Archive | Sociale

Tags: ,

Shqiptarët lënë leshtë nëpër celularë, 50 mld lekë në 2009

Posted on 11 March 2010 by admin

Shqiptarët kanë shpenzuar për të komunikuar rreth 50 miliardë lekë gjatë vitit 2009. Të dhënat më të fundit të Autoriteti të Komunikimeve Elektronike dhe Postare bëjnë fjalë për një rritje të konsiderueshme të abonentëve të kompanive të telefonisë së levizshme gjatë dy viteve të fundit. Madje AKEP raporton se kjo shifër është tre për qind më e ulët se ajo e vitit të kaluar, por përkundrazi numri i abonentëve ka pësuar një rritje mjaft të lartë me rreth 1.2 milionë përdorues vetëm gjatë vitit 2009. Numri i abonentëve që janë të regjistruar në të treja kompanitë celulare në vend arrin në 4.1 milionë përdorues. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Lezhjanët protestojnë kundër Klodit të BB

Posted on 07 March 2010 by admin

Qytetarët lezhjanë nuk e kanë suportuar dot deklaratën e bërë publike nga Klodi i “BB3″ mbi homoseksualitetin. Mbi 100 qytetarë të moshave nga 15 deri në 50 vjeç, pjesa më e madhe e tyre të rinj, janë grumbulluar në sheshin administrativ në orët e mbrëmjes të ditës së premte në shenjë proteste.
Qytetarët theksuan se Klodi nuk është lezhjan, por familja e tij ka ardhur në Lezhë në vitet ‘80-të. Lezha nuk e meriton njollën e “homoseksualitetit”.
Klodi ka njollosur qytetarinë lezhjane dhe të kombit shqiptar. Nuk duam që ky fenomen të kthehet në një “epidemi”. Continue Reading

Comments (0)

Tags: ,

Martesat lesbike, asgjë revolucionare

Posted on 06 March 2010 by admin

Gratë, gjatë gjithë historisë dhe në të gjithë botën kanë qenë shpesh të dëshiruara dhe të dashuruara nga gra të tjera, duke pasur me to shpesh edhe marrëdhënie seksuale. Leila J. Rupp, profesoreshë e studimeve feministe në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, ka botuar një libër interesant, ku tregon se në çfarë mënyre shoqëri të ndryshme kanë përqafuar këtë homoseksualitet në rritje, në kohë dhe zona gjeografike të ndryshme.

Rupp demonstron mbi të gjitha sesi bashkimi sentimental dhe seksual në mes dy femrave është i njohur që në kohërat e lashta, pavarësisht se është refuzuar, hedhur poshtë ose madje edhe injoruar. Në të vërtetë, detyra shoqërore e grave ishte që të martoheshin me meshkuj, me të cilët të lindnin fëmijë, ti rrisnin këta fëmijë, duke u qëndruar besnik burrave të tyre, ajo çfarë kishin gratë me njëra-tjetrën nuk konsiderohej si diçka e rëndësishme.

Kërcënimi i vetëm i organizimeve shoqërore të përfaqësuar nga dashuri lezbike, thekson Rupp, vinte nga perceptimi që kishin femrat për meshkujt, dhe veçanërisht në fitimin e pavarësisë nga kontrolli i meshkujve. Sipas autores, prandaj, kur trajtohen sot temat e martesës homoseksuale, ju duhet të kuptoni se jeni duke biseduar për një fenomen shumë më të vjetër dhe që, mbi të gjitha, nuk është ndonjë gjë revolucionare dhe e re në shoqërinë tonë.

Libri, i sapo publikuar, titullohet “Sapphistries: Histori dashurie mes grave”, dhe studion marrëdhëniet në mes grave të dashuruara mes vete, në hareme dhe konventa, në rrugët e Londrës dhe Amsterdamit, në rrethet aristokratike të Parisit dhe fabrikat e Shangait. Tregimet e Rupp na kthejnë në baret dhe klubet e para vetëm për gratë, duke filluar me ato që u hap në Berlin në vitet e njëzeta dhe ato të pesëdhjeta, në SHBA.

“Gratë kanë dashur gratë e tjera në shoqëri të ndryshme në një mori mënyrash,” shpjegon autorja, dhe shpesh bashkimet e tyre nuk ishin vetëm tolerante, por gjithashtu edhe të pranueshme. Në vitin 1737 për shembull, ne e dimë sesi një prift anglez marton një çift, pavarësisht dyshimeve se bashkëshorti i saj ishte një grua.

Për të mos folur për gratë që punonin në industritë e mëndafshit në provincën kineze, Guangdong, nga fillimi 1800 deri në fillim të 1900, kur bëheshin “motra të betuara” për të formuar çifte të qëndrueshme dhe fortë të ngushta, e njohur edhe për ceremonitë e dasmës së veçantë. Një tjetër rast që përmendet në libër, jo shumë kohë më parë është ai i Geetës, një grua që jetonte në një rajon shumë të varfër, në Indi, që la burrin e saj në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar për tu “martuar” me një grua që kishte takuar.

B.Merko

Comments (0)

Tags:

Përcillet për në banesën e fundit Seadi i Kafazit të Artë

Posted on 28 February 2010 by admin

SHKUP-Do të përcillet sot për në banesën e fundit Sead Zeadini, pjesëmarrës i spektaklit “Kafazi i Arte”, i cili humbi jetën të premten, 26 Shkurt tragjikisht në një aksident të rëndë rrugor në Maqedoni. Të afërm, miq dhe shokë do të mblidhen ne mesdite ne xhaminë e Jahja Pashes në lagjen e Cahirit ne Shkup ku do te kryhen ritet fetare dhe me pas trupi i 28 vjecarit do te përcillet ne varrezat e familjes, në një fshat pranë Shkupit. Fotot janë marrë nga faqja e rrjetit social Facebook ku qindra fansa kanë ngushëlluar për humbjen e Seadit.

Comments (1)

Tags: ,

Në cilën moshë duhet të përdorin fëmijët celularin, kompjuterin dhe internetin

Posted on 28 February 2010 by admin

Gjithkush e di se fëmijët ecin këmbadoras para se të mësojnë të ecin, dhe tricikli vjen para biçikletës. Por në cilën moshë duhet të mbajë një fëmijë celularin e tij të parë, laptopin apo të njihet me persona virtuale? Këto janë pyetje të cilat i bëjnë prindërit e shekullit XXI, dhe këtu nuk ka dijë nga brezat e parë. “New York Times” ka publikuar një artikull ku tregon këto probleme me të cilat ndeshën sot prindërit. Ju nuk mund t’i thonë fëmijëve tuaj tashmë adoleshentë, “Kur unë isha djalë, unë nuk mund të shkruaja mesazhe po limit derisa shkova në shkollën e lartë.” Continue Reading

Comments (0)

Tags: ,

Farmvill, vendi me 80 milionë banorë

Posted on 24 February 2010 by admin

Luleshtrydhet më janë vyshkur. I mbolla sot në mëngjes pasi arrita të blej farat me çmim të ulur prej 10 monedhash dhe pasi u sigurova se janë mbjellje me përfitim. Por dita iku pa u ndjerë, kisha punë për të bërë, drekë për të ngrënë, postë elektronike për të lexuar dhe kur u ktheva për të kontrolluar ngastrën time pashë se frutat kishin lulëzuar, ishin pjekur dhe ishin tharë për pak orë. Kjo nuk është bota reale dhe këto nuk janë luleshtrydhe mutantë; në fakt ato nuk ishin aspak luleshtrydhe. Bëhet fjalë për FarmVille, një lojë në Facebook, për të cilën kam punuar tokë dixhitale gjithë javën. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Homoseksualët lindin apo bëhen?

Posted on 21 February 2010 by admin

Gjithkush ka opinionin e tij për homoseksualitetin dhe shpesh, ky opinion është shumë i fortë e i palëkundur. Të gjithë, kush më shumë e kush më pak, e pranojnë se homoseksualiteti ekziston. Ai është i pranishëm në çdo shoqëri, kudo në botë. Homoseksualizmi ka ekzistuar edhe në shumë shoqëri antike, gjatë gjithë historisë së njerëzimit.
Madje, Richard C. Pillard M.D., psikiatër në “Boston University School of Medicine” dhe një ekspert i shquar për homoseksualitetin, shkon edhe më tej, kur thotë: “Homoseksualiteti, virtualisht, ekziston në çdo specie kafshësh, që është studiuar në mënyrë shteruese” Continue Reading

Comments (0)

Tags: ,

Matura 2010, njësoj si vjet

Posted on 18 February 2010 by admin

Rregullorja, brenda datës 19 shkurt në të gjitha shkollat e vendit shpërndahet formulari A1Fatmir Vejsiu:


Formulari A1, nuk ka asnjë ndryshim nga formulari i maturës shtetërore 2009

MASH ka publikuar dje rregulloren e maturës shtetërore për vitin 2010. Ashtu si e kishte bërë publike pak ditë më parë vetë ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, matura e këtij viti nuk ka ndryshime. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Matura shteterore po kthehet në makth

Posted on 17 February 2010 by admin

Ka 4 vite rresht, pra vit për vit, që flitet e përflitet për ndryshime kardinale të maturës shtetërore, duke krijuar një çoroditje e marramendje të paparë tek mësuesit, nxënësit dhe prindërit. Deklarata pa fund te drejtuesve të MASH, intervista nga lloj-lloj nëpunësish mediokër, takime populiste, mbledhje pas mbledhjesh, udhëzime pas udhëzimesh, tituj gazetash me bollëk, me pak fjalë një zhurmë e madhe. Fillimisht të krijohet ideja, se diçka serioze nuk shkon tek matura shtetërore dhe se diçka e madhe po ndodh, por pas kësaj zhurme konstaton lehtësisht se problemet e shqetësimet e vërteta të maturës shtetërorë nuk preken dhe zhurma përfundon me ndonjë ndryshim kozmetik. Continue Reading

Comments (0)

Tags: ,

Nepal, sakrifikojne 8 vjecaren per Zotin!

Posted on 13 February 2010 by admin

Policia e Nepalit ka vene ne pranga 4 persona qe mendohet se jane pergjegjesit e vrasjes se nje vajze 8 vjecare per nje rit fetar.
Ata e kane sakrifikuar vogelushen duke mos treguar asnje shenje pendese dhe sipas faqes Nepalnews, agjentet kane gjetur trupin e pajete te femijes me fytin e prere. Dy prej te arrestuarve kane pranuar krimin per arsye te sakrifikimit religjoz, ne menyre qe te kishin sa me shume fat ne te ardhmen.

Continue Reading

Comments (2)

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika