Archive | Sociale

Tags: ,

Në 100 ditët e para të 2010-ës, 145 denoncime për dhunë në familje

Posted on 15 April 2010 by admin

Sipas të dhënave më të fundit të marra vetëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, rezultojnë se vetëm për vitin 2010, nga janari deri në prill, janë 145 denoncime për dhunë në familje. Nga këto kanë përfunduar 119 kërkesa dhe nuk ka pasur asnjë rast pajtimi. Sipas organizatave që merren me dhunën në familje, vetëm rreth 5 për qind e grave të dhunuara në familje denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. I vetmi burim informacioni mbetet në shumicën e rasteve vetë viktima, e cila në çdo rast nuk është e çliruar nga paragjykimet dhe stereotipat që ekzistojnë në shoqëri. Dhuna në familje, në raste të rralla përcaktohet dhe penalizohet si krim brenda familjes, duke mos u paraqitur kështu në statistikat zyrtare. Socializimi i grave dhe burrave në shoqërinë tonë dhe caktimi i grave në role dhe pozita inferiore që i mbajnë gratë të varura ekonomikisht, i bëjnë ato me vunerabël ndaj dhunës se burrave me të cilët jetojnë.  Shumë akte të dhunës nga ana e meshkujve janë një shenjë e dobësisë, pasigurisë dhe mungesës së vlerësimit për veten, të kombinuara me një kapacitet për dominim verbal ose fizik dhe një ndjenjë se ata duhet të jenë superiorë dhe të kontrollojnë gjithçka. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Kufizoni kohën e internetit të fëmijës suaj

Posted on 14 April 2010 by admin

Vite më parë ishte shumë e rëndësishme të instaloje një linjë private telefoni në dhomën e gjumit, kështu nënat dhe baballarët u besonin fëmijëve të tyre në bisedat që bënin. Nëse fëmija fliste shumë në telefon kjo gjë pasqyrohej në faturat e telefonit dhe në këtë mënyrë bisedave private u vinte fundi. Ndërsa sot interneti është rruga e cila kalon nga fëmijëria në adoleshencë. Adresat e veçanta të cilat janë si një udhëzues për familjet tregojnë se interneti mund të përdoret si një mjet social  i cili mundëson komunikimin mes fëmijëve të moshave 12-14 vjeç. Continue Reading

Comments (0)

Tags: ,

Universiteti i Tiranës, senati vendos rregulla të reja

Posted on 13 April 2010 by admin

TIRANE – Senati i Universitetit të Tiranës miratoi dje rregulloren e re të universitetit më të madh në vend. Nga njëra anë studentët e konsideruan këtë rregullore si një revolucion, për sa u përket të drejtave të tyre, por nga ana tjetër pohojnë se ka ende shumë mangësi. Edhe pse ky senat miratoi një pjesë të madhe të kërkesave të paraqitura nga studentët, nëpërmjet përfaqësisë së tyre në Këshillin Kombëtar Studentor, përsëri ngelën pika ku nuk u ra dakord. Kështu kërkesa e studentëve për praninë e një studenti gjatë procesit të rivlerësimit të tezave të provimit nuk u miratua nga senati. Por, ajo që iu ofrua studentëve ishte krijimi i një komisioni, i cili do të merret posaçërisht me kërkesat e studentëve. Continue Reading

Comments (0)

Tags: ,

Harrohen në internet, u vdes fëmija

Posted on 06 April 2010 by admin

Një çift bashkëshortësh nga Koreja e Jugut janë harruar pas lojërave në internet kafe, duke lënë të vdesë urie foshnjën e tyre në shtëpi. Policia koreane bën të ditur se çifti e kishte lënë në shtëpi fëmijën e vogël, i cili pas orësh të tëra kishte ndërruar jetë nga mospërkujdesja e prindërve. Agjencia e lajmeve “Yonhap” shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur para disa muajve në një qytet të Koresë së Jugut. Continue Reading

Comments (3)

Tags: ,

Tradhtia dixhitale, fundi i monogamisë?

Posted on 05 April 2010 by admin

Teknologjitë e reja të epokës moderne kanë dekretuar në njëfarë mënyre “fundin” e monogamisë.

A ka ndonjë person diku, mbase të fshehur në ndonjë cep,që mund të konsiderohet monogam? Ka shumë të ngjarë që jo, të paktën sipas asaj që shkruhet në të gjithë tabloidët që janë mbushur me histori tradhtish bashkëshortore të idhujve të botës. Këto rrëfime nisën me të famshmin Tiger Woods, dhe lidhjet e tij të shumta, e vazhdojnë me John Terry, që kishte shkuar me të fejuarën e një shoku të skuadrës dhe kjo, nga ana e saj, kishte marrë me radhë të gjithë kingët e kombëtares pa iu dridhur qerpiku. Continue Reading

Comments (0)

Tags: ,

Britani, Facebook shkakton tragjedi

Posted on 02 April 2010 by admin

Blogjet sociale mund të shkaktojnë edhe tragjedi, pasi përvec argëtimit që të ofrojnë, një pjesë e madhe e privatësisë nuk ekziston më nëse bëhesh anëtar.

Tragjedia e radhës ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku 56 vjecari Andrew Copland ka vrarë me armë zjarri ish bashkëshorten Julie Harrison dhe vajzën e tyre Maisie pasi zbuloi ne FB se ajo kishte nisur një tjetër lidhje dhe me pas qëlloi edhe veten. Continue Reading

Comments (0)

Tags: ,

Familja e Klodit të BB braktis qytetin, ambasadorët sot miting në Lezhë

Posted on 02 April 2010 by admin

LEZHE- Sheshi kryesor i qytetit të Lezhës sot pritet të jetë plot e për plot me njerëz.. Por tashmë jo kundër Klodit, homoseksualit tashmë të njohur të BB3, po me sa duket në mbështetje të tij.

Ajo që pritet të ndodh sot, është shkaktuar nga një sinjalizim i familjarëve të Klodit. Jeta e tyre në qytetin e Lezhës nuk është më si më parë. Për shkak të paragjykimeve të bashkëqytetarëve të tyre, ata janë detyruar prej disa ditësh që të largohen nga qyteti. Që prej ditës, kur Klodi Çela pranoi hapur se ishte homoseksual, të afërmit e tij janë gjendur nën presion. Continue Reading

Comments (1)

Tags: ,

Greqi, vdes shqiptari në spital pas rrahjes në burg

Posted on 01 April 2010 by admin

Janinë – Një shqiptar ka gjetur vdekjen në një spital të Greqisë, pasi u rrah barbarisht në një burg të Korfuzit. Viktima është shtetasi Lulzim Kago, 28 vjeç, i cili po kurohej prej dy ditësh në një spital në Janinë. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Continue Reading

Comments (0)

Tags:

Rritet numri i të miturve në Facebook

Posted on 29 March 2010 by admin

Një e katërta e të miturve ka profil në Facebook apo në rrjetet tjera për shoqërim online përkundër ndalesave, ka dëshmuar një hulumtim i kryer kohë më parë në Britani të Madhe.

Një prej katër fëmijëve në moshave tetë e 12 vjeçare ka profilin e vet në Facebook, MySpace apo Bebo. Hulumtimi është po ashtu brengosës për faktin se shumica e prindërve nuk kanë njohuri se fëmijët e tyre kanë profile nëpër faqet për shoqërim online.


“Ani pse rreziku për keqpërdorim të fëmijëve nëpërmes internetit çdo ditë është më i madh nuk kemi vërejtur prindërit të kenë shtuar kontrollin”, ka deklaruar zëdhënësi i kompanisë Ofcom e cila e ka kryer hulumtimin, duke shtuar se hulumtimi ka dëshmuar se tre nga dhjetë fëmijë në mes moshave 12 e 15 vjeç kanë kompjuter në dhomat e tyre.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 2.130 britanikë.

/Telegrafi / 28 mars 2010

Comments (0)

Tags:

Shqipëri: 32 për qind e popullsisë përdor internetin

Posted on 25 March 2010 by admin

Sali Berisha, kryeministër i republikës, deklaron se do të merren masa në shkolla e universitete që shkalla e penetrimit të internetit të rritet akoma Continue Reading

Comments (0)

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika