Www.Bisedoj.Com » Sociale

KOLAUDIMI:Ndryshon ligji, makinat e vjetra dalin nga qarkullimi
Të gjitha automjetet me vit prodhimi të vjetër do të dalin nga qarkullimi për tu zëvendësuar me automjete të reja. Qeveria ka ndryshuar ligjin për kontrollin teknik të automjeteve, duke shtrënguar masat ndaj drejtuesve të makinave dhe sidomos të atyre që disponojnë mjete me vit prodhimi të vjetër. Kështu,  me ndryshimet e reja ulet koeficienti minimal i elementëve ndotës të gazrave të makinave, që do të thotë se nëse më parë koeficienti ka qenë më i lartë dhe automjetet kanë marrë vulën e kontrollit teknik, tashmë shumë makina rrezikohen të dalin në “pension”.

Ligji i ri

Qëllimi kryesor i këtij udhëzimi të miratuar nga qeveria është përcaktimi i kufijve të lejueshëm të elementeve ndotës të ajrit në mjedis, që shkarkohen me gazet, nga përdorimi dhe trafiku i automjeteve rrugore, si dhe i kufirit të zhurmave të ndotjes akustike shkaktuar për të njëjtën arsye. Ndryshimet në ligjin për “Kontrollin teknik të automjeteve” përcaktojnë qartë kufirin minimal të elementëve ndotës të makinave, në mënyrë që ato të lejohen që të qarkullojnë. Nëse një automjet që kalon në kontroll teknik, gazrat i ka mbi shifrën e caktuar në këtë vendim, ai nuk mund të marrë vulën e regjistrimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Sipas nenit 15 të këtij ligji, “në rastin kur nga ky kontroll rezulton se niveli i vlerave të elementeve ndotëse që shkarkohen me gazrat është më i lartë se vlerat limite të lejuara që jepen në tabelën 1, atëherë gjendja e mjetit rrugor, referuar “Manualit të kontrollit të mjeteve”, konsiderohet me defekt”. Ndryshimet bëhen për shkak që të ketë sa më pak ndotje të mjedisit. Ligji hyn në fuqi në datën 29 korrik 2010.

Udhëzimi i vjetër

Në udhëzimin e vjetër për kontrollin teknik të automjeteve, të miratuar në vitin 2004 me firmën e ish-ministrit të Transportit, Spartak Poçi dhe atij të Mjedisit, Et’hem Ruka, parashikohen norma më të larta të gazrave ndotës tek automjetet. Të ndara sipas kategorive të vit prodhimit, ndryshimet e reja ulin ndjeshëm vlerat limit të elementëve ndotës që shkaktohen nga gazet e automjeteve në përdorim.

UDHËZIM

Nr.12, datë 15.6.2010

Mbi disa ndryshime në udhëzimin nr.6527, datë 24.12.2004 “mbi vlerat e lejueshme të elementëve ndotëse të ajrit në mjedis nga shkarkimet e gazrave dhe zhurmave shkaktuar nga mjetet rrugore dhe mënyrat e kontrollit të tyre”

Në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës, të nenit 9 të ligjit nr.8897, datë 16.5.2002

“Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”, të nenit 79 dhe 222 të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, si dhe të nenit 373 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.153, datë 7.4.2000 “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, Ministri i Punëve Publike dhe Transportit dhe Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

UDHËZOJNË:

Neni 1

Neni 4 ndryshohet si më poshtë vijon: Organet e DPSHTRR gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit për herë të parë të

mjeteve rrugore sipas udhëzimit të MTT-së nr.3551, datë 23.7.2003 “Për regjistrimin e mjeteve rrugore”, në procesin e regjistrimit të mjetit rrugor të kontrollojnë dokumentacionin teknik mbi

gjendjen e shkarkimeve të gazrave dhe zhurmave të shkaktuara prej tij, të cilat duhet të jenë jo më lart se limitet e përcaktuara në këtë udhëzim. Në rast të kundërt nuk bëhet regjistrimi i mjetit rrugor.

Neni 2

Neni 10 ndryshohet si më poshtë vijon: Vlerësimi i gjendjes teknike të mjetit rrugor për efekt të ndotjes së ajrit nga shkarkimet e gazrave, janë pjesë përbërëse e procesit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore, kryerja e të cilit

disiplinohet me udhëzimin nr.2, datë 12.3.2010 “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore” të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Neni 3

Neni 13 ndryshohet si më poshtë vijon:

Mënyrat e kontrollit për matjen e nivelit të vlerave të elementeve ndotëse që emetohen nga

shkarkimet e gazrave, kryhen duke respektuar operacionet e përcaktuara në “Manualin e kontrollit të

mjeteve” miratuar me udhëzimin nr.2, datë 12.3.2010 “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore” të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe ato të rekomanduara nga prospektet teknike të aparaturave të kontrollit të destinuara për këtë qëllim (gazoanalizator, smokmetër, opacimetër, fonometër) të homologuara sipas rregullave të KE-së.

Neni 4

Neni 14 ndryshohet si më poshtë vijon: Mjetet rrugore që kalojnë në kontrollin teknik të radhës, fillimisht kryejnë në QKT

kontrollin e nivelit të shkarkimeve të elementeve ndotëse. Mbi bazën e rezultateve të këtij kontrolli dhe të rezultateve të gjendjes teknike të mjetit pas kalimit të tij në të gjitha proceset e kontrollit teknik, gjykohet dhe veprohet për lejimin ose kthimin e mjetit sipas procedurave të përshkruara në

udhëzimin nr.2, datë 12.3.2010 “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore” të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Neni 5

Paragrafi i parë në nenin 15 ndryshohet si më poshtë vijon: Në rastin kur nga ky kontroll rezulton se niveli i vlerave të elementeve ndotëse që shkarkohen me gazrat është më i lartë se vlerat limite të lejuara që jepen në tabelën 1, atëherë gjendja e mjetit rrugor, referuar “Manualit të kontrollit të mjeteve”, konsiderohet me defekt.

Neni 6

Neni 16 ndryshohet si më poshtë vijon:

Mbas eliminimit të defekteve nga servisi, mjeti rrugor paraqitet për kontroll në QKT dhe sipas rezultateve që jepen të printuara nga aparati i matjes së gazrave, nëse rezulton në rregull sipas

normave të lejuara, pajiset me certifikatën e kontrollit teknik.

Neni 7

Neni 18 ndryshohet si më poshtë vijon: Në të gjitha QKT të mbahet regjistër i veçantë, në të cilin evidentohen rezultatet e kontrollit të mjeteve që kryhen për nivelin e elementeve ndotëse nga mjetet rrugore që kalojnë në procesin e kontrollit teknik të radhës. Modeli i këtij regjistri është pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.

Neni 8

Neni 19 ndryshohet si më poshtë vijon: Mbi bazën e këtij udhëzimi, DPSHTRR dhe subjekti i autorizuar nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit hartojnë sqarues për veprimet që kryen personeli i regjistrimit në çdo drejtori rajonale dhe personeli në çdo QKT. Gjithashtu marrin masa për prodhimin dhe shpërndarjen e modeleve të dokumentacionit, pjesë përbërëse e udhëzimit.

Neni 9

Neni 20 ndryshohet si më poshtë vijon: Subjekti i autorizuar nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit organizon punën për

marrjen e të dhënave që rezultojnë nga matjet e kryera gjatë kryerjes së shërbimit të kontrollit të mjeteve rrugore nga çdo QKT, si dhe i evidenton në mënyrë të përmbledhur këto rezultate, me qëllim nxjerrjen e konkluzioneve për gjendjen e ndotjes së ajrit nga mjetet rrugore, duke hartuar raportet përkatëse vjetore, të cilat i dërgohen Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

Neni 10

Neni 21 ndryshohet si më poshtë vijon: Për qëllimin e zbatimit të nenit 20, subjekti i autorizuar për kryerjen e shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore, të programojë ndërtimin e bankës së të dhënave (data base) për evidentimin e rezultateve të matjeve të shkarkimeve, në procesin e kontrollit teknik të mjeteve rrugore.﻿

“Facebook” sfidon pedofilët në internet
Mjafton një klikim për të njoftuar ekspertët të cilët kujdesen për ngacmimet kundër të miturve

Interneti është vendi i preferuar i miliona të rinjve për të kaluar kohën e lirë, por ata nuk e dinë se kjo dëshirë mund të transformohet në një kurth. Kjo është mënyra e re për të lidhur miqësi në kohën e internetit, por mund të jetë edhe një vend “gjuetie” për pedofilët dhe “gjahtarët e seksit”.

“Facebook”, sajti i rrjetit social më popullor të planetit, ka vendosur të mbrojë adoleshentët duke vënë në funksion një kambanë alarmi: një buton paniku për minorenët, por që mund të përdoret edhe nga të rriturit nëse është e nevojshme. Nëse përdoruesit e vegjël mendojnë se kanë hyrë në kontakt me një “gjahtar seksi”, mund t’u kërkojnë menjëherë ndihmë ekspertëve. Këta të fundit janë specialistë, të cilët mbështesin dhe ndihmojnë viktimat e reja, i mbrojnë kundër rreziqeve dhe denoncojnë “mishngrënësit”.

Prej ditës së pardjeshme në faqet “Facebook”, britanike dhe jo vetëm, është futur një opsion i ri sigurie, ideuar veçanërisht për mbrojtjen e adoleshentëve nga mosha 13 deri në 18 vjeç. Qëllimi është mbrojtja e fëmijëve nga të rriturit, të cilët mund të përpiqen t’i joshin online dhe më pas t’i takojnë jashtë internetit, në jetën reale. Me një klikim të mausit, të rinjtë mund të lidhen me personelin e “Child Exploitation and Online Protection Centre” (Ceop), një shoqatë e specializuar për mbrojtjen e minorenëve përballë kërcënimeve për shfrytëzim dhe abuzim seksual në rrjet. Nëse një djalë ose një vajzë dyshojnë se mos kanë pranuar ndonjë ftesë të dyshimtë nga një mik, duke shtypur butonin e panikut mund të gjejnë menjëherë dikë për të biseduar.

Prej fillimit të këtij viti në Mbretërinë e Bashkuar filluan të qarkullojnë njoftime të ndryshme derisa “Facebook” u detyrua të merrte masa të këtij lloji, duke qenë se disa gjahtarë seksi e kishin përdorur rrjetin social për të tërhequr gjahun e tyre. Presioni për të vënë masa të rrepta u rrit pasi një 17-vjeçar i quajtur Ashleigh Hall u rrëmbye, u dhunua dhe më pas u vra nga një burrë i cili ishte shtirur si adoleshent, pasi e kishte bërë shok në “Facebook”. Me kalimin e kohës, sajti do të bëjë edhe një fushatë të fortë sensibilizuese për të informuar përdoruesit e tij më të rinj rreth opsioneve të reja, duke i ftuar ata që të informohen me të rejat më të fundit.

“Mendojmë se ekzistenca e këtij butoni paniku, do të jetë si një sinjal paralajmërues kundër pedofilëve”, pohon Jim Gamble, drejtori i “Ceop”. Joanna Shields, zëvendëspresidente e “Facebook” për Europën, thotë se nuk bëhet fjalë për armë zgjidhëse për ta bërë më të sigurt përdorimin e internetit. “Kemi zgjedhur një rrugë të re për të ndihmuar të rinjtë të ndihen të sigurt nga ky drejtim kur janë online, megjithatë kjo mund të arrihet me një sforco të vogël nga ana e industrisë, policisë, familjeve dhe vetë të rinjve të cilët mund ta ruajnë vetë sigurinë në internet”. James Brookshire, zëvendësministri britanik për parandalimin e krimeve, thotë se “një numër gjithnjë e më i madh kriminelësh seksualë përdorin rrjetet sociale për të fshehur identitetin e tyre, në mënyrë që të lidhin miqësi me adoleshentë ose fëmijë”. “Butoni i panikut përfaqëson mbrojtje”, thotë zëvendësministri, “por është e rëndësishme që qeveria të vazhdojë të punojë me profesionistët e sektorit, policinë dhe prindërit për t’i ndërgjegjësuar të miturit ndaj rreziqeve që u kanosen kur janë në internet”.

gazeta-shqip

Fëmija im nuk flet!
Të folurit e vonuar mund të përkufizohet si mosarritje e aftësive folëse të ngjashme me bashkëmoshatarët e tjerë nga ana e fëmijës. Nëse një fëmijë nuk arrin të flasë në përputhje me moshën që ka atëherë mund të ketë “probleme të folurit” ose “vonesë në zhvillimin gjuhësor”. 			Nëse çrregullimi ka lidhje me ndonjë organ të trupit përkufizohet si “çrregullim gjuhësor organik”, por nëse çrregullimi nuk ka lidhje me ndonjë organ, atëherë quhet “çrregullim gjuhësor funksional”.

Për një të folur normale fëmija duhet të ketë të zhvilluar aftësinë gjuhësore, të nxjerrë zëra dhe të mos ketë probleme në organet që mundësojnë funksionin e të folurit. Prandaj duhet të ketë një zhvillim normal të inteligjencës, dëgjuarit, shikuarit, hapësirës së gojës, rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, të mushkërive dhe sistemit nervor e muskulor që sigurojnë ushqimin e të gjitha shqisave. Për këtë arsye për të përcaktuar nëse një fëmijë ka çrregullime në të folur më parë duhet të kontrollohen syri, veshi, hunda, goja, sistemi nervor dhe sistemi kockor-muskulor.

Një nga shkaqet më të rëndësishme në të folurin e vonuar është dëgjimi i pakët. Dëgjimi i pakët mund të jetë i lindur ose të shfaqet më vonë. Dëgjimi vetëm i zërave të lartë, i disa zërave të caktuar nuk tregon se fëmija ka probleme në dëgjim por mund të bëhet shkak që fëmija të mos flasë. Prandaj është e rëndësishme të bëni një vlerësim dhe kontroll të hollësishëm të fëmijës që mendoni se ka probleme në të folur. Ndërsa dëgjimi i pakët i shfaqur më vonë shkaktohet nga prishja e ajrosjes së veshit të mesëm tek fëmijët që kanë probleme të shpeshta në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Përveç kësaj edhe dëmtimi i qiellzës apo probleme tjera brenda gojës mund të bëhen shkak për të folurën e vonuar.

Neurologu dhe psikiatri i fëmijëve punojnë bashkë për të gjetur patologjinë e këtyre fëmijëve. Fëmijët që nuk paraqesin probleme organike atëherë kanë çrregullim funksional. Problemi mund të jetë çrregullim i funksionit të të folurit ose vonese e zhvillimit gjuhësor.

Tek fëmijët 18-20 muajsh të cilët kanë të zhvilluar gjuhën marrëse por jo atë shprehëse mund të ketë vonesë në zhvillimin gjuhësor. Fëmija i cili nuk ka asnjë shqetësim organik por justifikohet me historinë e një ngjashmërie gjenetike në të folurin e vonuar mund të ndiqet me metodën ‘prit-shiko’.

Në krahasim me vajzat, djemtë shfaqin më shumë probleme në të folur. Gjatë këtij proçesi këshillohet informimi i prindërve për të kontribuar sa më shumë në zhvillimin gjuhësor të fëmijëve. Me fëmijët duhet të vendoset një komunikim efektiv dhe i mjaftueshëm dhe duhet t’u jepet mundësia të flasin e të shprehin mendimet e tyre.

Ja rastet e dyshuara të të folurit të vonuar:

Çdo fëmijë sa arrin në moshën 3-6 muajshe mund të nxjerrë zëra të thjeshtë dhe kjo nuk është shenjë treguese që ai fëmijë nuk ka probleme me dëgjimin.

Çdo fëmijë i porsalindur duhet të kontrollohet për dëgjimin.

Në moshën 6-12 muajshe fëmija duhet të nxjerrë zëra si “ba ba ba” , “ma ma ma”

Në moshën 12 muajshe fëmija duhet të kuptojë përgjigjen ‘po‘ ose ‘jo’ dhe të reagojë kur e thërrasin me emrin e tij.

Në moshën 12-16 muajshe duhet të shqiptojë dy fjalë si “mami’, ‘babi’.

Kur të mbushë dy vjeç duhet të ketë një fjalor prej 5-10 fjalësh.

Në moshën 24-36 muajshe kupton pyetjet ‘çfarë është kjo?’ , ‘Ku është topi?‘ , ‘Kush jam unë?’ dhe duhet të japë përgjigje të pranueshme.

Në moshën 24-36 muajshe duhet të krijojë fjali me dy ose tre fjalë.

Pas muajit të 36 –të duhet të ketë një të folur të qartë që mund të kuptohet nga të gjithë.

Në moshën 4-5 vjeçare mund të tregojë një ngjarje të thjeshtë.

Në moshën 7 vjeçare mund të tregojë edhe një ngjarje të komplikuar.

/gazetastart/

Injorantët me diploma
Të flasësh mbi fenomenin e universiteteve private tashmë është kthyer në sportin e preferuar të çdo biznes-akademiku që synon legjitimimin e statusit të tij duke konservuar të vërtetat e kulluara nëpërmjet pohimit dhe ripohimit të realitetit si të tillë. Në këtë drejtim roli i biznes-akademikut është qartësisht i kuptueshëm, pasi pohimi i së vërtetës aktuale shënon saktësisht krijimin e identitetit të studentit të universitetit privat, gjë që është një rrjedhojë logjike e ekzistencës së akademikut biznesmen.

Deri këtu çdo gjë është në vendin e vet. Por në momentin që krijohet pohimi i vetë studentit të universitetit privat si pohim për veten e tij, këtu racionalja rrudhet për t’u katapultuar edhe një herë në zonën ku absurditeti është në shtëpinë e tij. Figura e studentit si shtresa sociale më progresiste e fundit të viteve ‘60 gjatë protestave të studentëve në perëndim, ka krijuar shëmbëlltyrën e saj në Shqipërinë e shekullit XXI. Kur trajtohen problemet në lidhje me përgatitjen intelektuale të studentit shqiptar kryesisht faji i vihet mbizotërimit të universiteteve private të dekadës së fundit. Në këtë shkrim do të trajtohet çështja se si këto universitete nuk janë shkaktare, por janë pasoja të mjerimit intelektual të studentit shqiptar, gjë që siç do të argumentohet në vijim, prodhon një student privat brenda një institucioni me mision publik. Dimensioni i parë që evidenton këtë pikëpamje shfaqet në rrafshin ekonomik. Në momentin që individi derdh kuotën e tij prej 2000 eurosh (a më shumë) në një universitet privat, ai bëhet automatikisht student i këtij universiteti. Pikërisht në këtë moment na shfaqen dy çështje thelbësore: së pari, pas derdhjes së shumës përkatëse, paratë e paguara si një mjet këmbimi, studenti i ka shkëmbyer me dijen që do t’i servirin për konsum. Së dyti, që në momentin e derdhjes së shumës, studenti do të marrë një vlerë fillestare të cilën pas përfundimit të studimeve dhe daljes në tregun e punës do të kërkojë ta barazojë dhe më pas ta tejkalojë në varësi të vlerës së këmbimit të diplomës së tij. Nga këtu dalim në përfundimin se meqë studenti pas derdhjes së parave konsumon dijen që i serviret, atëherë sikurse pagesa e tij përbën vlerën e tij fillestare (të cilën që nga këtu do të emërtohet jo rastësisht si “vlera e prodhimit”), po kështu dija që i serviret atij përcakton vlerën e tij të këmbimit në treg, dije kjo e cila funksionon vetëm në varësi të vlerës së prodhimit të studentit. Nga ana tjetër sa më i lartë të jetë hendeku mes vlerës së prodhimit të një studenti dhe vlerës së këmbimit te tij në treg, aq më e lartë është vlera e atij studenti, por që mundësia është e lartë që tregu të mos i japë studentit një vlerë këmbimi dhe si rezultat ai mbetet i papunë rrjedhimisht në pamundësi për ta barazuar vlerën e tij të prodhimit. Për paralelizëm mjafton të përfytyrojmë një biznes në të cilin që të nxirret fitim duhet investuar paraprakisht një kapital fillestar, vlera e të cilit do të kompensohet vetëm pas disa vitesh, por që mundësia e falimentimit është tepër e lartë. Kjo është situata e studentit të sotëm në universitetet private. Pra nuk është thjesht çështja se universitetet janë shndërruar në biznese, por që studentët janë pikërisht ata që e bëjnë të mundur fitimin e këtyre bizneseve nëpërmjet shndërrimit të qenies së tyre në biznese të gjalla. Në këtë drejtim studenti dhe biznes-akademiku duke u shndërruar në një gjë të vetme i japin fund dialektikës së tyre individuale. Pra është e qartë se përbrendësimi që i bën universiteti si pohues i të vërtetave të kulluara studentit si mohues të këtyre të vërtetave është saktësisht origjina e këtij problemi. Rrjedhimisht në këto kushte nuk mund të flitet më për universitetin e studentëve por vetëm për studentë universitarë, domethënë studentë që i përshtaten mjedisit ku vegjetojnë (ashtu sikurse bëjnë gjallesat shtazore).

Kriza e studentit shqiptar nuk buron së jashtmi (si p.sh nga sistemi arsimor) por ajo është një krizë e brendshme si rezultat i shpërbërjes së identitetit të tij nga esenca fillestare (dija).

Po t’i hedhim një sy autorëve më në zë të politikave identitare si Hobsbaum apo Barth mësojmë se identiteti në fakt nuk është një e dhënë e përjetshme por ai krijohet, ashtu si gjithçka tjetër. Formimi i një identiteti vjen si rezultat i kundërvënies së tij subjektive ndaj të vërtetave dominuese. Kësisoj identiteti është në vetvete një mohim. Një mohim ndaj rrethanave të jashtme në mënyrë të tillë që t’ia përshtasë vetes këto rrethana. Sipas këtij këndvështrimi biznes-studenti shqiptar jo vetëm që nuk do të ishte një mohim ndaj të vërtetave dominuese por realisht ai do të ishte një mohim i vetvetes. “Unë dua vetëm një mesatare të lartë” do të thoshte dikush, “në fund të fundit mua tregu këtë më kërkon”. Po t’i referohemi iluminizmit gjerman, ky lloj vullneti do të ishte saktësisht vullneti i skllavit. Në bazë të kësaj logjike studenti nuk duhet kurrsesi t’i përshtatet tregut (këtij të jashtmi që shkakton tjetërsimin e identitetit studentor) por përkundrazi ai duhet që kërkesat e tregut t’ia përshtasë vetes. Kjo do të ishte me pak fjalë vullneti i njeriut të lirë i evokuar aq fuqishëm nga studentët e 68’-ës në perëndim të cilët sollën një emancipim aq të rëndësishëm në art, kulturë, filozofi, të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha të grupeve të marxhinalizuara të shoqërisë. Një ndër faktorët kryesorë që e tjetërson studentin nga esenca e tij (dija) është instrumentalizimi i notës. Nëpërmjet këtij instrumentalizimi dija nuk është më e studentit, dija i përket tregut sepse realisht janë sipërmarrësit që caktojnë kuotën e dijes të kërkuar ndaj studentëve që duan të punësojnë dhe në këtë pikë dëshira e vetme e studentëve kufizohet vetëm e vetëm tek përshtatja ndaj tregut. Duan t’i përshtaten tregut në mënyrë të tillë që nota që morën të shkëmbehet sa më shtrenjtë në treg. Kjo situatë favorizohet edhe më tej nga paaftësia e studentëve për t’u bashkuar ashtu sikurse në të shkuarën, në të njëjtin grup social. Dyzimi që u është bërë identitetit të tyre social ka ndikuar që studentët të mos jenë më NJE në promovimin e të drejtave të tyre si një prej grupeve të marxhinalizuara të shoqërisë. Dhe këtu vijmë në dimensionin e dytë që është ai social. Duhet thënë se së bashku me mbizotërimin e universiteteve private është formuar gjithashtu një grup i ri social brenda grupit te studentëve, bëhet fjalë për grupin e nouveaux riches ku përfshihen të gjithë ata që vendin e punës e kanë siguruar paraprakisht falë sistemit të tarafeve, por që kanë nevojë për një copë letre për ta justifikuar këtë vend pune. Këtu bëjnë pjesë  edhe ajo kategori që nuk kanë nevojë për dijen për të përcaktuar vlerën e tyre të këmbimit por përkundrazi në rastin e tyre është vlera e këmbimit (fakti që bëjnë pjesë në një familje të pushtetshme në vend) në varësi të së cilës përcaktohet dija e tyre. Fakt është se pjesa më e madhe e këtyre nouveaux riches sot gjenden në universitetet private dhe këta luajnë një rol të rëndësishëm në përçarjen e kategorisë sociale të studentëve si NJE. Tanimë grupet e marxhinalizuara të studentëve së bashku me elitën nouveaux riches mjerisht identifikohen si i njëjti grup social. Emancipimi nën këtë kontekst mund të vijë vetëm si rezultat i refuzimit të këtij identiteti nga ana e atyre që e duan dijen dhe jo vlerën e saj të këmbimit, e atyre që e duan dijen si qëllim në vetvete dhe jo si mjet, e atyre që e mohojnë këtë status-quo dhe jo atyre që e pohojnë atë, atyre që guxojnë të ëndërrojnë dhe jo atyre që vegjetojnë. Por për të arritur këtë duhet synuar procesi i pamundësisë së identifikimit duke u mbështetur në silogjizmin: “a i përkasim ne grupit të studentëve të Shqipërisë apo jo, dhe çfarë rrjedh nga kjo?” Sepse studenti nuk ka si të mos jetë NJE, përndryshe ai nuk do të ishte më student. Çdo lëvizje progresiste e viteve 60’-70’ të shekullit të kaluar ka ardhur pikërisht si rezultat i bashkimit të studentëve në NJE. Studenti nuk është notë, regjistër, provim, diplomë, biznes. Studenti është universitet. Universiteti është pasojë e ekzistencës së studentit dhe jo e kundërta, rrjedhimisht duhen ndërtuar studentë dhe jo universitete. Faktet kanë treguar se sa më shumë shtohet sasia e këtyre të fundit, aq më shumë shtohet zbehja e cilësisë së tyre. Duhet prodhuar dije dhe jo diploma. Duhet prodhuar vatër mendimi dhe jo fole’ injorance. Lëvizjet studentore të shekullit të kaluar na mësojnë se kjo mund të arrihet vetëm falë vullnetit për të refuzuar grupimin në mënyrë të tillë që t’ia përshtasin vetes rrethanat e jashtme, dhe jo t’i përshtatet vetja rrethanave të jashtme. Sikurse shkruan Jacques Ranciere, nuk duhet të jenë dijet dominuese që formojnë një student, përkundrazi dijet dominuese formojnë një student mohues sepse dija dominuese pasi i distribuohet studentit ajo filtrohet nga mendja e tij duke e ndryshuar krejtësisht formën e saj të mëparshme, kështu që është studenti që formon dijen dhe jo vice versa. Është e dukshme pra se cilësia e universiteteve shqiptare nuk është shkak i prodhimit të këtyre injorantëve me diploma, por është saktësisht mungesa e vullnetit për të refuzuar ajo që e bën ekzistencën e këtyre injorantëve faktor vendimtar në cilësinë e dobët të universiteteve shqiptare. Dhe kjo katastrofë intelektuale nuk rregullohet nga tregu, përkundrazi rizgjimi i dijes dhe mendimit kritik është ai që duhet t’ia përshtasë tregun vetes. Rizgjimi i studentëve si një grup i bashkuar është shpëtimi i vetëm për dijen dhe mendimin në universitetet tona. Përndryshe tregu do të gllabërojë edhe ato pak gjëra që i ka lënë pa gllabëruar studentit shqiptar. Kësaj shëmbëlltyre që më tepër sesa shpresën e së ardhmes, mbart në vete apatinë e së shkuarës të cilën na e sjell dhe na e risjell vazhdimisht thjesht dhe vetëm falë prezencës së tij si një send frymor, vegël e dëshirës se si të tjerët vendosin ta vënë në përdorim.

/tiranaobserver/

4 575 të rijnë shqiptarë të diplomuar të papunë…!
Punësimi i të rinjve është një nga problemet më kryesore në ditët e  sotme. Shumë të rinj pasi diplomohen rrezikojnë të qëndrojnë si  punëkërkues për një kohë të gjatë ose të punojnë në profesion ndryshe  nga ai për të cilin kanë studiuar. Ndërkohë që, tregu i punës tregohet  më pak zemërgjerë me të rinjtë me arsim 9-vjeçar dhe të mesëm të cilët  përbëjnë numrin më të madh të papunëve sipas statistikave.

Shërbimi  Kombëtar i Punësimit

Sipas drejtorit të Shërbimit Kombëtar  të Punësimit Maksim Sotiri, për të rinjtë ndiqet një politikë e veçantë  në të gjithë zyrat e punësimit pasi janë më të preferuarit. “Për ata  ekziston dhe një program nxitjeje punësimi i cili ka filluar të  aplikohet në verilindje të vendit dhe aktualisht ka 15 ditë që ka  filluar” tha drejtori Sotiri. Kjo është një iniciativë e PAKU-t në  bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Kulturës, Arsimit,dhe INSTAT-it, që  po hartojnë Planin e Aksionit të Punësimit. Po sipas drejtorit ky plan  do të miratohet në qershor dhe do të funksionojë për tre vjet për  nxitjen e punësimit të të rinjve. Për këtë arsye, është ngritur një  qendër në Shkodër ku janë regjistruar 50 të rinj dhe pritet të hapet një  qendër tjetër në Kukës. Ndërsa, qeveria merret me politikën e vendeve  të punës, ndërkohë që, ne jemi instrumenti midis shtetit dhe  punëkërkuesit si lehtësues. Në këtë sistem i ka pjesa e tregut daljet  dhe hyrjet që kanë të bëjnë me punësimin. “Ne jemi një agjenci që  regjistrojmë çdo qytetar me vullnet të lirë. Ne ndihmojmë njerëzit që  janë më në nevojë” u shpreh drejtori i SHKP-së. Tregu ka një dinamik ku  ti analizon tregun e punës, analizon vendet. E rëndësishme, sipas tij,  është përvoja e punës e cila kërkohet nga tregu. Ndër të tjera Sotiri  theksoi se të papunët që nuk regjistrohen në zyrat e punësimit si  punëkërkues nuk quhen të papunë  sipas Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Statistika

Statistikat  e tremujorit të parë të këtij viti nxjerrin më problematik të rinjtë me  arsim 9-vjeçar dhe të mesëm ku numri i të papunëve është 63 173 mijë  për të rinjtë me arsim 9-vjeçar dhe 43 737 mijë për të rinjtë me arsim  të mesëm të përgjithshëm. Ndërkohë, për të rinjtë me arsim të lartë ky  numër është vetëm 4 575 sipas Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Për sa i  përket të rinjve nga mosha 20-24 vjeç ky numër është 17 070 dhe të  rinjve nga mosha 25-29 vjeç është 15 569 të cilët rezultojnë të papunë.  Ndërkohë që,meshkujt përbëjnë numrin më të madh të rinjve të papunë nga  statistikat e vitit 2008, ku numri i të papunëve ishte në total 37 743,  nga të cilët  22 746 vetëm meshkuj. Kurse për vitin 2009  numrin më të  madh të rinjve të papunë e regjistrojnë femrat me 14 803, nga 28 797 që  ishte totali. Sipas përfaqësuesve të Shërbimit Kombëtar të Punësimit të  rinjtë nga mosha 20-24 vjeç e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune  për shkak të mungesës së përvojës të cilën e kërkon tregu sot. Ndaj  ekziston praktika profesionale e të rinjve për 6 muaj ku subvencionon  shteti për të qenë profesional në tregun punës. Ndërkohë që, të rinjtë  nga ana e tyre janë skeptike për të ardhmen duke ia vënë fajin  masivizimit të universiteteve. Pasi numri i të rinjve të diplomuar është  shumë i lartë krahasuar me vendet e punës që ofron tregu.

Për  3-mujorin e vitit 2010

4 575

të diplomuar

rezultojnë  të regjistruar në zyrat e punës të papunë. Kjo statistikë është për  tremujorin e parë të vitin 2010. Sipas drejtorit të Shërbimit Kombëtar  të Punësimit Maksimi Sotiri shkaku kryesor që këta janë të papunë është  pasi tregu i kërkon me përvojë punë.

43 737

me arsim

të  mesëm të përgjithshëm rezultojnë të regjistruar në zyrat e punës të  papunë. Kjo statistikë është për tremujorin e parë të vitin 2010. Sipas  drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit Maksimi Sotiri shkaku  kryesor që këta të rinj janë të papunë është pasi tregu i punës i kërkon  me përvojë pune.

63 173

me arsim

9-vjeçar rezultojnë të  regjistruar në zyrat e punës të papunë. Kjo statistikë është për  tremujorin e parë të vitin 2010. Sipas drejtorit të Shërbimit Kombëtar  të Punësimit Maksimi Sotiri këta janë dhe pjesa më problematike e të  rinjve të papunë.

17.070

të rinj

nga mosha 20-24  vjeç rezultojnë të regjistruar në zyrat e punës të papunë. Kjo  statistikë është për tremujorin e parë të vitin 2010. Sipas drejtorit të  shërbimit kombëtar të punësimit Maksimi Sotiri shkaku kryesor që këta  janë të papunë është pasi tregu i kërkon me përvojë punë.

/tiranaobserver/

Shqipëria po “plaket”
Ulet ndjeshëm fertiliteti tek ciftet  shqiptare. Nga 3.3 femijë që  llogaritej në vitet 93-95 lindshmeria ka  rënë në 1.6 fëmijë për grua në  vitet 2006 – 2008.

Studimet e fundit përllogarisin të  kemi vetëm 35 mijë lindje ne vit ne rang kombëtar. Kjo për shkak se  ciftet janë të prirur drejt karrierës dhe se shpeshhere zgjedhin dhe  rrugen e gabuar per te penguar nje shtatzani te padëshiruar.

Ministria  e Shendetësise dhe USAID kanë nisur një fushatë sensibilizimi për  rritjen e përdorimit të metodave kontraceptive  bashkëkohore për  parandalimin e shtatzanive të paplanifikuara.

“Duhet të jemi sa  më metodikë, sa më këmbëngulës te kjo fushatë me sa më pak patetizëm te  mesazhet tona”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Perdorimi  i kontraceptiveve  nga 8% ne vitin 2002 eshte rritur ne 11 % ne vitin  2009. Ky nivel i ulet i perdorimit i shoqeruar dhe me numrin e ulet  te  lindjeve tregon se aborti eshte alternative kryesore ne rastet kur ndodh  nje shtatzani e padeshiruar.

/top-channel/

Të rriturit e vegjël
Si në Perëndim, ashtu edhe në botën e tretë, për arsye të ndryshme  fëmijët nuk është se ia kalojnë dhe aq mirë dhe ne të rriturit kemi  shumë përgjegjësi për këtë gjë, sepse pretendojmë prej tyre që të jenë  “të pjekur”, ose të sillen si të rritur. Asnjëherë nuk pajtohemi me  idenë që janë fëmijë dhe kanë botën e tyre dhe kur është nevoja duhet  t’i dëgjojmë. Në fakt duhet të gjejmë kohën për të qëndruar me ta, për  të shkëmbyer mendime, në mënyrë që të rriten në një mënyrë tjetër.  Kështu mendon një antropolog 66-vjeçar nga Torino. Pasi ka shëtitur  pothuajse të gjithë botën dhe ka qëndruar për një kohë të gjatë në  Afrikë, ka arritur në këtë përfundim: “Për sa i përket të vegjëlve nuk  kanë nevojë për të rriturit, madje ata janë pjesa më e mirë e racës  njerëzore”.

Në Jug të Sudanit, gjatë luftës, mijëra fëmijë të mbetur jetimë,  organizoheshin në marshime të gjata, gjë që do t’i ndihmonte të  shpëtonin. Në Kongo kishte 12-vjeçare të cilat konsideroheshin shtriga.  Diaspora “e zezë” ka sjellë të njëjtat bindje edhe në Europë.

Antropologu nuk ka pasur fëmijë. Përvoja e tij nuk është e  drejtpërdrejtë, por e bazuar mbi fushën shkencore, prej së cilës ka  arritur në përfundimin që të vegjlit ia dalin mbanë kur nuk na kanë ne  pranë.

Profesor, ju thoni se fëmijët janë në gjendje të  organizohen vetë dhe në mënyrën më të mirë madje. Si është e mundur kjo?

Po, është e vërtetë, sepse gjejnë gjuhën e përbashkët me  njëri-tjetrin, duhen, nuk kanë sjellje agresive. Krijojnë një botë të  tyren që ne e perceptojnë, por asnjëherë nuk e kuptojmë.

Të rriturit u imponohen fëmijëve, sepse janë më të  fuqishëm?

Në fakt, fuqia kulturore e fëmijëve e mposht forcën fizike të të  rriturve. Ne kishim ku të mbështeteshim, ata nuk kanë besim te prindërit  e tyre. Duket sikur thonë shpesh: “Çfarë mund të pres nga ky njeri që  nuk di të më japë asgjë dhe nuk i kupton asnjëherë fjalët e mia?”. Ne të  rriturit duam që ata të bëhen të rritur perfektë.

Si duhet të jenë fëmijët perfektë?

Nuk duhet të kenë një histori të dhimbshme pas krahëve. Barack Obama  ka thënë: “Nëse ulemi në këtë tavolinë dhe kujtojmë çdo gjë që na ka  lënduar, nuk do të bëjmë asnjë hap përpara, në asnjë drejtim”.

Ju dukeni se e keni humbur vlerën e kujtesës…

Çdo fëmijë ka kujtesë afatshkurtër: nuk ka shumë gjëra për të  kujtuar, por në fakt u ngulitet gjithçka në kokë. Një kujtesë e shkurtër  është më e thjeshtë për t’u mbajtur nën kontroll. Të jesh fëmijë është  diçka shumë e bukur, jo vetëm për faktin se ke një trup të vogël, por  edhe sepse ke mendje të kthjellët.

Kur fillon të ndryshojë situata?

Quhet “antropopoiesi”, fabrika e të rriturve. Fëmija nuk ka ende një  identitet. Ne të rriturit kemi bindjen që historia ndalon, ndërkohë që  për fëmijët, dita e nesërme është gjithmonë ndryshe nga e djeshmja. Në  kulturat jashtë botës perëndimore, shtypja kulturore është  jashtëzakonisht e dhunshme, fillon që ditën e parë që lind dhe përfundon  ditën që vdes. Nuk pranohen kultura ekstreme siç është  homoseksualiteti. Një fëmijë nuk është as burrë dhe as grua. Gjërat e  tij kristalizohen kur fillon të rritet.

Po në botën perëndimore, si funksionojnë gjërat?

Kemi miliona koncepte dhe pak metoda ku të mbështetemi. Megjithatë  nuk janë koncepte themelore për mbijetesën. Bota jonë është më e pasur,  por jo e bashkuar. Individualizmi na ndihmon të mbijetojmë në grup.

Cili model është i preferuar, i vendeve perëndimore apo i  botës së tretë? Cila i jep më liri fëmijëve?

Askush nuk është krejtësisht i lirë: duhet t’i referohemi gjendjes së  lirisë, që mund të ndërtohet si sistem. Në Perëndim e kemi zëvendësuar  zgjedhjen natyrore me atë kulturore: tani lindim vetëm një fëmijë dhe ai  duhet të jetë perfekt. I ngarkojmë përgjegjësi të mëdha dhe ai nuk  duhet të gabojë. Nuk mundet të gabojë.

Profesor, po ju çfarë propozoni?

Duhet të ketë bashkëpunim mes prindërve dhe shoqërive. Në shumë vende  afrikane është një i afërm që kujdeset dhe ndihmon fëmijën, por nëse  është e nevojshme edhe e ndëshkon. Në Europë, kur një fëmijë gabon, kam  dëgjuar shumë prindër të cilët thonë: “Po ky dreq fëmije pse nuk dëgjon.  Çfarë i mungon?”.

Ç’lidhje duhet të ketë në marrëdhënien të rritur-fëmijë?

Ti më mëson, unë gjithashtu. Si antropolog, mendoj se nuk kam ç’të  mësoj nga fëmijët. E di që kam mendim të gabuar. Megjithatë kam dëgjuar  nga shumë njerëz se nga fëmijët mëson shumë.

/gazeta-shqip/

Jo në kompjuter pas mësimeve, harrohet 70% e mësimit
Psikologët deklarojnë se fëmijët që merren me  kompjuter pasi kryejnë mësimet, harrojnë rreth 70% të asaj që kanë  mësuar. 			Kjo e dhënë u bë e ditur në një konference për  nxënësit, prindërit dhe mësuesit e shkollave fillore rreth detyrave që u  takojnë prindërve dhe nxënësve për të qenë të suksesshëm, zhvilluar në  Bursa të Turiqsë. Duke nënvizuar rëndësinë e mësimit dhe të përsëritjes  së mësimit në shtëpi, psikologët theksojnë se përdorimi i pakontrolluar i  celularit, i televizorit dhe i kompjuterit nga fëmija ndikon  negativisht në përqendrim dhe në të mësuar.

Duke theksuar se  përveç nxënësve përgjegjësia më e madhe u takon prindërve, psikologët  thonë se “gjatë kohës që shohim televizor para syve kalojnë 25 figura në  sekondë. Ndërsa brenda një ore të kaluar para televizorit kalojnë 90  mijë figura. Si rezultat i kësaj shohim një deformim të syrit dhe  trurit. Leximi i të paktën tre librave në javë dhe 144 librave në vit do  të forcojë përqendrimin e nxënësit dhe do të përmirësohet në gjykim,  njohuri dhe në komentimin e një çështjeje.”

/gazetastart/

Adoleshentët, të fiksuar pas mesazheve
Brezin e  ri pa frikë mund ta quajmë “texteen”, një bashkim mes fjalëve  “teenager” dhe “texting”. Të rinjtë nga 6 në 19 vjeç janë përdoruesit më  të “rrezikshëm”, të telefonave dhe rrjedhimisht edhe dërguesit e sëmurë  të mesazheve.

Brezin e ri pa frikë mund ta quajmë “texteen”, një bashkim mes  fjalëve “teenager” dhe “texting”. Të rinjtë nga 6 në 19 vjeç janë  përdoruesit më të “rrezikshëm”, të telefonave dhe rrjedhimisht edhe  dërguesit e sëmurë të mesazheve. Numri i mesazheve që një adoleshent  amerikan dërgon dhe merr çdo muaj është 428.

Rreth 79 për qind e atyre  që kanë telefona përdor sms-të, por kjo shifër nuk vlen vetëm për  adoleshentët, te 65-vjeçarët numri i personave që dërgojnë mesazhe është  rritur me 33 për qind. 2300 miliardë SMS dërgohen në botë çdo ditë. Për  psikologët, ky është brezi i të rinjve të sëmurë pas SMS-ve. Çështja  është më serioze sesa duket, ndaj deri diku do të ishte e gabuar që ta  saktësoje se kjo lloj patologjie ka prekur kryesisht të rinjtë. Ajo që  po shqetëson gjithnjë e më shumë shoqërinë tonë janë aksidentet rrugore  të shkaktuara nga të rinjtë që nuk arrijnë të heqin duart nga tastiera e  telefonit edhe kur drejtojnë automjetin. Pas rastit të një makinisti në  Los Angelos, që disa muaj më parë nxori trenin nga binarët, sepse ishte  duke i shkruar një mesazh bashkëshortes, Kalifornia ka nisur një  fushatë parandalimi, ku ndalohet me ligj dërgimi i mesazheve gjatë kohës  që je në makinë, me gjoba të majme deri në 100 dollarë. “Duart në timon  dhe sytë në rrugë”, pati thënë guvernatori Arnold Schwarzenegger, që  menjëherë ka gjetur disa dhjetëra shtete që janë të gatshme ta ndjekin  në këtë kryqëzatë të re. Edhe pse kjo duket e pamundur, ish-terminatori  ka vendosur të marrë guximin. Shifrat nuk janë në anën e tij. Në Shtetet  e Bashkuara të Amerikës, numri i mesazheve të shkruara është më i lartë  se ai i telefonatave. Çdo amerikan dërgon ose merr çdo muaj 357  mesazhe, ndërsa numri i telefonatave brenda së njëjtës periudhë kohore  shkon në 204. Me telefon, më mirë të shkruash se të flasësh. Edhe pse  nuk bëhet fjalë për ndonjë revolucion kopernikan, ndryshimi i zakoneve  është i dukshëm. Edhe në Francë mesazhet i kanë kaluar prej kohësh  telefonatat. Që në vitin 2002, Ferzan Ozpetek, në një film të tijin,  tregonte një personazh të vrarë, që ishte shtypur nga një makinë, ndërsa  shoferi lexonte një mesazh. Në Itali një njeri dërgon mesatarisht 1.4  mesazhe në ditë, të dytët pas anglezëve. Çdo muaj aty shkruhen 300  milionë mesazhe, shifër që i kalon të 600 milionat gjatë festave të  fundvitit. Titulli “When texting is wrong” tregon gjithçka. Pas  aksidentit të një adoleshenteje “New York Times” e ka cilësuar këtë si  një rrezik social. “Të shkruarit mesazhe në mënyrë të vazhdueshme, jo  vetëm që i ndryshon raportet ndërpersonale, por edhe i dëmton ato”,  thotë opinionisti Randy Cohen. E përditshmja evokon një luftë të re  kulturore mbi rregullat e reja që duhen adaptuar për të lejuar  përdorimin e tyre të kufizuar. Në ambientet e punës kanë nisur të  qarkullojnë disa “ligje” që ishin efikase vetëm në kohën kur dolën për  herë të parë telefonat. Për momentin në Hollivud, “Creative Artists  Agency” dhe “United Talent Agency” kanë ndaluar përdorimin e telefonave  gjatë mbledhjeve. Disa shoqëri financiare njujorkeze e lejojnë  përdorimin e tyre në takimet e brendshme, por jo në takimet me klientët.  Hillary Clinton ishte e para pro numrit të kufizuar të mesazheve, e  cila, sapo hyri në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka kërkuar një  përdorim të moderuar të SMS-ve. Pavarësisht këtyre masave, SMS në formën  e tyre tradicionale vazhdojnë të jenë një nga mënyrat tona më të  preferuara të komunikimit: vetëm 10 për qind e përdoruesve e telefonisë  së lëvizshme kohët e fundit ka nisur të përdorë shumë edhe e-mail-in dhe  29 për qind përdorin MMS. Studiuesi amerikan, David Crystal, thotë se  “telefonata është më e shpejtë se letra, por mbetet më pak interesante  sesa një formë komunikimi ballë për ballë. Mesazhet janë më të shpejta  se e-mail-et, janë një rrugë e mesme e pranueshme”. Mesazhet, vazhdon  eksperti, e bëjnë më të gjallë dhe të sigurt komunikimin. Në fakt, sot  askush nuk do të guxonte të thoshte “nuk e kam lexuar, sepse nuk e kam  pasur telefonin me vete”. Nevoja për të shkruar SMS mund të kthehet në  një patologji, sidomos mes të rinjve. Një gazetar i “Orange County  Register”, Greg Hardesty, vuri re se e bija, Renia, kishte dërguar 14528  mesazhe brenda një muaji. Një fenomen ky në mënyrën e tij. “Një  adoleshent i shëndetshëm e përdor celularin në mënyrë të shëndetshme”,  tregon një profesor francez, autori i librit “SMS dhe pushteti i  jashtëzakonshëm”. Sipas tij, edhe vendosja e rregullave nuk mund ta  rregullojë këtë mani të përhapur jo vetëm mes të rinjve. “Automobil  Club” ka llogaritur se shpejtësia e reagimit të shoferit që është duke  shkruar një mesazh me telefonin personal ul me 35 për qind mundësinë për  të reaguar, një përqindje kjo më e lartë se tek ata që tymosin  marijuanë (21 për qind) madje edhe tek ata që kanë në gjak një përqindje  alkooli prej 0.8 përqindësh. Por në shumë vende të Europës nuk  ekzistojnë ligje si ato kaliforniane. “Shpesh harrojmë që është më e  thjeshtë të bëjmë një telefonatë. Nxënësve të mi u kam dhënë numrin e  telefonit dhe u kam kërkuar të më marrin në telefon dhe të mos më  shkruajnë mesazhe, sepse përndryshe nuk do të kem kohë t’u përgjigjem të  gjithëve”, tregon një tjetër studiues që është kundër përdorimit të  tepruar të SMS. Megjithëse mendimet janë të ndryshme. “Përveçse barbarë  të gjuhës, të rinjtë janë edhe shumë kreativë. Në 160 karaktere ata  duhet të përmbledhin dhe të thonë thelbin e gjërave”, tregon Crystal.

Transplanti i palcës së kockës, edhe në Shqipëri
Pas realizimit të transplanteve të para të veshkave në vendin tonë,  një tjetër ndërhyrje ambicioze është në plan për t’u përmbushur. Bëhet  fjalë për kryerjen e operacionit të transplantit të palës së kockës.  Dhjetëra pacientë që vuajnë nga leukozat, ndryshe nga tumoret e kockave,  por kryesisht edhe pacientët talasemikë shpeshherë kërkojnë ndihmë  pranë Ministrisë së Shëndetësisë, për të përfituar nga marrëveshjet e  bashkëpunimit, apo projektet ndihmëse, për t’u drejtuar për ndihmë të  specializuar në spitalet dhe qendrat shëndetësore europiane. Ndërkohë që  një lajm i mirë për realizimin e njërës prej ndërhyrjeve më të vështira  dhe të rëndësishme në të gjithë botën, vjen edhe për pacientët  shqiptarë. Inaugurimi i masterplanit të qendrës spitalore universitare  “Nënë Tereza”, do të jetë një ogur i mirë për pacientët që kanë nevojë  për kryerjen e transplantit të palcës së kockës.

Transplanti

Gjatë kësaj jave, ministri i Shëndetësisë, së bashku me një  delegacion ishin për një vizitë zyrtare në Kinë.

Pjesë e delegacionit ishte edhe drejtori i politikave shëndetësore në  Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Sipas tij, rezultantja e  takimeve është pozitive për disa fusha të shëndetësisë, por edhe për  projektin e realizimit të ndërhyrjen ambicioze. “Gjatë vizitës, pala  kineze ishte tepër e gatshme për ta ndihmuar Shqipërinë duke i dhënë  asistencë trajnimi dhe kualifikimi specialistëve shqiptarë. Po ashtu  është menduar të kryhet një binjakëzim mes spitalit universitar të  Pekinit, një nga më të mëdhenjtë në të gjithë botën dhe qendrës  spitalore universitare ‘Nënë Tereza’”, sqaroi Pëllumb Pipero. Sipas tij,  mendohet se transplanti i palcës së kockës është një ndërhyrje e cila  do të mendohet për t’u realizuar, menjëherë pas inaugurimit të  masterplanit të QSUT-së. Ndërkohë që ky operacion është një zgjidhje  shumë e mirë jo vetëm për pacientët talasemikë, por edhe për të sëmurët  nga leukomat.

Takimi

Delegacioni shqiptar ka zhvilluar një takim me ministrin e  Shëndetësisë kineze, Chen Zhu.

Në takim u ra dakord për ngritjen e  grupeve dypalëshe të punës, të cilët do të propozojnë veprime konkrete  në disa fusha prioritare të bashkëpunimit. Ndër to janë edukimi dhe  trajnimet në sektorë prioritarë shëndetësorë, si dhe bashkëpunimi për  njohjen e mjekësisë tradicionale kineze dhe praninë e saj në Shqipëri.

Palët diskutuan rreth shkëmbimit të eksperiencave në fushën e  sëmundjeve të gjakut dhe transplantet e palcës së kockës.

Në bashkëpunimin shqiptaro-kinez parashikohet shkëmbimi i  informacionit shëndetësor në kohë reale ndërmjet dy vendeve për  sëmundjet infektive dhe kronike. Gjithashtu, u ra dakord për vizita të  tjera në fushat e interesit të përbashkët. Së shpejti, një delegacion me  ekspertë teknikë në fushën e cilësisë dhe sigurisë së barnave do të  vizitojë Kinën për shkëmbim eksperience.

/gazeta-shqip/