftuar fare
se kështu ka thënë Shmidi. Ja lexo librin po s’më besove.
Skënderbeu – Ç’ka po bëhet kështu Donikë. Po çmendem fare
(Në skenë hyn Hamzai)
Skënderbeu – Hamza! Ç’bën ti këtu!? Si dole nga burgu në Napoli!?
Hamzai – U martova me gardianen e burgut një goxha zonjë 60-vjeçare Skënderbe dhe mora pasaportë italiane. Me atë pasaportë bredh ku të dua tani. Të kam sjellë një dhuratë. Ja shikoje! 1 pasaportë maqedonase me emrin George.
Skënderbeu – Ç’është kjo tradhti Hamza?! Unë kurrë s’du të ndërroj identitetin tim shqiptar. Kam pasaportën time me shqiponjë dykrenore.
Hamzai – Me atë pasaportë as në Tepelenë nuk shkon dot o Skënderbe! Dëgjomë mua! Merr pasaportë të huaj se shqiponja që ke ti në atë pasaportë s’di ku të degdis, se ka 2 koka dhe do bredhë varavinga pa ditur ku shkon. Ore dëgjo mua se të del për hajër!
Skënderbeu – Nuk tradhtoj vendin tim unë o tradhtar!
Hamzai – Ehhhhhhhh! Bjeri, bjeri! Ashtu rri pra. Çfarë i gjeti këta të tjerët që po e bëjnë këtë gjë ? Për ty Donikë u mundova të merrja pasaportë maqedonase, por s’më dhanë maskarenjtë. Është vështirë për bashkim familjar më thanë, ndaj kontaktova fqinjin tonë jugor, Greqinë, dhe më dhanë një pasaportë për ty. Tani ti s’je më Donika, por Donikaqi. Ja shikoje!
Skënderbeu – Ç’ka po bëhet kështu Donika ime.
Gjoni – Do m’i japësh lekët ti apo të të nxjerr bojën se s’ke luftuar fare.
Skënderbeu – Nuk kam lekë unë mor bir.
Donika – Imzot ushtria tatimore është keq me planin këtë muaj. Nuk e realizoi dot. Të kam thënë që aty ka tradhtare, por s’më dëgjon mua ti.
Gjoni – Ooooooo, s’më duhet mua plani. Më jep lekë të thashë.
Hamzai – Na Gjon se po të jap unë lekë(nxjerr nga çanta një tufë me kartmonedha 1000 lekëshe). E shikon xhaxhi Skënderbe, sa të dua unë ty! Jam përpjekur të mbledh sa më shumë nga këto kartëmonedha, sepse kanë fytyrën tënde. Ti do rrosh në kartëmonedhat tona.
Skënderbeu – Unë dua të rroj në zemrat e njerëzve mor tradhtar, e jo në kartëmonedha.
Hamzai – Xhaxha! Dua të më ndihmosh. Jam në konflikt pronësie me një serb, Fazlliç quhet. Unë kam dokumente që tokat janë të miat. Kam ferman nga Porta e Lartë. Mezi e sigurova atë ferman. U bëra pasha me gjithë banorët në Lezhë, por ai Fazlliç, ka dokumente pronësie nga Berisha, xhaxha. Do më ndihmosh t’i marr ato toka? Ç’ke ti se pastaj i jap Gjonit pjesën unë, për ndihmën që do më japësh.
Skënderbeu – Nuk ndihmoj tradhtarët unë. Shpata ime bie mbi ty dhe gjithë tradhtarët……. U se s’po çohem dot nga karrigia, se po më dhemb kërbishti, pa ta tregoja unë ty o armik! S’kam as kalin se i kanë hipur të tjerë tani./Helidon Tahiraj /t.o/

Comments (2)

Sandri, makth nga regjistrimi etnik për qeverinë

Posted on 24 January 2010 by admin

Sandri ka filluar të frikësohet nga mundësia e regjistrimit etnik dhe fetar në qeveri. Dje gjithë natën shikonte ëndrra dhe i dukej sikur ministrat nuk ishin shqiptarë, pastaj i dilnin të gjithë myslimanë, pastaj të gjithë nga Tropoja, pastaj i dilte gjumi nga frika. U përpoq të flinte dhe nisi të shohë sërish një ëndërr. E gjeti veten në mbledhje të grupit parlamentar të PD. Doktori, i mërzitur dhe i prerë në fytyrë, filloi të flasë. “Të dashur miq, kam një lajm të keq. Nuk na i liberalizojnë vizat. Nuk e di se ç’ndodhi, ç’ishte kjo, s’e kuptova, por një forcë madhore do ketë qenë. Disa thonë Hëna Blu, disa thonë eklipsi i diellit, unë nuk e di tamam, por di që dhe këtë korrik ne s’do kemi viza. Tani kemi dhe një problem tjetër. Këta grekët na thonë që, po nuk bëmë regjistrimin etnik dhe fetar, s’do kemi kurrë viza. Si t’ia bëjmë?” Continue Reading

Comments (0)

Bisedë midis dy konviktorëve

Posted on 18 January 2010 by admin

1. Hë erdhe? Prapë vonë dhe sot. Si të futi roja në godinë?
2. I dha ai djali që isha, 2 mijë lekëshin e radhës dhe më futi pa problem
Akoma duke mësuar ti që kur dola unë?
Dil moj bej qejf! Do vdesësh mbi mësime e do thonë. Shkaku i vdekjes. Sëmundje intelektuale.
1. Po mësoj sistemin e informacionit. Si të hedh të dhënat financiare.
2. Ç’të dhëna të hedhesh ti kur nuk ke asnjë hyrje lekësh në hard diskun tënd. Në xhep e kam fjalën.
1. Ehhhhhhhhh, xhepi im ka virus. Vetëm nxjerr e nuk fut. Nuk e bej dot vezën tënde unë jo.
2. Mos bëj vezë moj. Bëj gjë tjetër. Vezët i bëjnë pulat. Ne jemi akoma zoçka.
1. E çfarë bëjnë zoçkat që s’e ditkam unë?! Continue Reading

Comments (0)

Adoleshenti fiton njohuri të mira por krimiale në punën e re

Posted on 17 January 2010 by admin

TIRANË – Dy javë pas nisjes së punës së re si kamarier në kafenë “Zhudra” në Kamëz, adoleshenti Alban Piçiputi deklaron se ka nisur të fitojë aftësi pune, që edhe pse kriminale do t’i shërbejnë në jetë. “Kjo nuk është punë që paguan shumë me thënë të vërtetën por po mësoj zanatin,” – thotë Alban Piçiputi për Klubin e Mëngjesit ndërsa vjedh 1000 lekw tw reja nga arka e lokalit. “Një ditë këto hajdutëlliqe të vogla që po mësoj këtu do t’i aplikoj në një karrierë të Continue Reading

Comments (0)

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika