Posted on 26 February 2010 by admin
George Tenet, James Belushi, Joseph Diogardi, po japin para për Shqipërinë
Pravda: Shqipëria po pretendon të jetë gati “gjysma” e Evropës
Ky artikull është shfaqur në revistën e njohur ruse “Pravda”, i cili “zbulon” një plan sipas të cilit lobi shqiptar në Amerikë i përfaqësuar nga emra si ish-drejtori i CIA-s George Tenet, aktori James Belushi, ish-kongresmeni Joseph Diogardi dhe shqiptarët e tjerë brenda dhe jashtë trojeve të veta po punojnë për një Shqipëri të madhe. Edhe pse kjo është thjesht një fantazi dhe nuk ka asnjë bazë reale. Ajo ngjason me një teori konspirative e ngritur më shumë mbi hamendësime historike dhe politike. Titulli i artikullit është redaksional. Data 17 shkurt shënon dy vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga qeveria shqiptare e Kosovës. Që atëherë, Kosovën e kanë njohur vetëm 65 prej 192 vendeve anëtare të OKB-së. Por shumë shqiptarë, megjithatë, besojnë se pavarësia e rajonit është një përfundim i pashmangshëm. Dhe hapi i parë drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe, e cila, me përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të hyjë në disa zona të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbi dhe Greqi. Continue Reading
Posted on 24 February 2010 by admin
Kirurgu Craig Jurisevic tregon angazhimin e tij me UÇK-në në një libër, i cili tani po bëhet film – luan aktori i njohur Sam Worthington (nga filmi Avatar) ndërsa producente është një fituese e çmimeve Oscar dhe Emmy
Craig Jurisevic është kirurg i specializuar për zemrën dhe lektor në universitet. Me prindër sllovenë, por i lindur dhe rritur në Australi ai njihet për guximin e tij për të punuar në zonat më të rrezikshme të luftës. Continue Reading
Posted on 17 February 2010 by admin
Me që shumica e vizitorëve të këtij blogu janë nga Kosova, nuk mund te rrinim pa ju uruar këtë festë të shënuar.
Kanë kaluar ekzaktësisht dy vjet që kur Kosova shpalli pavarësinë dhe po përgatitet të ndezë qirinjtë e tortës së pavarësisë. Në Prishtinë dhe në të gjithë vendin të cilin tashmë e kanë njohur 65 vende nga e gjithë bota, kanë nisur përgatitjet për festim. Që nga ditëlindja e parë, më 17 shkurt të vitit 2009, Kosova është përballur me një mori sfidash, në përpjekjet e saj për të ndërtuar një shtet sa më progresist. Dy vjet më parë pavarësia krijoi një valë kënaqësie dhe realizimin e ëndrrës shekullore të kosovarëve që më në fund panë të lirë vendin e tyre. Por çfarë ka ndodhur gjatë vitit të kaluar në Kosovë. Vizita e nënpresidentit amerikan, Xho Bajden, ajo e ish-presidentit amerikan, Bill Klinton, anëtarësimi i vendit në FMN dhe në Bankën Botërore, nënshkrimi i protokollit të EULEX-it me Serbinë dhe zgjedhjet vendore, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan 2009-ën. Continue Reading
Posted on 16 February 2010 by admin
Ka nga ato që falin, të tjera që mendojnë se partneri nuk do t’i tradhtojë më kurrë dhe ato që ndahen menjëherë, pa pranuar kompromis. Pse thonë që tradhtia është një sëmundje, nga e cila nuk është e lehtë të shërohesh? Çfarë duhet të bëjë një femër? T’ia fillojë edhe një herë nga e para apo të ndahet? Continue Reading
Posted on 13 February 2010 by admin
Viti 2012 që parashikon fundin e botës e teori të tjera të këtij lloji janë shumë në modë kohët e fundit. Sipas kalendarit të Majave bota siç e njohim ne do marrë fund rreth 21 dhjetorit 2012. E nëse kjo s’ndodh kemi rezerva pa fund të kësisoj teorish që gjithsesi na e kanë taksur fundin në një mënyrë a tjetër. Por, ka disa arsye që mund te na japin shpresë se jeta jonë do vazhdojë edhe pas vitit 2012, të cilat kundërshtojnë pikërisht arsyet se pse bota do marrë fund në këtë vit. Në radhë të parë sepse ndryshimi i poleve magnetike nuk është katastrofik. Duket si qindra mijëra vjet më parë fusha magnetike u tokës u reduktua në thuajse asgjë e më pas u rishfaq gradualisht ndërkohë që poli i veriut dhe i jugut u zhvendosën. Kjo zhvendosje nuk është veçanërisht e rrezikshme, por mungesa e fushës magnetike mund të dëmtojë jetën në planet sepse zgjatja e periudhës së pakësimit të mbrojtjes magnetike lejon stuhitë meteorike dhe rrezet kozmike të diellit të godasin atmosferën e tokës. Por shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ne e kemi kaluar një ngjarje të tillë dhe kanë vënë re se fusha jonë magnetike është rritur me pesë përqind në shekullin e shkuar, ndaj dhe ka kohë që cikli të përfundojë. Pra është diçak për të cilën s’kemi pse shqetësohemi për disa qindra mijëra vjet. Së dyti, sepse rritja e aktivitetit të njollave të diellit në vitin 2012 nuk do ketë ndonjë efekt të dëmshëm në planetin tonë. Siç e di çdo nxënës shkolle dielli ynë nxjerr vazhdimisht shtëllunga gazi plazme të nxehtë prej mijëra kilometrash në hapësirë, të cilat atmosfera jonë i mban larg prej nesh. Nga njëherë këto shtëllunga janë më të mëdha se normalja, por gjithsesi janë ato që ne i quajmë flakërima diellore. Fatmirësisht, këto shpërthime të mëdha magnetike që bombardojnë tokën me një rrekë grimcash subatomike shkrihen nga atmosfera e planetit dhe fusha magnetike ndaj ne rrallë i ndiejmë efektet e shpërthimeve plazmike, përveç rritjes së shkëlqimi të dritave të Veriut dhe Aurora Borealis. Një arsye tjetër është sepse polet e tokës nuk zhvendosen dhe as orbita e planetit nuk shformohet. Disa individë pretendojnë se polet fizike të planetit janë gati të ndërrojnë vend ose se forcat gravitacionale të planetëve të tjerë mund të ndikojnë tek orbita e tokës dhe kjo të ndryshojë klimën dhe mjedisit. Fatmirësisht, forcat gravitacionale që ndikojnë në planetin tonë dhe vendin e tij në sistemin diellor janë mandatar nga ligjet e Njutonit mbi mekanikën planetare dhe nuk mund të ndryshojnë pa ndonjë ngjarje ekstremisht dramatike që mund të ndodhë në miliarda vjet, siç është përplasja e një hëne të vogël ose një gropë e zezë masive që mbërrin në sistemin e diellor, gjë që do dihej shumë më përpara se të ndodhte sepse avancimi do ishte aq gradual sa do duheshin shekuj për të krijuar një impakt. Disa të tjerë pretendojnë se tokës po i vjen fundi dhe se njerëzimi do marrë fund si rezultat i ndryshimeve klimaterike të shkaktuara nga vetë njeriu. Sipas kësaj teorie do shkrijnë akujt në pole, do rritet niveli i oqeaneve dhe deteve e ndryshimi i klimës do ndryshojë dhe jetesën në planet. Edhe nëse një gjë e tillë ndodh, komuniteti shkencor pranon se ky ndryshim do ndodhte aq gradualisht sa do i jepte kohë njerëzve të ambientoheshin. Madje, ekziston një mundësi që planeti më i nxehtë mund të ketë më shumë përfitime sepse mund të rrisë sasinë e tokës së lërueshme në Siberi dhe Amerikën e Veriut. Në çdo rast viti 2012 s’ka ndonjë ndikim në këtë rast. Continue Reading
Posted on 12 February 2010 by admin
Kazinotë janë fusha minash psikologjike. Ndërtimi arkitekturor, si dhe gjithçka tjetër aty ka një funksion metodik të krijuar për të mbajtur lojtarët brenda që të shpenzojnë para. Disa taktika që përdorin kazinotë janë të dukshme, ndërsa të tjera janë të fshehta e dinake. Është i çuditshëm fakti se shumë njerëz nuk mbajnë ora. Kazinotë e dinë këtë dhe nuk u shkon mendja që të instalojnë ora për t’u treguar njerëzve kohën. Është fakt që për dikë të përfshirë në aktivitet koha ecën më shpejt dhe rrallëherë mund të shohësh njerëz aq të përfshirë sa në një kazino. Duke mos pasur asnjë orë në muret e kazinosë nuk është e vështirë që koha të kalojë sa hap e mbyll sytë. Në shumë kazino mund të ketë dritare pranë hyrjes ose daljes, por sapo futesh brenda në gojë të ujkut do jetë e vështirë të shihni ndonjë të tillë. Kjo taktikë ecën krahas me taktikën e mungesës së orave. Arsyeja është se një prej marifeteve të krijuesve të kazinove është që të mos i lejojnë ata që luajnë të kenë kontakt me dritën e botës së jashtme, në mënyrë që të mos dallohet nëse ka ardhur koha për t’u ngritur ose jo. Një kazino është një kakofoni stimulimi tërheqës: Zile që tringëllijnë, drita në formë sirenash që ndizen e fiken e tinguj dixhitalë. Të gjitha këto shërbejnë për të stimuluar sepse duket sikur në mënyrë jo verbale thonë “Fito! Fito! Fito!”. Kjo të jep idenë se pjesa më e madhe po fitojnë, kur në fakt më shumë prej tyre janë duke humbur. E keni vënë re ndonjëherë se ndriçimi në një kazino është i ulët dhe i zbehtë? Kjo ndodh për të krijuar atë ndjesinë e shtëpisë dhe miqësore, që të duket sikur jeni ulur në divanin e dhomës suaj. Parketi nëpër kazino nuk zgjidhet rastësisht. Shumë thotë se modelet e tapeteve dhe moketit në kazino janë me ngjyra, viza dhe cikla sepse për trurin njerëzor një pamje e tillë është mikpritëse dhe e kënaqshme për syrin. Nëse doni të përdorni tualetin, të merrni diçka për të ngrënë ose për të thyer paratë ju duhet të ecni shumë thellë në kazino. Shpesh këto shërbime janë të vendosura sa më larg të jetë e mundur. Kjo është përpjekje për të hutuar lojtarët teksa kalojnë përbri makinave tunduese dhe tavolinave të lojës. Ju sapo keni marrë paratë që keni fituar dhe mbase kjo u gënjen mendjen që të provoni dhe njëherë fatin. Continue Reading
Posted on 09 February 2010 by admin
Para pesëdhjetë vjetësh Frank Drake – atëherë një astronom i ri i universitetit Cornell – filloi një eksperiment që do kishte rëndësi të thellë për të kuptuarin e njerëzimti të vendit të tij në kozmos. Ai e ktheu teleskopin radiofonik “Green Bank” të sapondërtuar në Uest Virxhinia drejt Tau Ceti, një yll i ngjashëm me diellin tonë. Qëllimi i tij ishte shumë i thjeshtë: Continue Reading
Posted on 09 February 2010 by admin
Ekzistojnë disa arsye bazë që mund të çojnë një njeri të ndershëm në “rrugën” e keqe të mashtrimit. Janë arsye që bëjnë dikë që nuk është egoist, apo imoral, të mashtrojë të shoqen, ose anasjelltas. Mashtrime të tilla mund të shkatërrojnë një martesë, por ka raste kur duhet që palët, para se të marrin vendimin përfundimtar, të ndalen për të parë shkaqet e vërteta të një veprimi të dhimbshëm e me pasoja. Sipas autores së librit, gratë dhe burrat që tradhtojnë duhet të jenë të kujdesshëm për të mos e lënduar tjetrin, por, nga ana tjetër, një divorc, në disa rrethana mund të jetë zgjidhja e vetme e duhur për një çift. Autorja ka një përvojë 30-vjeçare si psikoterapiste dhe ka kaluar nëpër “duar” shumë raste tradhtish, të cilat më pas e kanë bërë që të grupojë shkaqet e ndodhjes së tyre Continue Reading
Posted on 06 February 2010 by admin
Për studiuesit e Universitetit Anjshtanji në Nju Jork, pilula do të kurojë sëmundje si diabeti, Alzhaimeri dhe kardiopatitë. Për të kryer eksperimentin janë marrë kromozomet e hebrenjve Ashkenaziti, të falshëm për jetëgjatësinë e tyre
Është pilula e ëndrrave dhe dëshirave. Ajo që “premton” se do të jetojmë njëqind vjet dhe ç’është më kryesorja, peshën e moshës nuk do ta ndjejmë si një barrë të rëndë mbi supe, por si një mundësi; është pilula që të ofron një ekzistencë të gjatë, tashmë jo një, por dy jetë. Tanimë do të kemi më shumë mundësi të mendojmë për të ardhmen, pasi njëherë e një kohë kjo gjë nuk ishte e mundur dhe jetonte vetëm në kujtimet tona. Një pilulë dhe gjithçka do të ndryshojë rrjedhën e saj, madje do të arrijmë të jetojmë edhe një shekull më shumë, pavarësisht kolesterolit, diabetit, sëmundjes së Alzhaimerit dhe problemeve me zemrën. Gjithçka do të jetë më e gëzueshme, pa qenë nevoja t’i nënshtrohemi një mënyre jetese strikte, si për shembull të hamë në mënyrë të shëndetshme dhe të bëjmë shumë aktivitet sportiv. Shpresa për një të ardhme me tri shifra vjen nga larg. Sekreti është i fshehur në përbërjen gjenetike të hebrenjve Ashkenaziti, të famshëm për jetesën e tyre të gjatë mbi njëqind vjeç, duke qenë se nga gjaku i tyre studiuesit amerikanë kanë gjetur përgjigjen, ose më saktë mundësinë për një moshë të katërt të qetë dhe vitale. Continue Reading
Posted on 02 February 2010 by admin
Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndryshuar historinë amerikane
Nga aktivizmi i Martin Luther King Jr. e deri tek Barack Obama president
Që nga lëvizja e të drejtave civile e deri tek zgjedhja e presidentit Barack Obama, afro-amerikanët kanë bërë një rrugë të gjatë e të mundimshme në kontinentin e ëndrrave. Henry Louis Gates Jr., kryeredaktor i “The Roots”, profesor në Harvard dhe eseist e aktivist i çështjeve raciale, ka përgatitur një speciale me ngjarjet më të rëndësishme të komunitetit afro-amerikan në historinë e Amerikës. Si një intelektual i shquar me ngjyrë, Gates është fokusuar gjithnjë në ndërtimin e institucioneve akademike për studimin e kulturës me ngjyrë. Ai ka punuar për të barazi sociale, arsimore dhe intelektuale për amerikanët me ngjyrë. Shkrimet e tij përfshijnë opinione në “The New York Times” që mbrojnë muzikën rep dhe në një artikull në “Sports Illustrated” ai kritikon kulturën e rinisë me ngjyrë që glorifikon basketbollin para arsimimit. Gates e nis historikun e ngjarjeve më të rëndësishme të 50 vjetëve të fundit me 1 shkurtin 1960, kur Katër studentë të universitetit Bujqësor dhe Teknik në Karolinën e Veriut nisën një seancë në farmacinë “Ëoolëorth Drug Store. Ai vazhdon më pas me James Meredith që bëhet studenti i parë me ngjyrë që regjistrohet në universitetin e Misisipit, i shoqëruar nga marshallët amerikanë, me urdhër të presidentit John F. Kennedy. Historiku vijon me aktivistin Martin Luther King Jr. e deri tek kulminimi i emërimit si president të Barack Obama-s. Continue Reading