Archive | Satire

Tags:

Polici

Posted on 02 April 2010 by admin

Më tha gruaja të merrja librat e djalit në librari. Ik më tha se paskan dalë të reja! Janë tekste alternative. S’e mora vesh ç’ishin këto në fillim, por falë bashkëbisedimit me gruan e kuptova. Janë tekste që alternojnë dhe mësimin dhe qejfin – më tha gruaja. Unë alamet burri i thashë të shkoj të marr librat. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Brukseli miratoi sot liberalizimin e vizave per Shqiperine

Posted on 01 April 2010 by admin

Brukseli miratoi sot liberalizimin e vizave per Shqiperine, tashme endrra e ç’do shqiptari mund te behet realitet. Duke filluar qe ne oren 00:01 te dites se neserme ç’do shqiptare mund te udhetoje i lire drejt vendeve te zones shengen. Ne keto momente atmosfera eshte ndezur ne kryqytet, mijera persona po vijne nga e gjithe shqiperia per te festuar diten e madhe. Mendohet se ne miting do te marrin pjese te dyja partite e medha, do mbahet nje fjalim nga kryeministri i Shqiperise Sali Berisha, por dhe nga lideri i opozites Edi Rama. Sot duhet te jemi me te bashkuar se kurre.

P.S: Materiali i mesiperm nuk eshte i vertet dhe Ju kerkojme qe te mos e trajtoni si te tille! Kjo ishte shakaja qe Bisedoj.Com kishte pregatitur per 1 Prillin!

Comments (1)

Tags:

Na u pajtuan Noizy me Bleron

Posted on 20 March 2010 by admin

Në fakt këto lloj lajmesh ne nuk i preferojmë ti vendosim në blogun tonë, por
me që pak kohë më parë kishim vendosur një video që Noizy kërcënonte Bleron në telefon (të cilën mund ta gjeni ketu) menduam ta mbyllnim këtu historinë mes tyre.

Mesohet se  Blero është pajtuar  Noizyn. Pajtimi ka ndodhur gjatë një turneu që është mbajtur jashtë Kosovës, ku të pranishëm kanë qenë të dy këngëtarët dhe kanë folur me njëri-tjetrin. Continue Reading

Comments (38)

Tags:

Kur ta “shpifin” puthjet në publik…

Posted on 14 March 2010 by admin

Pasi u ula në një bar kafe të pija diçka, dhe të shijoja ditët e fundit të pushimeve, po mendoja se ça duhet të bëja me Veten time kur të vija në Tiranë. Kur papritur, ulen aty, fare pranë meje, një djalë dhe një vajzë, që filluan të flisnin e stërflisnin për punë dashurie. Ja krisën puthjeve; ashtu kot si pa të keq. Mirë bënë! I pashë një herë! Më pas seç më kapi edhe mua një acarim dëshire, që edhe unë desha të përqafoja dhe të puthja ndonjë vajzë në atë moment. Ata ndaluan dhe vazhduan disa herë. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Kronikë nga këto ditë

Posted on 12 March 2010 by admin

Lart në Alpe bien reshje, Supersport transmeton ndeshje, Rama s’heq asnjë presje:
“Pa kutitë s’ka marrëveshje! Do rrëzojmë qeverinë, qoftë me hir, a me pahir!”
Nxihet qielli, mrrolet moti, nis një lojë kot së koti, palët thanë: na pajton Topi.
Dhe Evropa bën sehir…

Sitet mielli, mbesin krundet, sosin një mbas një raundet: Rama s’lun’, Berisha s’tundet. Bora i mbulon katundet. Nëpër fusha bie shi. Fryhen digat përmbi Drin: nuk ka paqe nën ullinj! Euro lekun seç e grin… Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Sandri bëhet xheloz për Big Brother

Posted on 07 March 2010 by admin

Sandri u bë xheloz me atë që ndodhi në Big Brother. Klodi, një personazh i shfaqjes, pranoi që ishte homoseksual. Lajmi tronditi gjithë fansat e tij dhe ngjalli shumë debate në opinionin publik. Sandri u bë xheloz, pasi dëgjoi se doktori paska dashur të marrë ata të Top Channel dhe t’i falenderojë që i bënë jehonë ligjit për homoseksualët, që sapo miratoi. Në fund u kujtua që pronarja e TV është grua dhe i tha Jozefinës ta merrte. Kjo në fakt kishte dhe meritat për ligjin, pasi e kishte kaluar nën kujdesin e saj. Kishte mbledhë grupin parlamentar dhe i kishte thënë me e votu patjetër. Lul Basha, që nuk e honeps dot sa herë ajo flet si udhëheqëse në grup, tentoi të dilte nga mbledhja, kur Jozefina ia priti: – Zoti Basha, mos ikni nga mbledhja se ky ligj mund të ketë shumë rëndësi për të ardhmen tuaj dhe në politikë. Continue Reading

Comments (2)

Tags:

Skënderbeu vs Nënë Tereza

Posted on 02 March 2010 by admin

Çdo komb ka simbolet e veta – edhe ne kemi tonat, kemi shqiponjën me dy krerë, kemi përkrenaren e Skënderbeut, dhe kemi gjithashtu edhe Nënë Terezën.
Cili prej tyre na identifikon më së miri? Megjithëse çdokush do përgjigjej sa hap e mbyll sytë për Skënderbeun, na duhet të bëjmë një analizë më të detajuar. Kjo sepse kombi nuk është vetëm një fenomen historik, por, si të thuash, është dhe një dukuri politike. Kështu, është një dukuri politike dhe jo historike, fakti që në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, le të profetizojmë pak, gjysma e kombit shqiptar do përbëhet nga grekë etnikë.

Por le t’i lëmë mënjanë nacionalizmat e profetizimet dhe të përqëndrohemi tek çështja: kohët e fundit, pas kthimit me sukses në atdhe të eshtrave të Ismail Qemailt, Ministria e Kulturës dhe e atyre gjerave të tjera që përtoj t’i shkruaj, ka ndërmarrë një tjetër mision jetik për kombin – në Qendër të Tiranës, në vendin ku dikur qëndronte busti vigan i Enver Hoxhës do të vendoset busti i Nënë Terezës. Mrekulli! Zoti, që nga lartësitë e qiellit, me në fund ia hodhi edhe një sy Shqipërisë.

Por, le të bëhemi disi më laikë, dhe të pyesim, a duhet ta zbatojmë këtë vendim të Zotit? Me fjalë të tjera, a duhet që busti i Nënokes të vendoset aty?
Në qoftë se do të vendosej, atëherë ne do të identifikoheshim me një figurë të famshme në mbarë globin, të gjithë të huajt që do të vinin të na vizitonin do ta shihnin se nga mitra e Nënës Shqipëri ka lindur një figurë madhështore.
Por, nga ana tjetër, ai bust në qendër të qendrës do ta eklipsonte tërësisht bustin e Skënderbeut. S’është diçka e re kjo, pasi politikanët tanë seç kanë një mllef të pazakontë më Skënderbeun – siç duket të gjithë duan të konkurojnë më të, të gjithë përpiqen ta zhdukin e pastaj të shndërrohen në Skënderbetë e rinj. Ndërsa me Nënoken puna qëndron ndryshe – e kush nuk do ta donte dashurinë e një virgjëreshe ?!
Faktet janë fakte. Simboli kombëtar më të cilin identifikohemi të gjithë ne, populli, është Skënderbeu, ndërsa simboli më të cilin kërkojnë të identifikohen politikanët është Nënë Tereza. Le të vazhdojmë me faktet.
Jo para shumë kohësh u fol se sipas planit rregullues të Tiranës busti i heroit do të hiqej që aty, dhe këto nuk ishin vetëm thashetheme, te jeni të sigurtë për këtë.

Në Tiranë, me emrin “Skënderbe” kemi një shesh në qendër të Tiranës dhe kemi edhe Akademinë Ushtarake. Ndërsa me emrin e Nënokës kemi një shesh, për nga rëndësia gjeografike i krahasueshëm me atë të Skënderit, kemi Qendrën spitalore më të madhe në vend, kemi Aeroportin, e ndonjë gjë tjetër që s’po më vjen në mendje. Shihet qartë se për nga emërtimet e shesheve dhe institucioneve Skënderbeu nuk guxon të kruhet më Nënë Terezën. Madje ai është në të njëjtin nivel me Qemal Stafën, me emrin e të cilit kemi një rrugë, një shkollë të mesme, dhe stadiumin kombëtar (se pse stadiumi duhet të mbajë emrin e një njeriu pa asnjë lidhje me sportin këtë nuk arrij ta kuptoj!)
Mllefin kundrejt Skënderit, politikanët s’e kanë treguar vetëm në emërtime. Nja ca kohë më parë, kur edhe ne u bëmë me karta identifikuese (për të cilat çutitërisht të gjitha ankohen se në fotografi kanë dalë shumë shëmtuar), politikanët e shprehën qartë synimin e tyre – ata donin që Skënderbeun ta zëvëndësonin me Nënë Terezën. Pas kundërshtimeve të komunitetit mysliman, diçka e tillë nuk u bë. Por ama u arrit diçka tjetër: në kartën e identitetit nuk shfaqet figura e Skënderbeut. Përveç kësaj, fusha, nga e kuqja e flamurit të Skënderit, tanimë mori blunë e tunikës së Nënë Terezës. E njëjta gjë po ndodh edhe me pasaportat e reja biometrike.
Ndoshta, situata u bë gati, domethënë u bë blu, që në të ardhmen aty të zërë vend figura e Nënë Terezës. Ndoshta!
Diçka e tillë të bën të shkulësh leshtë e kokës.
Ore, por a është me të vërtetë Nënë Tereza një simbol më i rëndësishëm se Skënderbeu për Shqipërinë ?!
Mua për vete, sa kam qenë fëmijë s’ma ka treguar njeri ndonjë përrallë me Nënë Tereze, por përralla me Skënderbe sa të duash. Pra, Nënokes të mos i vijë keq që shqiptarët duan më shumë Skënderbeun – që i thurin këngë e legjenda vetëm atij.
Skënderbeu është një figurë që i ka rezistuar historisë, siç thotë edhe kënga: pesëqind vjetë kanë Kaluar / kapedan o Skënderbe / populli s’të ka harruar / kapedan o Skënderbe.  Kurse Nënë Tereza është një figurë e ndërtuar krejtësisht nga media, një tjetër zë i ëmbël e bamirës që u jep varfanjakëve një lugë gjellë. Figura të tilla media ka ndërtuar me thasë.

Arsyeja e tretë është se popullsia shqiptare është më së shumti myslimane. Kjo s’do të thotë se në vend të Enverit duhet të vëmë Muhametin, apo heroin e filmave të dikurshëm, Hamzain. Jo. Simboli kombëtar duhet të jetë kombëtar dhe jo fetar.
Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kur baballarët e kombit hodhën themelet e kombit shqiptar, ata e nuhatën mjaft mirë një situatë të tillë. Ata e shihnin se si gjatë atyre kohëve Shqipëria ishte e ndarë për shkak të përkatësive fetare. Dhe ata nuk e themeluan kombin mbi fenë, por kërkuan diçka që do t’i bashkonte të gjithë shqiptarët: e vunë theksin tek gjuha, tek mitet e legjendat, tek Skënderbeu… Falë tyre ne tani themi e mësojmë në shkolla se toleranca fetare është një vlerë e rëndësishme e kulturës shqiptare. Nuk është aspak kështu. Merr e lexo Stavro Skëndin, Anton Harapin, Lumo Skëndon, Branko Merxhanin, Tajar Zavalanin, Ismet Toton, etj. Do të shohësh se shqiptarët jo vetëm që nuk kanë qenë tolerantë për sa i përket fesë, por janë kacafytur e janë vrarë për të. Ne sot flasim për tolerancë fetare vetëm sepse baballarët e kombit na e kanë rrënjosur thellë këtë. Kështu që simboli i etnisë shiptare s’ka pse të jetë një figurë fetare.

Në fund le të pyesim, ç’ka bërë Nënokja për shiptarët dhe Shqipërinë? Madje edhe nga ata varfanjakë që ushqeu asnjëri prej tyre nuk ishte shqiptar. Pastaj vetë ajo e quante veten Tereza e Kalkutës… Le të pyesim tani se ç’ka bërë Skënderbeu? S’kam ndërmend të shkruaj asgjë sepse çdo shqiptar mund të përpilojë një listë të stërmadhe me bëmat e tij.
Çfarë do që të ndodhë, nëse Nënë Tereza bëhet simbol kombëtar, ky simbol do të mbetet fals, ashtu si flamuri i Kosovës. Vetëm mendoni për vështirësitë që do hasë një prind kur atij do t’i duhet të sajojë ndonjë përrallë me Nënë Terezën për t’ia treguar fëmijëve të tij.
Simboli kombëtar, flamuri, nuk janë gjëra që vendosen me marrëveshje politike, por janë gjëra që mbeten, janë gjëra që historia i rrënjos thellë në zemrat e individëve. Prandaj i lutemi politikës që pasi na ka marrë gjithçka, të paktën të na lërë simbolet kombëtare, fundja simbole janë dreqi ta hajë, nuk do të fitoni asgjë nga kjo. Kurse populli fiton shumë.
Kel Musaj

Comments (3)

Tags: ,

20 shkurti, rrëzimi i monumentit te Enver Hoxhës

Posted on 24 February 2010 by admin

Iku dhe 20 shkurti. Dita kur u hodh monumenti i Dullës dhe unë isha në grevë urie. Bëra gabim të madh që nuk shkova ta festoja tek zyrat e PD-së këtë ditë të shënuar…bashkë me ish-studentët që qanë për atë monument dhe tani janë deputetë. Kot nuk thonë që njerëzit i kuptojnë gabimet dhe reagojnë ndaj tyre. Vetëm unë mbeta pa reaguar ndaj gabimit. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Shakate e Berluskonit me Berishen

Posted on 14 February 2010 by admin

Në takimin e fundit mes Berishës dhe Berluskonit nuk mungoi humori. Ne do të bëjmë një përjashtim për ata që sjellin vajza të bukura”.  Kështu tha Kryeministri Silvio Berlusconi, me ironi, në përfundim të konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Në fakt Kryeministri, sapo i kishte premtuar se deri në fundit të qeverisjes së tij nuk do të hiqej ligji i moratoriumit të skafeve. “Unë nuk dua që trafikantët të mbysin shqiptarët në det”, tha Berisha. Tallet Berlusconi: “Mund të bëjmë një përjashtim, lejohen vetëm ata që sjellin vajza të bukura”. Continue Reading

Comments (6)

Tags:

Stereotipa Shqiptar ne Facebook

Posted on 03 February 2010 by admin

Shume prej jush… me cil po tallem, te gjithe ju qe lexoni ketu e keni ve rene me kohe popullaritetin e Facebook ne Shqiperi dhe njerezit e shumte qe ai terheq. Dale ngadale, facebook eshte futur aq thelle ne zemrat e bashkatdhetareve tane, saqe sot nuk ka njeri thuajse te mos kete nje profil personal aty. Te pakte jane ata qe dijne vertet se c’eshte facebook; me shumice te tjeret qe e perdorin per te shtyre kohen, per te ngacmuar femrat, ose ne raste te rralla, ta perdorin per te krijuar njefare imazhi per biznesin e tyre (e kam fjalen pershembull per disa fotografe shqiptare qe mbledhin fansa, ose websites, si puna jone, qe i mbajne te informuar fanbazen me te rejat e fundit nga blogjet apo sitet e tyre).

Por ajo cka spikat tek perdoruesit shqiptare te Facebook, eshte mania per te shtuar foto pafund (kam pare dhe gra andej nga te 50-tat), per te komentuar fotot ne fjale dhe perfundimisht per te lozur dhe nga pak poker. Nga shumica e profileve qe kam pare here kam qeshur, here jam ‘emocionuar’ (te gjithe e dime se si vajzat shqiptare nuk ka ne bote), e shpesh here kam ngelur memec. Po paraqes me poshte vetem nje pjese te vogel te perdoruesve tipike shqiptare ne Facebook, ashtu sic i kam pare. Shume prej jush (mbase askush; ky postim edhe do mund shkoje ne hale para se ta shohi njeri) mund te gjeni veten. Por pak humor besoj se nuk ka vrare askend, aq me teper perdoruesit e facebook. Nese as kjo nuk ju mbush mendjen… sec i thone nje fjale:
Kujt ti djegi miza, le ta mbaje. Continue Reading

Comments (1)

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika