Www.Bisedoj.Com » Speciale

12 ushtritë mercenare të CIA-s
Njësitë sekrete ushtarake të krijuara për të rrëzuar qeveritë

Trupat para-ushtarake që janë stërvitur e furnizuar nga inteligjenca amerikane

SHBA ka një histori të mirënjohur të ofrimit të ndihmës ushtarake për vendet në nevojë. Por, herë pas herë qeveria amerikanë ka furnizuar edhe me forca sekrete, ose me armë për forca sekrete. Disa prej ushtrive të krijuara nga CIA nëpër botë kanë pasur sukses në qëllimin e tyre e të tjera edhe kanë dështuar. Nga viti 1945-1952 CIA trajnonte dhe furnizonte nga ajri njësitë partizane ukrainase, të cilat ishin organizuar fillimisht nga gjermanët për të luftuar sovjetikët gjatë Luftës II Botërore. Për shtatë vjet, partizanët që vepronin na Karpate bënin sulme sporadike. Më në fund, në vitin 1952 një forcë ushtarake sovjetike i fshiu ata nga faqja e dheut. Pas fitores komuniste në Kinë, ushtarët nacionalistë kinezë u arratisën në Birmani. Gjatë fillimit viteve ‘50 CIA i përdori këto ushtarë për të krijuar një brigadë prej 12 mijë vetësh, të cilët kryenin sulme të herë pas hershme në Kinën e kuqe. Gjithsesi, ushtarët nacionalistë e panë më të arsyeshme të monopolizojnë tregtinë lokale të opiumit. Pasi presidenti i Guatemalës, Jacobo Arbenz legalizoi partinë komuniste të vendit dhe nxori jashtë ligjit 400 mijë akra plantacione bananesh të “United Fruit”, CIA vendosi të përmbyste qeverinë e tij. Rebelët guatemals u stërvitën në Honduras dhe u mbështetën nga një kontingjent bombarduesish ajrorë të CIA-s. Kjo ushtri pushtoi Guatemalën në vitin 1954 duke rrëzuar regjimin e Arbenz. Në një përpjekje për të rrëzuar presidentin indonezian Sukarno në vitin 1958, CIA dërgoi ekspertët paraushtarakë dhe operatorët e radios në një ishull të Sumatras për të organizuar një revoltë. Me mbështjetje ajrore nga CIA, ushtria e rebelëve u hodh në sulm por u mund shumë shpejt. Pas pushtimit kinez të Tibetit në vitin 1950, CIA nisi të rekrutonte kalorës kamba – ushtarë të fortë që mbështesnin liderin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama – teksa ato u arratisën në Indi në vitin 1959. Këto kalorës u stërvitën në “Camp Hale” në Kolorado e më pas u transportuan sërish në Tibet nga CIA për të organizuar një ushtri prej 14 mijë vetësh. Në mes të viteve ’60 ata ishin braktisur nga CIA, por vazhduan të luftojnë vetë deri në vitet ’70. Në vitin 1960 operativët e CIA-s rekrutuan 1500 refugjatë kubanë që jetonin në Majemi dhe orkestruan një sulm surprizë në Kubën e Fidel Castro-s. Këta rebelë u stërvitën në një bazë në Guatemala dhe zbarkuan në Gjirin e Derrave më 19 prill 1961. Operacioni i planifikuar keq përfundoi në katastrofë dhe 150 njerëzit u vranë ose u kapën brenda tre ditësh. Në vitin 1962 agjentët e CIA-s rekrutuan anëarët e fisit Meo që jetonin në malet e Laos për të luftuar si guerrilë kundër forcave komuniste të Loas. E quajtur Ushtria Klandestine, kjo njësi paguhej, stërvitej dhe furnizohej nga CIA dhe arriti në 30 mijë forca. Në vitin 1975 kjo ushtri që kishte arritur thuajse çerek milioni ishte reduktuar në 10 mijë refugjatë që ikën në Tajlandë. Nungët, kinezë që jetonin në Vietnam u rekrutuan dhe organizuan nga CIA si forcë mercenare gjatë luftës së Vietnamit. Luftëtarë të frikshëm e brutalë ato u punësuan përgjatë gjithë Vietnamit. Por ata rezultuan të ishin një barrë jo e vogël për CIA-n, duke qenë se ishin shumë të kushtueshëm duke qenë se nuk pranonin të luftonin nëse nuk furnizoheshin rregullisht me birrë dhe prostituta. Ndihma e maskuar për skuadrat që luftonin kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit filloi nën presidentin Jimmy Carter në vitin 1970 dhe vazhdoi edhe gjatë administratës së Ronald Reagan. Operacioni pati sukses në qëllimin fillestar pasi sovjetikët u detyruan që të tërhiqnin forcat e tyre në vitin 1987. Fatkeqësisht, sapo u larguan sovjetikët SHBA e injoroi fare Afganistanin.

1. Partizanët ukrainas

Nga viti 1945-1952 CIA trajnonte dhe furnizonte nga ajri njësitë partizane ukrainase, të cilat ishin organizuar fillimisht nga gjermanët për të luftuar sovjetikët gjatë Luftës II Botërore. Për shtatë vjet, partizanët që vepronin na Karpate bënin sulme sporadike. Më në fund, në vitin 1952 një forcë ushtarake sovjetike i fshiu ata nga faqja e dheut.

2. Brigada kineze në Birmani

Pas fitores komuniste në Kinë, ushtarët nacionalistë kinezë u arratisën në Birmani. Gjatë fillimit viteve ‘50 CIA i përdori këto ushtarë për të krijuar një brigadë prej 12 mijë vetash, të cilët kryenin sulme të herë pas hershme në Kinën e kuqe. Gjithsesi, ushtarët nacionalistë e panë më të arsyeshme të monopolizojnë tregtinë lokale të opiumit.

3. Ushtria rebele guatemalase

Pasi presidenti i Guatemalës, Jacobo Arbenz legalizoi partinë komuniste të vendit dhe nxori jashtë ligjit 400 mijë akra plantacione bananesh të “United Fruit”, CIA vendosi të përmbyste qeverinë e tij. Rebelët guatemals u stërvitën në Honduras dhe u mbështetën nga një kontingjent bombarduesish ajrorë të CIA-s. Kjo ushtri pushtoi Guatemalën në vitin 1954 duke rrëzuar regjimin e Arbenz.

4. Rebelët sumatranë

Në një përpjekje për të rrëzuar presidentin indonezian Sukarno në vitin 1958, CIA dërgoi ekspertët paraushtarakë dhe operatorët e radios në një ishull të Sumatras për të organizuar një revoltë. Me mbështjetje ajrore nga CIA, ushtria e rebelëve u hodh në sulm por u mund shumë shpejt.

5. Kalorësit kamba

Pas pushtimit kinez të Tibetit në vitin 1950, CIA nisi të rekrutonte kalorës kamba – ushtarë të fortë që mbështesnin liderin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama – teksa ato u arratisën në Indi në vitin 1959. Këto kalorës u stërvitën në “Camp Hale” në Kolorado e më pas u transportuan sërish në Tibet nga CIA për të organizuar një ushtri prej 14 mijë vetësh. Në mes të viteve ’60 ata ishin braktisur nga CIA, por vazhduan të luftojnë vetë deri në vitet ’70.

6. Forcat e pushtimit të Gjirit të Derrave

Në vitin 1960 operativët e CIA-s rekrutuan 1500 refugjatë kubanë që jetonin në Majemi dhe orkestruan një sulm surprizë në Kubën e Fidel Castro-s. Këta rebelë u stërvitën në një bazë në Guatemala dhe zbarkuan në Gjirin e Derrave më 19 prill 1961. Operacioni i planifikuar keq përfundoi në katastrofë dhe 150 njerëzit u vranë ose u kapën brenda tre ditësh.

7. Ushtria klandestine

Në vitin 1962 agjentët e CIA-s rekrutuan anëarët e fisit Meo që jetonin në malet e Laos për të luftuar si guerrilë kundër forcave komuniste të Loas. E quajtur Ushtria Klandestine, kjo njësi paguhej, stërvitej dhe furnizohej nga CIA dhe arriti në 30 mijë forca. Në vitin 1975 kjo ushtri që kishte arritur thuajse çerek milioni ishte reduktuar në 10 mijë refugjatë që ikën në Tajlandë.

8. Mercenarët nungë

Nungët, kinezë që jetonin në Vietnam u rekrutuan dhe organizuan nga CIA si forcë mercenare gjatë luftës së Vietnamit. Luftëtarë të frikshëm e brutalë ato u punësuan përgjatë gjithë Vietnamit. Por ata rezultuan të ishin një barrë jo e vogël për CIA-n, duke qenë se ishin shumë të kushtueshëm duke qenë se nuk pranonin të luftonin nëse nuk furnizoheshin rregullisht me birrë dhe prostituta.

9. Regjimenti peruvian

Në pamundësi për të shtypur forcat guerile në provincat lindore të Amazonës, Peruja i bëri thirrje Amerikës për ndihmë, në mes të viteve ’60. CIA reagoi duke krijuar një kamp të fortifikuar e duke rekrutuar peruvianët lokalë, të cilët u trajnuan nga personeli i beretave të gjelbra. Pas shtypjes së guerilëve njësia elitë u shpërnda nga frika se mund orkestronte një grusht shteti kundër qeverisë.

10. Forcat mercenare të Kongos

Në vitin 1964 gjatë luftës civile kongoleze, CIA krijoi një ushtri në Kongo për të mbështetur liderët pro-perëndimorë, Cyril Adoula dhe Joseph Mobutu. CIA importoi mercenarë evropian dhe pilotë kubanë – azilantë politikë kubanë – për të pilotuar forcën ajrore të saj të përbërë nga avionë transporti dhe bombardues.

11. Rebelët kurdë

Gjatë fillimit të viteve ’70 CIA shkoi në lindje të Irakut për të organizuar dhe furnizuar kurdët e asaj zone, të cilët ishin rebeluar kundër qeverisë irakene pro-sovjetike. Qëllimi i vërtetë pas këtij veprimi ishte për të ndihmuar shahun e Iranit që të zgjidhte një konflikt kufiri me Irakun në mënyrë të favorshme për Iranin. Pas marrëveshjes CIA e ndali ndihmën që i jepte kurdëve.

12. Mujaxhedinët afganë

Ndihma e maskuar për skuadrat që luftonin kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit filloi nën presidentin Jimmy Carter në vitin 1970 dhe vazhdoi edhe gjatë administratës së Ronald Reagan. Operacioni pati sukses në qëllimin fillestar pasi sovjetikët u detyruan që të tërhiqnin forcat e tyre në vitin 1987. Fatkeqësisht, sapo u larguan sovjetikët SHBA e injoroi fare Afganistanin.

/tiranaobserver/

Che Guevara, historia që nuk njohim
Një fotografi e Che Guevara-s në vitin 1929 në Argjenintë e tregon  Erneston 14 muajsh të veshur një pallto të bardhë dhe një kasketë  ushtarake filipinase. Këto rroba ishin katastrofa e parë e rrobave të  Che-së, që do e ndiqte për gjithë jetën. “Fëmijëria është ajo që vendos  për të ardhmen”, thotë psikologu meksikan Santiago Ramires. A kishte  Ramirez të drejtë, apo është fëmijëria një aksident, thjesht e shkuara e  një personi, karakteri i të cilit do marrë formë nga vullneti i tij?  Nëse fëmijëria është fat nuk është e thjeshtë të intepretojmë simbolet e  së ardhmes. Ka një fotografi të Guevara-s në vitin 1932, ku ai është  sipër një gomari. Lideri i madh ishte katër vjeç. Ai qëndron shumë drejt  dhe e shfaq hapur dashurinë e tij për gomarin – gjithë jetën ai do  karakterizohej nga dashuria për gomerët, mushkat e kuajt siç shfaqet dhe  në shumë prej fotove gjatë revolucionit. E nëse fëmijëria përcakton  fatin atëherë 25 vjet më vonë, duke udhëhequr rebelët kubanë një farë  Guevara i njohur si Che do avanconte i hipur në një kalë që quhej  Balsana. Ai shikoi nga kamera dhe me një shprehje të hutuar sikur donte  të thoshte: “Pse jam unë subjekti i ngjarjes, kur gomari e meriton më  shumë se unë”. Gomari është paraardhësi i atyre mushkave që u shfaqën  gjatë pushtimit të perëndimit të Kubës e madje dhe të kalit të vogël  bolivian, të cilin ai e donte aq shumë dhe në fund përfundoi duke e  ngrënë. Në të shkuarën e largët e të errët të Guevara-s ka pasur një  nënmbret të Spanjës së Re, Don Pedro de Castro y Figuerosa, funksioni i  të cilit zgjati një vit e pesë ditë në mes të shekulli të tetëmbëdhjetë.  Ai kishte një djalë të quajtur Joaquin, i cili u arratis me guran e tij  në Luiziana dhe pasardhësit e tij iu bashkuan gjuetisë së floririt në  San Francisko përpara se pasardhësit e tyre të përfundonin në Argjentinë  një shekull më pas. Të afërmit me emra absurdë i përkasin periudhës së  San Franciskos: Rosaminda Perlasca, xhxha Gorgono që rriste bagëti për  t’i shitur mish kërkuesve të floririt. Dega Lynch e familjes mund të  gjurmohet deri në Argjentinë në shekullin e tetëmbëdhjetë, kur ata  emigruan nga Irlanda. Nuk ka shumë për t’u thënë nga ana de la Serna e  familjes, përveç gjyshit, Juan Martin de la Serna, një lider rinor i  partisë Radikale Argjentinase. Në çdo rast duket se teksa koha kalonte  Che nuk kishte shumë simpati për njerëzit që ai i përshkruante si  “stërgjyshërit e mi, të cilët ishin anëtarë të oligarkisë së madhe  argjentinase që rriste bagëti…”. Kur është fëmijë Ernesto duhet të  ketë parë frytet e stërgjyshërve të tij të mësymjes e floririt në  Kaliforni, bëmat e gjyshit të tij që rriste bagëti dukeshin sikur vinin  nga romane fantastike. Babai i tij ishte një inxhinier civil, i cili  ndërmori shumë projekte dhe dëshmoi në shumë prej tyre. Akti i tij më i  shquar ishte se kishte goditur me shuplakë Jorge Luis Borges kur ishin  në shkollë, pasi ky i fundit e kishte raportuar tek mësuesi duke thënë:  “Zotëri, ky djali nuk më lë të mësoj”. Për këtë ai u përjashtua nga  Kolegji Kombëtar. Ernesto Guevara Lynch, i cili ishte pjesërisht  aventurier dhe pjesërisht një student arkitekture, i cili e kishte lënë  shkollën për të hyrë në botën e biznesit ishte mjaft me fat, siç ka  pranuar vetë, kur u martua me Celia de la Serna.

Nëna e Che-së,  Celia de la Serna ishte një katolike e devotshme e konvertuar në  liberale mbarti forcën e bindjeve të saj mbi rrënjet e hershme të  besimit. Një prej mbesave të saj kujtoi më vonë: Ajo ishte gruaja e parë  (sipas mamasë sime) që preu flokët e shkurtra si çun, që pinte duhan  dhe që kryqëzonte këmbët në publik. Ajo udhëhoqi lëvizjen feministe në  Buenos Aires”. Prindërit e Ernestos ishin të kulturuar, pak bohemianë  dhe trashëgimtarë të një oligarkie që ata e konsideronin të pashpirt dhe  të turpshme dhe ata i induktuan fëmijët e tyre me sensin e aventurë e  pasionin për librat. Dy vitet e para të Ernestos kaluan në Karagutei, ku  babai i tij kishte një plantacion. Ata kanë jetuar një jetë bredharake,  duke shkuar sa në një vend në tjetrin, çka bëri që plantacioni të  vidhej e plaçkitej. Kur Ernesto ishte rreth dy vjeç, babai i tij u  zhvendos sërish në San Isidro, thuajse në kufi me Paraguain. Këtu ai u  bë partner në një ndërmarrje anijesh, financat e të cilave s’ishin në  gjendje të mirë, por ai ia doli mbanë ta ngrinte biznesin në këmbë. Kur  ishte i vogël Ernesto ishte sëmurur disa herë me pneumoni dhe thuajse  vdiq. Tezet e tij Beatriz dhe Ercilia udhëtuan nga Buenos Aires për të  ndihmuar nënën e tij që të kujdesej për të. Ata lëvizën vazhdimisht që  të gjenin një klimë të përshtatshme për djalin, i cili u rrit për t’u  bërë një revolucionar i madh. Një anë tjetër jo shumë e njohur e Che-së  është historia me femrat, e veçanërisht me bashkëshorten e tij, Aleida  march. Guevara dhe Aleida u njohën në vargmalin e Eskambrei-t nga gjysma  e vitin 1958. Ai ishte një nga komandantët që drejtonte një kolonë  luftarake, ndërsa ajo “një mësuese bionde dhe e rrumbullakët”, e cila  ishte arratisur në male pasi kishte marrë pjesë në disa greva dhe  bojkote dhe policia e diktatorit Batista e kishte shpallur si  “armiqësore”. Ishte një dashuri me shikim të parë dhe mes takimit të  parë dhe puthjes së parë koincidoi marshimi për në Santa Klara, lufta  vendimtare dhe hyrja në Havana: zona kryesore e revolucionit. Vetëm pas  aktit të fundit, që ishte kapitullimi i Kabanës, fortesa më e madhe e  batistianëve në kryeqytet, Che dhe Aleida, filluan të jetonin si dy të  dashuruar. Revolucioni nuk ishte problemi i vetëm që kishte Che-ja.  Problemi i tij më i madh personal ishte vështirësia që kishte për të  mbyllur historinë e dashurisë që kishte paralelisht me Hilda Gadean,  peruvianen që e kishte njohur në Guatemalë dhe me të cilën ishte martuar  në Meksikë dhe kishin një vajzë të quajtur Hildita. Hilda arriti në  Havanën fitimtare javën e fundit të janarit në ‘59. Në kujtimet e saj,  Aleida shkruan: “Alberto Kastelanos (një shërbyes i Guevarës) iku që ta  priste në aeroport. Prindërit e Che-së po e prisnin. Kur erdhën, askush  nuk ma prezantoi. Atëherë vajta vetë dhe kur e pashë mendova se të  gjitha preokupimet e mia për të ishin të pabaza. Menjëherë binda veten  se personi që kisha përballë nuk mund të ishte rivalja ime: duhet të  prisja që të vendoste Che”. Hilda ishte shtatulët dhe aspak joshëse,  ndërsa ajo, Aleida, ishte një femër shumë sensuale evropiane. Në këtë  plan të paktën nuk mund të bëhej krahasim. Ndoshta për këtë arsye ose  për ndonjë tjetër, Aleida përshkruhej në mënyrë shumë antipatike nga  biografët e Guevara-s. Jorge Kastaneda tregonte: “Ernesto u dashurua me  atë. Intensiteti i dashurisë zgjati për vite me radhë, por mes tyre  kishte një distancë shumë të madhe që i largonte në një farë mënyre.  Arsyet janë të shumta, kryesorja është revolucioni dhe te të tjerat hyn  tendenca e Aleida-s për të qenë një femër që të shkatërronte nervat”.  Vite më vonë, Pepe Aguilar, një mik fëmijërie i Che-së, me të cilin  kishte ruajtur një lidhje të fortë deri në vdekje, shkruante: “Ishte  shumë e vështirë të merreshe me të dhe për më tepër ishte tmerrësisht  xheloze për të gjitha femrat që kishin qenë përpara në jetën e Che-së”.  Ndoshta për shkak të bukurisë së saj të veçantë, Guevara e donte shumë.  Femrat e Guevara-s mund të numërohen me gishtat e dorës. Aristokratja  “Chichita”, në adoleshencë Hilda, Aleida dhe ndoshta Tania Bunke. Lidhja  e tij me femrat ka qenë e njohur: i joshte, i bënte për vete dhe i  braktiste, sepse kishte një detyrë më të madhe për të  përmbushur.Ndërkohë që Che Guevara mbahet mend më së shumti për aksionin  e tij në  Kubë, ai në fakt ka lindur në Argjentinë. Fakti interesant  është se ka  lindur në një familje të pasur dhe kurrë s’është bërë  qytetar kuban. Kur  ai erdhi në jetë, gjëja e parë që babai i tij tha  ishte, “Ajo që vihet  re menjëherë është se në gjakun e birit tim rrjedh  gjak rebelësh  irlandezë”. Në vitin 1964 Che udhëtoi drejt SHBA për të  mbajtur një  fjalim në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ndërkohë që ai  dënonte SHBA  për politikat veçuese racore ai tha: “Ata që vrasin  fëmijët e tyre dhe i  diskriminojnë ato çdo ditë për shkak të ngjyrës së  lëkurës; ato që i  lënë të lirë vrasësit e të zinjve duke i mbrojtur  dhe më tej ndëshkojnë  popullatën me ngjyrë sepse kërkojnë të drejtën  legjitime për të jetuar  si njerëz të lirë – si mund ta konsiderojnë  vete ata rojtarë të lirisë?”  Fotot e shumta të fytyrës së tij janë  kthyer në imazhet më komerciale  të botës, duke u shfaqur në një sërë  objektesh, si bluza, postera,  tatuazhe. Në mënyrë ironike imazhi i tij  ka kontribuar në kulturën e  konsumit, të cilën ai thellësisht e  përbuzte.

Lidhja me Fidel Kastron dhe revolucioni kuban

Pas një bashkëbisedimi që zgjati tërë natën, ai u bind se Kastro ishte   lideri revolucionar që po kërkonte dhe iu bashkëngjit “Lëvizjes”, që   kishte në program të rrëzonte diktatorin kuban, Fulgencio Batista. Dhe   pse paktet ishin që do të ishte vetëm mjeku i grupit, ai mori pjesë në   përgatitjen ushtarake së bashku me anëtarë të tjerë të lëvizjes. Në fund   të kursit u sinjalizua nga instruktori si nxënësi më i mirë i kursit.   Kur në 25 nëntor 1956, anija Granma u nis nga Tuxpan, në Meksikë,   Guevara ishte i vetmi jo kuban në bord. Nga eksperiencat e tij të para   në guerilje merr me vete një përshtypje shumë të fortë, duke u pasqyruar   i aftë për një ftohtësi dhe një zotësi analitike të pamëshirshme:   “Urrejtja si një element lufte: urrejtja e pakontrollueshme për armikun   që shtyn një qenie njerëzore përtej limiteve të saj natyrale, duke e   shndërruar në një makinë vdekjeprurëse dhe efikase, të dhunshme,   selektive dhe me gjak të ftohtë”. Dhe pas triumfit të revolucionit të   Kastros dhe ardhjes së tij në pushtet, pavarësisht se u impenjua në   qeverisjen e vendit, ai nuk ndali duke qenë një revolucionar. Me Kubën   nuk mbaronte ëndrra e tij… Do të niset për të luftuar dhe në vende të   tjera dhe jo vetëm në Amerikën e Jugut, por dhe në Kongo, në kontinentin   afrikan. Bolivia do të ishte dhe një ndër vendet ku ai do të luftonte,   por dhe do të vdiste. Në 8 tetor të 1967-ës, pak kilometra nga një  fshat  i quajtur La Higuera, Guevara pas një luftimi të ashpër u detyrua  të  dorëzohej, pasi ishte plagosur në këmbë dhe pushka e tij ishte   shkatërruar nga plumbat. Në 9 tetor të 1967, ai u ekzekutua në shkollën e   fshatit.

Fakte për Guevara-n

Che dhe  “bluza javore”

Che Guevara, kur ishte i ri kishte nofkën “Chancho”  (derr), për shkak të zakonit të tij për të mos u larë, si dhe prej  faktit që ai gjithmonë vishte një “bluzë javore”, që do të thotë se e  ndërronte bluzën një herë në javë. Përgjatë gjithë jetës së tij (edhe më  pas mesa duket) njerëzit kanë komentuar faktin që ai mbante erë të  keqe, sigurisht jo përballë tij.

Ernesto “peshkopi”

Ndryshe  nga imazhi qe kemi për Guevara-n, kur ishte i ri ai ishte lloji i  personit që e quajmë “peshkop”. Ai luante shah dhe madje ka marrë pjesë  në disa konkurse lokale. Përveç kohës që kalonte me shokët e tij të  shahut ai lexonte poezitë që i donte me pasion të madh. Lëndët e tij të  preferuara në shkollë ishin matematika dhe inxhinieria.

Kuban  apo jo?

Ndërkohë që Che Guevara mbahet mend më së shumti për aksionin  e tij në Kubë, ai në fakt ka lindur në Argjentinë. Fakti interesant  është se ka lindur në një familje të pasur dhe kurrë s’është bërë  qytetar kuban. Kur ai erdhi në jetë, gjëja e parë që babai i tij tha  ishte, “Ajo që vihet re menjëherë është se në gjakun e birit tim rrjedh  gjak rebelësh irlandezë”.

Rebel me titullin doktor

Duket se  ka shumë diskutime mbi këtë fakt në burime të ndryshme informacioni, por  në qershor të vitit 1953 Che Guevara përfundoi studimet në mjekësi dhe u  diplomua si doktor Ernesto Guevara. Teksa studionte në mjekësi, ai  ishte veçanërisht i interesuar në sëmundjen e lebrozës. Che mund të  konsiderohet një rebel me titullin doktor.

Udhëtimi në SHBA

Në  vitin 1964 Che udhëtoi drejt SHBA për të mbajtur një fjalim në Kombet e  Bashkuara në Nju Jork. Ndërkohë që ai dënonte SHBA për politikat  veçuese racore ai tha: “Ata që vrasin fëmijët e tyre dhe i diskriminojnë  ato çdo ditë për shkak të ngjyrës së lëkurës; ato që i lënë të lirë  vrasësit e të zinjve duke i mbrojtur dhe më tej ndëshkojnë popullatën me  ngjyrë sepse kërkojnë të drejtën legjitime për të jetuar si njerëz të  lirë – si mund ta konsiderojnë vete ata rojtarë të lirisë?”

Pesë  fëmijët e Che-së

Ne jemi mësuar ta shohim Guevara-n si revolucionar,  pa e imagjinuar si njeri familjar, por në fakt ai ka pasur një fëmijë me  gruan e tij të parë, Hilda Gadea. Ai ka pasur një vajzë që lindi në  Meksiko Siti më 15 shkurt 1956, si dhe katër fëmijë me gruan e tij të  dytë, revolucionaren Aleida March. Në foto është djali i Che-së, Camilo.

Pa duar

Pas ekzekutimit të tij, një doktor ushtarak preu  duart e Che-së. Ushtarakët bolivianë e transferuan trupin e tij në një  vend që s’bëhet i ditur dhe nuk bënë të ditur nëse trupi i tij u varros  apo u dogj. Duart u ruajtën për t’u dërguar në Buenos Aires për  identifikim të shenjave të gishtave, pasi ishin regjistruar në dosjet e  policisë argjentinase.

Ikonë ironike

Fotot e shumta të  fytyrës së tij janë kthyer në imazhet më komerciale të botës, duke u  shfaqur në një sërë objektesh, si bluza, postera, tatuazhe. Në mënyrë  ironike imazhi i tij ka kontribuar në kulturën e konsumit, të cilën ai  thellësisht e përbuzte. Imazhi origjinal që është shumëfishuar  gjithandej është shkrepur nga fotografi Alberto Korda.

Shën  Ernesto

Guevara mbetet një hero kombëtar i dashur për shumë njerëz në  Kubë, ku nxënësit e shkollës çdo mëngjes thonë, “Ne do bëhemi si Che”.  Ndërkohë, Guevara është shenjtëruar nga disa fermerë në Bolivi si “Shën  Ernesto”, të cilit i luten për ndihmë. Nuk është e nevojshme të thuhet  se kisha Katolike nuk e konsideron Guevara-n si shenjt dhe e kundërshton  këtë lloj adhurimi ndaj tij.﻿

/tiranaobserver/

“Reporterët pa Kufij”: Ja liderët shtypës të mediave
Grupi“Reporterët pa Kufij” që merret me lirinë e  medias, ka publikuar listën e armiqve të shtypit. 			Në mesin e liderëve “shtypës të mediave”  përfshihen Presidenti kinez, Hu Xhintao, Presidenti iranian, Mahmud  Ahmadinexhad, kryeministri  Rus, Vladimir Putin, Presidenti Çeçen  (mbështetës i Krmelinit), Ramazan Kadirov, dhe udhëheqësi i talibanëve  afganë, Mullah Omari.

“Këta shtypës së lirisë të mediave kanë  fuqinë që të censurojnë, burgosin, rrëmbejnë, torturojnë dhe në rastet  më të këqija të vrasin gazetarë”, thotë grupi i “Reporterëve pa Kufij”.  Lista publikohet në prag të Ditës Botërore për lirinë e shtypit.

/gazetastart/

Si po prishet Gjuha Shqype
Çojmë n’dhe t’huej djalin m’u msue,

kombin tonë  m’e përparue,

………. dhen tonë m’e nderuemun;

rri n’shkollë  djali pesë – gjashtë vjet,

kur vjen n’Shkodër, shqyp nuk flet,

……….  Shqypen ka harruemun!!!!

Gjyshat  tonë, eh paçin dritë!

Njerz koktrashë, kurgja s’kanë dijtë:

……….  Jan kenë t’hutuemun!…

Ata t’mjerët s’kan dijtë athera,

as buon  giorno, as kali spera,

as sabah sherif teheir-ollsun!

Na sot jem  për t’u lavdue,

dijmë me folë, me bisedue

………. nga mendja  jem holluemun!

Çojmë n’dhe t’huej djalin m’u msue,

kombin tonë m’e  përparue,

………. dhen tonë m’e nderuemun;

rri n’shkollë djali  pesë – gjashtë vjet,

kur vjen n’Shkodër, shqyp nuk flet,

……….  Shqypen ka harruemun!!!!

Kur flet shqyp, asht çud m’e ndi

Gjys-për-gjys  tue e përzi

………. me fjalt t’gjuhve t’hueja!…

Thotë: me  thanë la verita

ktu në Shkodër sot diçka

……….j an  civilizuemun…

La gioventu ka studiue

di me folë, me ragionue

……….  po m’vjen mirë: bravissimo!

Veramente, n’shkolla t’hueja

me kenë  me studiue dhe grueja,

………. kish me u ndritë il popolo,

Se  n’dhe t’huej asht rispettata,

grueja asht emancipata,

……….  nuk asht schiava e burrave!…

Dhe kah ana e Toskenis

ku janë  shkollat e Greqis,

………. çud asht me i ndigjuemun;

atje  Toskat t’thotë gjithehera:

mirëmbrëma, kali mera

………. si ta  kam, kalla mu ise?!

Thuej: ç’po bahet nga Greqija?

T’thotë: atje  është elefterija,

………. bota është e gëzuarë!!!

Nga Jakova e  nga Pesrendi,

n’Stara Serbia(?!) ku i kishteni

………. msohet  n’shkolla t’serbëve,

tue folë shqyp t’thotë me pahir:

si ja brate,  nadja e mirë,

………. dobro itro, kakoti?…

E kshtu gjuha po  shëmtohet,

dhe kshtu kombi po mjerohet

………. nga shkollat e  hueja!…

Kjo poezi eshte shkruar nga Filip Shiroka ne vitin  1889.

Shuhet njeriu që i dha Che-në botës
Alberto Korda, fotografi që fiksoi imazhin e përjetshëm të  Guevara-s.

Fotografia e tij e shquar e Che Guevara-s u bë ikonë për revolucionarët  në mbarë botën. Kur Alberto Korda i drejtoi aparatin e tij fotografik  “Leica” luftëtarit mjekrosh latin të lirisë, ai përjetësoi në objektiv  një imazh që u bë legjendë e shekullit të njëzetë.  Tashmë, pas vdekjes  së Korda-s në Paris të premten në moshën 72 vjeçare, ka nisur beteja për  të mbrojtur fotografinë e jashtëzakonshme nga shfrytëzimi komercial dhe  për të siguruar se trashëgimia e fotografit lënë botës nuk do përlyhet  nga beteja për para. Për më shumë 30 vjet Korda e bëri një sy qorr ndaj  përdorimit të kësaj fotoje në bluza e postera nga studentët e radikalët  në mbarë botën. Por ai u rezistoi me vendosmëri ofertave të majme për të  shitur të drejtat e imazhit që ai e konsideronte si të shenjtë. Vitin e  kaluar ai paditi “Loëe Lintas”, një agjenci reklamash dhe agjencinë e  fotove “Rex Features” që e përdori foton fushatën e reklamës së vodkës  Smirnoff. “Nëse Che do ishte gjallë ai do kishte bërë njëjtën gjë. Të  përdorësh imazhin e Che Guevara-s për të shitur vodkë është përdhosje e  emrit dhe kujtimit të tij. Ai nuk pinte kurrë. Ai nuk ishte pijanec dhe  pija nuk duhet t’i bashkëngjitet kujtimit të tij të përjetshëm”, Korda  tha. Tashmë një fushatë tjetër ka nisur për mbrojtjen e “guerilasit  heroik” mes frikës se do përdoret nga kompanitë e etura për të fituar sa  më shumë me popullaritetin e tij. Dr. Stephen Wilkinson u shpreh:  “Familja Korda ka kërkuar që shoqata jonë për mbrojtjen e imazhit të Che  të vazhdojë të mbrojë foton dhe gjithë mënyrat se si do përdoret.  Kujtimi ynë më i pastër për të është kur në nëntor të vitit të kaluar ai  na dha një shumë ët madhe parash që fitoi nga përdorimi i fotos dhe na  kërkoi t’ia jepnim ministrisë kubane të Shëndetit, për t’i përdorur për  antibiotikë për fëmijët”. Fotografia është bërë më 5 mars 1960 në një  shërbim përkujtimor për më shumë se 100 anëtarë të ekuipazhit të një  anije belge ngarkuar me armë që u vranë në një sulm, për të cilin Kuba  fajësoi forcat kundër-revolucionare të ndihmuara nga SHBA. Korda u  caktua nga revista “Revolucion” si fotoreporteri që do mbulonte  ngjarjen, ku të pranishëm ishin Simone de Beauvoir dhe Jean-Paul Sartre.  “Che qëndronte në radhën pas Fidel Castro-s në tribunë. Nuk mund të  shihej. Më pasi ai doli para në skaj të tribunës. Unë qëndroja më  poshtë. E pashë të bënte para me vështrimin absolut të sfidës së çeliktë  teksa Fideli fliste. Kjo zgjati vetëm një moment. Ia dola të shkrepja  dy poza e më pas ai u tërhoq mbrapsht”, është shprehur Korda. Revista e  Korda-s ishte më e interesuar në fotot e Castro-s, por duket se  fotografit i pëlqeu ai i Guevara-s dhe e vari në murin e studios së tij  në Havanë. Shtatë vjet më vonë fotoja qëndronte akoma në mur e zverdhur  nga tymi i duhanit, kur një botues italian, Giangiacomo Feltrinelli  telefonoi për të kërkuar një kopje. Korda i dha vizitorit dy kopje  falas. Guevara u vra disa muaj më vonë dhe u shpall menjëherë martir i  revolucionit.

Ka shumë histori kontradiktore mbi mënyrën se si  fotografia u bë aq e famshme, por u bë imazh i famshëm në një revoltë  studentor në Parisnë vitin 1968 dhe Feltrinelli u tregua shumë i shpejtë  për të fituar me të. Nga miliona posterat që mbanin imazhin që u shfaq  në gjithë botën, sipas Korda-s, mbanin firmën “copyright Feltrinelli”.  Por Korda nuk i mbajti inat botuesit. “E kam falur sepse duke bërë një  gjë të tillë ai bëri të famshëm fotografinë”.“Është një prej ikonave më  të mëdha të shekullit të njëzetë. Mund ta krahasosh me Marilyn Monroe të  Andy Warhold për sa i përket impaktit viziv”, ka tëhnë Peter Blake, i  cili ka skicuar kopertinën e albumit të Beatles “Sergeant Pepper”.  Kujtimi dhe vepra e Guevara-s është aq e fuqishme sa këtë vit Mick  Jagger janë duke prodhuar dy filma rivalë mbi jetën e tij. Jagger, dhoma  studentore e të cilit në Shkollën e Ekonomisë në Londër ka qenë e  dekoruar nga posteri i Che-së shpreson se rolin e rebelit do e pranojë  Antonio Banderas, ndërkohë Redford ka nënshkruar tashmë kontratën me  Benicio Del Torro. Guevara i lindur në Argjentinë u bë hero popullor në  Kubë pasi ndihmoi ushtrinë rebele të Fidel Castro-s të fitonte kundër  diktaturës së Batista-s në vitin 1959. Por statusi i tij mitik dhe fuqia  e vazhdueshme e fotografisë së Korda-s u vulos, kur ai u vra në tetor  1967 gjatë një përpjekjeje për të nxitur një revoltë socialiste të  stilit kuban në Bolivi. Për shumë vjet Korda ka pretenduar se s’ka bërë  para nga fotografia. Kjo për arsye se Kuba nuk ka qenë nënshkruese e  Konventës së Bernës mbi pronën intelektuale deri në fillim të viteve ’90  ndaj dhe Korda nuk mund të ndërmerrte asnjë veprim ligjor për të  mbrojtur punën e tij. Korda lindi më 14 shtator 1928 në Havanë. Ai u  përball fillimisht me fotografinë kur nisi t’i bënte foto të dashurës me  aparatin Kodak 35 të të atit. Më pas, ai punoi disa kohë si fotograf  mode. Por, karriera e tij ndryshoi drejtim pasi Castro erdhi në pushtet  në Kubë. Pas revolucionit ai fotografoi demonstratat, vjeljen e  kallamëve të sheqerit dhe skenat në fabrika. Për 10 vjet ai shërbeu si  fotografi kryesor qeveritar, duke shoqëruar Castro-n në udhëtime dhe  takime me personalitetet e huaja. Imazhe më pak të njohura të Korda-s  përfshijnë fotot e Castro-s që sheh me kujdes një tigër në kopshtin  zoologjik të Nju Jorkut, duke luajtur golf dhe peshkuar me Guevara-n,  duke bërë ski dhe për gjah në Rusi, si dhe me Ernest Hemingëay. “Vdekja e  Korda-s është humbje e madhe për kulturën kubane. Ai ishte një prej  kronikanëve më të mëdhenj të revolucionit”, tha Librio Noval, një  fotograf i gazetës zyrtare të partisë Komuniste të Kubës.

Che  Guevara

Ndërkohë që Che Guevara mbahet mend më së shumti  për aksionin e tij në Kubë, ai në fakt ka lindur në Argjentinë. Fakti  interesant është se ka lindur në një familje të pasur dhe kurrë s’është  bërë qytetar kuban. Kur ai erdhi në jetë, gjëja e parë që babai i tij  tha ishte, “Ajo që vihet re menjëherë është se në gjakun e birit tim  rrjedh gjak rebelësh irlandezë”. Në vitin 1964 Che udhëtoi drejt SHBA  për të mbajtur një fjalim në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ndërkohë që  ai dënonte SHBA për politikat veçuese racore ai tha: “Ata që vrasin  fëmijët e tyre dhe i diskriminojnë ato çdo ditë për shkak të ngjyrës së  lëkurës; ato që i lënë të lirë vrasësit e të zinjve duke i mbrojtur dhe  më tej ndëshkojnë popullatën me ngjyrë sepse kërkojnë të drejtën  legjitime për të jetuar si njerëz të lirë – si mund ta konsiderojnë vete  ata rojtarë të lirisë?” Fotot e shumta të fytyrës së tij janë kthyer në  imazhet më komerciale të botës, duke u shfaqur në një sërë objektesh,  si bluza, postera, tatuazhe. Në mënyrë ironike imazhi i tij ka  kontribuar në kulturën e konsumit, të cilën ai thellësisht e përbuzte.

/tiranaobserver/

Parajsa: Edeni i budallenjve
Pse njerëzimi është i magjepsur me idenë e jetës së pertejme

Pse besojnë pjesa më e madhe e njerëzve  në jetën pas vdekjes? Parajsa nuk është një vend i mrekullueshëm i  mbushur me dritë, por është një konstrukt fatal me një histori të  përgjakshme, shkruan Johann Hari. John Lennon thoshte: “Imagjinoni që  s’ka parajsë/ do ishte më e lehtë sikur ta mendonit kështu/ pa ferr  poshtë nesh/ Mbi kokën tonë vetëm qiell”. Sot, sipas një libri të ri nga  Lisa Miller, e cila është korrespondonte e seksionit fetar të  “Neëësëeek”, 81 përqind e amerikanëve dhe 51 përqind e britanikëve thonë  se besojnë në parajsë, një rritje prej 10 përqind që nga dekada e  shkuar. Nga këta, vetëm 71 përqind shprehen se parajsa është “një vend  aktual”. Në të vërtetë, 43 përqind besojnë se kafshët e tyre shtëpiake –  macet, minjtë dhe gjarpërinjtë – do nisen me to drejt përjetësisë pas  vdekjes. Por, pse nuk arrijnë ta kapërcejnë njerëzit idenë e Portave të  Arta? Në realitet, parajsa në të cilin mendoni se do shkoni – një  ribashkim me të afërmit e rrethuar nga drita – është një shpikje mjaft e  vonë, vetëm se pak më e vjetër se Goldman Sachs. Shumë prej besimtarëve  në parajsë do e gjenin në histori thuajse të panjohur këtë koncept.  Libri i Miller “Parajsa: Magjepsja jonë e përhershme me jetën e  përtejme” ngacmon historinë e çuditshme të parajsës dhe tregon se nuk  është ajo që mendojmë.

Parajsa ndryshon vazhdimisht formë sepse  është një histori e dëshirës së ndërgjegjshme njerëzore. Mjafton të  tregosh çfarë mendon për parajsën për të kuptuar çfarë të mungon në  jetë. Njerëzit që jetonin në shkretëtirë që shkruan Biblën jetonin të  shoqëruar nga etja – ndaj parajsa e tyre është gjithnjë e mbushur me  lumenj dhe burime. Skllevërit afrikano-amerikanë besonin se ata do  shkonin në një parajsë ku “i pari do ishte i fundit dhe i fundit i  pari”, në mënyrë që ata të ishin njerëzit e lirë që dominonin skllevërit  e bardhë. Ne e dimë me saktësi se kur nisi historia e projektimit të  mungesave tonë në qiell të hapur: Në vitin 165 para Krishtit dhe mban  patentën e hebrenjve. Deri atëherë parajsa – shamyim – ishte shtëpia e  Zotit dhe engjëjve të tij. Me raste Zoti zbriste që aty për të dhënë  urdhra dhe për të dhënë ndonjë fshikullim të lehtë, por kishte një  urdhër të prerë që aty s’lejoheshin të vdekshmit. Njerëzit nuk futeshin  aty, por ata as që e prisnin një gjë të tillë. Më e mirë që mund të  shpresoje ishte që të varroseshe me të afërmit në një varr të përbashkët  dhe që historia të pasohej tek trashëgimtarët. Ishte një qëndrim  njerëzor ndaj vdekjes. Ti ikën, por njerëzit e tu vazhdojnë të jetojnë.

Por  si e shkatërroi këtë realitet ideja e parajsës, një vendi perfekt ku  jeton Zoti dhe ku përfundojnë njerëzit pas vdekjes? Elementë të ndryshëm  pluskonin “në atmosferën e Jeruzalemit për të kërkuar një vend ku të  mbështeteshin”, siç e thotë Miller. Grekët besonin se kishte një shpirt  të përjetshëm që ngjitej lart kur njerëzit vdisnin. Zoroastrianët  besonin se një njeri do gjykohej në fund të jetës për veprat në tokë.  Herbrenjtë besonin në një “Yahëeh” të plotfuqishëm. Por u desh një  shpërthim i madh dhe i përgjakshëm që t’i përziente të gjitha bashkë.  Gjatë rrugës së krijimit të parajsës hebrenjtë u përfshinë në një luftë  të gjatë civile mbi faktin nëse duhej të hapeshin ndaj grekëve dhe  tregtisë së tyre apo të qëndronin të veçuar, të kufizuar dhe të pastër.  Me asnjë fitues në horizont mbretit Antichus i erdhi në majë të hundës.  Ai pushtoi dhe u përpoq të fshinte nga faqja e dheut hebraizmin, duke e  zëvendësuar me adhurimin e Zeusit. Hebrejtë panë që gjithçka e shenjtë  për ta u thërrmua: Ata u urdhëruan që të sakrifikonin derrat para një  statuje të Zuesit që tashmë dominonte tempullin e tyre. Hebrenjtë që  refuzuan u varën në rrugë. Shumë të rinj u zhdukën në kodrat e  Palestinës për të organizuar një sulm gueril që tani mbahet mend si  historia e Hunukah. Përralla e vjetër herreje tregon se si ajo që  vazhdon pas vdekjes ishte vdekje në vetvete: Kockat nuk mblidheshin dot  më nga paraardhësit dhe shumë hebrenj u shpërndanë. Ndaj papritur vdekja  u kthye në një terror të ri. Çfarë ishte? A po mbaronin këto jetë kot,  për hiç gjë? Një prej luftëtarëve të rinj i njohur si Daniel njoftoi se  hebrenjtë e martirizuar do merrnin një shpërblim të madh. “Shumë prej  atyre që flenë në pluhur do zgjohen disa për të jetuar përjetësisht dhe  disa për t’u përbuzur përjetësisht”, shkruan ai. Ideja e Danielit ishte  jashtëzakonisht e suksesshme. Brenda një shekulli pjesa më e madhe e  hebrenjve besonin në parajsë dhe që atëherë kjo ide nuk ka vdekur kurrë.  Por ndërkohë që atëherë ekzistonin disa elementë të parajsës, nuk ishte  simboli i pushimeve të mrekullueshme që është transformuar në ditët e  sotme. Ishte një vend ku njerëzit dhe Zoti me engjëjt qëndronin – por  Jezusi paralajmëroi se “nuk ka martesë në parajsë”. Njerëzit nuk  bashkoheshin me të afërmit. Ishte Zoti me njeriun dhe lutjet e  përjetshme. Ishte një parajsë, por jo siç e njohim. Edhe disa ateistë të  thekur e konsiderojnë parajsën si një prej ideve fetare më të  padëmshme. Por funksioni i saj primar për shekuj me radhë ka qenë ai i  një mjeti kontrolli dhe kërcënimi. Vatikani për shembull, e ka deklaruar  atë si monopol në listën VIP të Shën Pjetrit dhe vetëm ata që i  bindeshin urdhrave të tyre mund të merrnin karta “Dil nga jeta e qëndro  larg ferrit” të cilët u mundësonin atyre e fëmijëve të tyre parajsën. Ky  përdorim i parajsës si një çomangë vazhdoi më tej edhe pas Reformimit  Protestant. Miller thekson se në Anglinë puritane parajsa nuk ishte  thjesht rehati, por më shuam “një mënyrë për të imponuar disiplinë në  këtë jetë”.

Vazhdon më tej. Shihni Margaret Toscano, një mormone e  brezit të gjashtë, e cila ishte një pasuese fanatike e Joseph Smith në  rininë e saj. Më pas ajo studio feminizëm në universitet. Ajo u kthye në  komunitetin e saj dhe argumentoi se femrat duhet të lejoheshin të  bëheshin priftëresha. Autoritetet hormone dhe njerëzit që kishin mohuar  se të zinjtë kishin shpirt deri në vitin 1976 e urdhëruan atë të  tërhiqej mbrapsth dhe nëse s’e bënte nuk do shkonte në parajsë me  familjen e saj. Por ajo u zmbraps. Tani, motrat e saj të trishtuara  mendojnë se nuk do e shohin më atë pas vdekjes.Sigurisht, ka prova  pafund se ideja e parajsës mund të jetë ngushëlluese apo e bukur, por  kjo s’e bën të vërtetë. Diferenca mes dëshirave dhe fakteve është e  thjeshtë. Po, do më pëlqentë që të shihja sërish disa prej miqve të  vdekur e të afërmve. Do më pëlqente gjithashtu që të kishte paqe në  botë, një milionë dollarë në llogarinë time dhe që Matt Damon të më  kërkonte të martohesha me të. “Pyetjet racionale nuk ndihmojnë”, njofton  një prej të intervistuarve, një profesor në Harvard. Kjo duket se është  dhe këndvështrimi i Miller. Ajo thekson se të besosh në parajsë duhet  të hidhesh në besimin fetar, por në çfarë fushe tjetër të jetës ne  braktisim gjithë nevojat për fakte? Por, edhe nëse ju e lini mënjanë  mungesën e fakteve ka një hendek konceptual në zemër të parajsës. Pas  një farë kohe, a nuk bëhet jashtëzakonisht e mërzitshme? Kur jeton në  shkretëtirë pranvera duket si parajsë. Por kur ke pasur pranverë për  mijra vjet a nuk mërzitesh me të? Parajsa është, sipas fjalëve të George  Orëell, një përpjekje për “të prodhuar një shoqëri perfekte me një  vazhdim të pafund të diçkaje që ka qenë e vlefshme vetëm sepse ishte e  përkohshme”.

Hyrja në parajsë

Mënyra  e hyrjes në parajsë ndryshon sipas besimit fetar që e predikon, por  zakonisht ndodh pas vdekjes. Në shumë prej besimeve fetare, hyrja në  parajsë kushtëzohet nga një “jetë e mirë” në tokë. Një përjashtim i  shquar i kësaj është “sola fide”, besimi i shumë prej protestantëve, të  cilët predikojnë se dikush nuk duhet të jetojë se s’bën një jetë të  kulluar, por dikush duhet të pranojë Jezus Krishtin si shpëtimtarin e  tij që ai të marrë mëkatet e fajet. Shumë besime fetare theksojnë se ata  që nuk shkojnë në parajsë do shkojnë në një vend “pa praninë e Zotit”,  që është ferri dhe është i përjetshëm. Disa besime fetare besojnë se  ekzistojnë dhe variante të tjera të përtej-jetës përveç parajsës dhe  ferrit, siç është purgatori. Një tjetër besim siç është universalizmi  beson se kushdo do të shkojë në parajsë eventualisht, pavarësisht asaj  që kanë bërë apo besuar në tokë. Disa forma të krishterimit besojnë se  ferri është thjesht vdekja e shpirtit.Shumë njerëz që kanë qenë pranë  vdekjes apo kanë pasur eksperienca të tilla janë shprehur se kanë takuar  të afërmit dhe kanë hyrë në “Dritë” në një dimension të panjohur, i  cili ngjason me mkonceptin fetar të parajsës. Megjithatë, ka dhe disa  eksperienca që raportojnë për përjetimin e koncepteve të ferrit, por ato  që tregojnë për një përjetim të një gjendjeje që ngjan me parajsën  tregojnë për një gjendje intensive dashurie, paqeje dhe gëzimi përtej  çdo koncepti njerëzor. Bashkë me këtë ndjesi pozitive njerëzit që kanë  eksperienca pranë vdekjes gjithashtu flasin për një gjendje të lartë të  kuptuari dhe përjetimi, a thua se po shijojnë një pjesë të parajsës.

81  përqind

e amerikanëve janë shprehur se besojnë në jetën e përtejme  dhe se parajsa ekziston.

51 përqind

e britanikëve të  intervistuar mendon se jeta nuk mbaron me vdekjen dhe se ekziston  parajsa.

10 përqind

është rritur numri i njerëzve që besojnë  në ekzistencën e parajsës që në dekadën e shkuar.

71 përqind

e  njerëzve të intervistuar shprehen se parajsa ekziston dhe është në fakt  “një vend aktual”.

*Koment i autores për “The  Independent” mbi librin “Parajsa: Magjepsja  jonë e përhershme me jetën e  përtejme”

/tiranaobserver/

Konspiracioni i Jonestown: 913 persona kryejnë vetvrasje në grup
Më 18 nëntor 1978, në një zonë të banuar të xhunglës Guyanese, prifti  Jim Jones urdhëroi 913 pjesëtarët e kultit të tij religjioz që të  vrisin veten duke pirë helm dhe kështu bënë. Por çfarë konspiracioni  fshihet pas?

Kultistët kishin pësuar lavazh truri nga megalomaniaku Jones, i cili e  kishte emërtuar fshatin e tyre në xhungël si vetja e tij dhe i mbante  ndjekësit e tij si skllevër, për të mos thënë zombi. Edhe Jones vetë u  gjend i vdekur. Ai kishte qëlluar veten me pistoletë ose ndoshta dikush  tjetër e kishte vrarë. Me nofulla katrore, flokë sterrë të zinj dhe syze  të errëta dielli që e bënin të dukej si një agjent sekret që pinte  ilaçe antipsiqike, Jones zë vend përkrah Charles Manson në ikonografnë  amerikane të demonëve.

Por, a ishte Jones me të vërtetë një njeri i vetmuar dhe i çmendur  për të cilët amerika është aq e famshme? A mund të jetë bindës fakti që  mbi nëntëqind persona morën jetën e tyre me dëshirë vetëm sepse ai i  kishte këshilluar kështu? Mos ndoshta ka ndonjë shpjegim tjetër për këtë  mister?

Jo shumë larg nga masakra e madhe në Jonestown (fshati i Jones, siç e  kishte quajtur prifti i çmendur), filluan menjëherë pëshpëritjet dhe  aludime të çuditshme për disa eksperimente njerëzore në kontrollin e  mendjes, madje edhe genocig, dhe një prezencë e çuditshme e CIA-s në të.  Këto histori sugjeronin se të paktën qeveria e Shteteve të Bashkuara  mund ta kishte parandaluar masakrën Jonestown, por nuk bëri asgjë.  Thashethemet më të guximshme dhe ndoshta të ekzagjeruara tregonin se  Jonestown ishte një kamp përqendrimi i CIA-s i ndërtuar si një bazë  sekrete, ky qeveria sekrete tentonte të riprogramonte psiqikën  amerikane. Gjithashtu, ka patur sugjerime të “Jonestown” të tjerë  paralele dhe se konspiracioni nuk përfundoi me vdekjet në Guyana.

Jim Jones lindi më 13 maj 1931, biri i një anëtari të Ku Kluks  Klan-it në Lynn, Indiana. Mamaja e tij, siç pretendonte Jones, ishte  Indiane Cherokee, por ky fakt nuk është verifikuar kurrë. Si një fëmijë i  pakontrolluar dhe paedukuar mirë, Jones filloi të mahnitej pas punëve  të kishës që në moshë të vogël. Në vitin 1963 ai kishte arritur të  krijonte kongregacionin e tij në Indianapolis: Tempulli i Njerëzve të  Ungjillit të Kishës. Ishte një kongregacion interracial, diçka e  padëgjuar më parë në Indiana në atë kohë. Jim Jones bënte pareshtur  fushata në interes të njerëzve me ngjyrë. Gjithashtu, thuhet se ai  vuante nga magji të çuditshme që e bënin t’i bienin të fikët shumë  shpesh, merrte këshilla nga krijesa jashtëtokësore, praktikonte shërim  me anë të besimit dhe kishte përjetuar shpesh vizione dhe ndjesi të një  holokausti nuklear.

I bindur se Dita e Betejës së Fundit ishte shumë afër, se vetë  Indianapolis ishte një shënjestër e sulmeve, Jones kërkonte udhëheqje.  Atë duket se e gjeti në janar të vitit 1962 në një çështje të gazetës  Esquire. Një artikull disi ironik, përshkruante nëntë vendet më të  sigurta në botë për t’u larguar nga stresi dhe ankthi i një konfrontimi  nuklear. Një nga këto nëntë streha ishte Brazili. Aludimet për lidhjen e  Jones me CIA-n nisin pikërisht aty.

Sipas një artikulli në “San Jose Mercury News”, fqinjët e Jones në  Belo Horizonte, Brazil (ku ai jetoi para se të shpërngulej për në Rio De  Janeiro), tregonin se ai hiqej si një marins në pension, i cili “merrte  një pagesë mujore nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”. Ata gjithashtu  mbanin mënd se Jones, i cili më pas pretendonte se ishte detyruar të  punonte si zhigolo për të mbajtur familjen, jetonte si një njeri i  pasur. “Disa njerëz këtu besonin se ishte një agjent amerikan i CIA-s”,  raportoi një fqinj.

Në kundërshtim me raportimet e kryera nga fqinjët e Jones, biografi i  tij Tim Reiterman thotë se familja e tij jetonte në Brazil, në mënyrë  mjaft të thjeshtë dhe modeste duke mbijetuar me oriz dhe bizele. Kur  Jones u kthye ne Shtetet e Bashkuara, pas vrasjes së Presidentit  Kennedy, ai u tha ndjekësve të tij se e kishte kaluar kohën në Brazil  duke ndihmuar jetimët. Më pas e shpërnguli kishën e tij në Ukiah,  Kaliforni dhe më pas në San Francisco ku u kthye në një fondacion i  drejtuar nga politikanët lokalë.

Para se Jones të arrinte në Brazil, kishte bërë një ndalesë në in  Georgetown, Guyana. Edhe pse ndalesa e tij kishte qenë mjaft e shkurtër,  arriti të fitonte vend në mediat lokale duke akuzuar kishën se përhapte  komunizëm. Sipas Reiterman, dukej se ishte një tentativë e kalkuluar  mirë për t’u bërë i njohur si antikomunist.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, ai i torturonte anëtarët e sektit të tij  me premtime se do ta zhvendoste Tempullin e Njerëzve nga Guyana në  Bashkimin Sovjetik. Në librin e vitit 1979, një ish-përkrahës fanatik i  Jones, Phil Kerns (nëna e të cilit vdiq në masakrën masive), ngriti  hipotezën e një konspiracioni nga ana e sovjetikëve në Jonestown.

“Jones ka qenë një marksist i betuar”, shkroi Kerns, “i cili ka patur  kontakte të vazhdueshme me oficerë të qeverisë kubane dhe sovjetike  gjithashtu”. Ndërmjet të tjerave, Kerns shkruan se pak para masakrës së  Jonestown, dy persona të Tempullit të Njerëzve dhuruan 500.000 dollarë  të parave të sektit tek ambasada sovjetike.

Përfaqësuesit e Jones në fakt, janë takuar shpesh me zyrtarët  sovjetikë, aq shpesh sa që u kthyen në një barsaletë që qarkullonte në  rrethin diplomatik të Guyana-s. Jones u kishte thënë ndjekësve të tij  nga ana tjetër se CIA kishte “infiltruar” grupin e Jonestown për një  mision sekret.

Më pas sigurisht të gjitha thashethemet të çonin në dyshimin se  masakra e Jonestown ishte një makinacion i CIA-s. Gjithsesi, qëndrimi jo  serioz i Tempullit me sovjetikët, është një tjetër fakt që të çon drejt  lidhjes së kultit me Agjencinë. Reiterman, një skeptik i teorive  konspirative, cilëson se “prezenca e CIA-s në Guyana-n socialiste mund  të merrej me mend”. Ata me siguri mund të kenë shfaqur interes ndaj  kontakteve të tempullit me sovjetikët.

Por, pse interesohej me të vërtetë Jones për sovjetikët? Ai ndoshta  mund ta ketë ditur se ëndrra e tij profetike rreth shpërnguljes së  tempullit drejt Bashkimit Sovjetik, ishte vetëm aq, një ëndërr. Më pas u  kthye menjëherë në favor të vetvrasjes në masë. Një ndjekës i Jones e  pyeti atë përpara vetvrasjes nëse ishte e mundur që ta harronin të  gjithë planin dhe të arratiseshin për në Rusi, por Jones i tha se nuk  ishte e mundur. Nëse CIA ishte ajo që kishte infiltruar tempullin ose  nëse tempulli ishte madje vetëm një pjesë e një operacioni të saj,  strehimi i pjesëtarëve të kultit në ambasadën sovjetike do të kishte  patur një qëllim akoma më shumë pragmatik.

CIA ishte e para që “mori vesh” lajmin e Jonestoën dhe raportoi  vetvrasjet në masë. Vetvrasjet u pasuan nga një sulm i urdhëruar nga  Jones, drejt një partie të udhëhequr nga Kongresmeni Leo Ryan në Guyana  për të investiguar abuzimet e aluduara ndaj të drejtave të njeriut në  Jonestown. Njerëzit e urdhëruar për të qëlluar me armë zjarri sulmuan  partinë e Ryan në pistën e fluturimit Kaituma teksa ishte gati të nisej.  Katër persona mbetën të vdekur. Shumë të tjerë u plagosën duke  përfshirë këtu edhe Reiterman, i cili në atë kohë ishte reporter i San  Francisco Examiner. Ndër të plagosurit ishte gjithashtu edhe zyrtari i  ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Richard Dwyer.

I plagosur, por në gjendje të mirë

A u kthye Richard Dwyer për në Jonestown pas sulmit në pistën e  fluturimit? A ishte ai prezent gjatë masakrës? Sipas raportimeve të  regjistruara në një kasetë audio në kohën kur filloi sulmi, dëgjohet  vetë zëri i Jones, i cili urdhëron, “Nxirreni Dwyerin që aty!” Reiterman  mendon se ky ishte një “gabim fatal” nga ana e Jones, pasi Dwyer nuk  duhej të ishte pjesë e njerëzve të plagosur. Edhe pse e vërteta ka  mbetur në hije, implikimet e tij në këtë çështje janë të çuditshme dhe  misterioze.

Dwyer ishte një agjent i CIA-s

Nga ana e tij, Dwyer as nuk e konfirmon por as nuk e mohon se ka qenë  një agjent i CIA-s, por në vitin 1968 ai është identifikuar si  personazh i një botimi “Kush është kush në CIA”. Një muaj pas masakrës,  gazeta e zonës së bregdetit, San Meteo Times (gazetë e vendlindjes së  Leo Ryan), raportoi se zyrtarët e Departamentit të Shtetit kishin bërë  me dije se agjenti i CIA-s ishte dërguar menjëherë për në Jonestown  gjatë sulmit në pistën e fluturimit të partisë së Ryan. Dwyer mohoi  shkrimin e gazetës, duke thënë se nuk ka qenë atje në atë kohë. Sipas  një raporti, ndalesa tjetër e Dwyer-it pas Guyana ishte Grenada.

Megjithatë, Dwyer nuk ka qenë i vetmi karakter i lidhur me misionin  eventual të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Guyana. Vetë  ambasadori i Shteteve të Bashkuara të asaj kohe, John Burke, më pas  shkoi të punonte për stafin e komunitetit të inteligjencës të CIA-s.  Richard McCoy, një tjetër zyrtar i ambasadës, ka bërë me dije punët e  tij për kundërinteligjencës së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.  Qeveria socialiste e Guyana-s ka tërhequr për vite me radhë vëmendjen e  shërbimit të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara. Nëse atje ka patur  operacione të fshehta, asnjeri nuk ka pse të çuditet.

Ndihmësi i Leo Ryan, Joseph Holsinger kishte frikë se CIA mund të  ishte duke kryer një operacion sekret aq të keq saqë mund të shokonte  edhe gardianët më të stërvitur të CIA-s. Në vitin 1980, Holsinger i cili  e kishte zbuluar tashmë prezencën e Dwyer-it në Jonestown, mori një  tezë të dërguar nga një profesor i U.C. Berkeley. I quajtur “Colonia  Penale”, teza shpjegonte me detaje të imtësishme se si programi i  kontrollit të mendjes së CIA-s, i quajtur MK-ULTRA, nuk kishte  përfunduar në vitin 1973, ashtu si CIA kishte raportuar në Kongres. Në  të kundërt, raportonte teza, thjesht ishte transferuar jashtë spitaleve  publike dhe burgjeve, drejt kufijve të izoluara dhe të sigurta të  kulteve religjioze. Holsinger besonte se Jonestown ishte pikërisht një  nga këto kulte.

Në vendin e vetrasjeve masive janë gjetur në fakt një sasi shumë e  madhe ilaçesh psikoaktive të kontrollit të mendjes. Larry Layton,  zëvendësi i Jones, i cili ishte pjesë e skuadrës së sulmit në pistën e  fluturimit dhe në një farë mënyre i kishte shpëtuar masakrës Jonestown, u  bë i akuzuari i vetëm për vrasjet masive. Nga mënyra se si përshkruhej  ai, dukej se ishte duke u zhytur në një “gjendje ekstaze posthipnotike”,  ndërkohë që zhytej edhe më thellë në magjinë e Jones. Vetë babai i  Layton-it, e quante atë “robot”. Sipas raporteve, kunati i tij, i cili  kishte përpiluar kontratën e qirasë së fshatit të ashtuquajtur Jonestown  me qeverinë e Guyana-s, ishte një mercenar i rebelëve të UNITA-s në  Angola që mbështetej nga CIA. Babai i Layton-it, sipas Holsinger, ishte  një biokimist përgjegjës për luftën kimike në ushtrinë e Shteteve të  Bashkuara në DGP-në (Dugway Proving Ground) e Utah-ut.

Vetë Jones, i cili hiqej si një simpatizant i Bashkimit Sovjetik, ka  qenë dikur një mbledhës fondesh për Richard Nixon dhe gjatë të njëjtës  periudhë kohe, Jones e deklaroi veten një rimishërim i Jezu Krishtit dhe  Leninit në të njëjtën kohë.

Më pas u grit një problem i ri, ai i trupave. Numërimi i trupave të  Jonestown zbriti deri në rreth katërqind brenda dy ditëve pas  vetvrasjeve duke ngritur kështu spekullime se personat që kishin arritur  të arratiseshin ishin ndjekur nga pas dhe ishin vrarë. Në çdo rast,  mjeku ligjor i Guyana-s, Leslie Mootoo, dëshmoi se të paktën shtatëqind  nga trupat e të vdekurve dukeshin se ishin vrarë me dhunë dhe nuk bëhej  fjalë absolutisht për vetvrasje.

“Unë besoj se është e mundshme që Jonestown të ketë qenë një  eksperimet mizor për kontrollin e mendjes”, tha Holsinger gjatë një  konference në vitin 1980. “Vizita zyrtare e Leo Ryan ndoshta ka  penetruar në maskimin e tyre dhe mund të përbënte rrezik për ekspozimin e  operacionit sekret. Qeveria ose agjenti i saj CIA, e kanë vlerësuar si  të domosdoshme, shfarosjen e më shumë se nëntëqind qytetarëve amerikanë  për të mbrojtur sekretin e operacionit”.

“Operacioni”, nëse ka patur një të tillë, pasi në këtë çështje kemi  të bëjmë vetëm me aludime dhe spekulacione, mund të ketë vazhduar më tej  edhe pas vetvrasjeve masive. Vite më vonë dihet se janë bërë disa  përpjekje për të ripopulluar Jonstown me refugjatë domenikanë dhe  indokinezë, të mbështetura këto nga organizata e Billy Graham.  Gjithashtu, ka patur edhe një kult të ngjashëm me atë të Jonestown në  Guyana në kohën kur Jones ishte ende aktiv në misionin e tij mizor.  David Hill, një “Rabin” sipas mënyrës së tij, së bashku me tetë mijë  ndjekësit e tij, kishte krijuar një kult që njihej me emrin “Kombi i  Izraelit”. David Hill ishte aq i plotfuqishëm saqë arriti të fitonte  nofkën “zëvendëskryeministër” gjatë udhëtimeve të tij nëpër të gjithë  vendin.

Një shënim tjetër mjaft i çuditshëm: Një memorandum i cili me sa  thuhet ka kaluar nga Jones tek avokati i Tempullit të Njerëzve, Mark  Lane, i cili gjithashtu i ka shpëtuar masakrës, tregonte ata të dy që  planifikonin zhvendosjen e Grace Walden në Jonstown. Walden ka qenë një  dëshmitar kyç në vrasjen e Martin Luther King Jr. Më pas Lane rihapi  çështjen e vrasjes së Martin Luther King Jr. duke përfaqësuar vetë të  akuzuarin kryesor të vrasjes së tij, James Earl Ray. Kur memoradumi doli  në pah, Lane mohoi se kishte biseduar me njëri lëvizjen e Walden për të  zgjidhur çështjen e vrasjes. Ai gjithashtu pretendoi se memorandumi  ishte një pjesë e një misioni sekret të inteligjencës ushtarake rreth  vrasjes së King, ndoshta në tentativë për të diskredituar emrin e tij  dhe nëpërmjet tij edhe emrin e Walden.

Shumica e anëtarëve të Tempullit të Njerëzve pa përfshirë këtu  drejtuesit, ishin të gjithë njerëz me ngjyrë. Në të njëjtën kohë,  shumica e lidershipit ishin të bardhë. Joyce Shaw, një ish-pjesëtar i  Tempullit, dikur kishte spekuluar se historia e vetvrasjeve në masë  ishte një maskim për “një lloj eksperimenti të tmerrshëm, ose të një  plani të neveritshëm racist…një plan si ai i gjermanëve nazistë për të  shfarrosur njerëzit me ngjyrë”.

Në vitin 1980, Komiteti i përhershëm i Shtëpisë së Bardhë për  Shërbimet e Inteligjencës deklaroi se nuk kishte asnjë provë që të mund  të inkriminonte ose të përfshinte Agjencinë Qendrore të Inteligjencës me  masakrën e Jonestown.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

/botasot.info/

Miqësia, përse ndarja është e dhimbshme
Miqësia është një nga ndjenjat më të fuqishme që lidh dy qenie  njerëzore. Ajo shpesh zgjat për tërë jetën, kalon prova nga më të  vështirat dhe kur ndodh që e humbasim, mund të ndihemi keq sikur të kemi  humbur dashurinë.

Sipas një studimi të fundit të sociologëve, të përfunduar këtë javë  për femrat, ndarja me mikeshën e zemrës mund të rezultojë shumë më e  rëndë se ndarja nga i dashuri. Rrënjët e një miqësie janë të thella, aq  sa edhe prishja me një mikeshë jo shumë të rëndësishme na shkakton  ndjenja të theksuara faji dhe dhimbje. Kjo është diçka që të gjitha e  kemi provuar gjatë jetës të paktën një herë, por ka edhe nga ato që, për  shkak se kanë një karakter të vështirë, kanë edhe lidhje miqësore të  paqëndrueshme dhe e kanë provuar disa herë shijen e hidhur të lotit të  ndarjes. Kjo është arsyeja që prishja e një miqësie mund të jetë një  traumë e vërtetë për disa. Veçanërisht kur kemi të bëjmë me një prishje  që shoqërohet me një zhgënjim, mund të na duket se dikush na ka shkulur  zemrën nga kraharori.

Ja një histori miqësie e thellë, përfundimi i së cilës u shkaktoi  dhimbje të dyja palëve. Rrëfimi është i një psikologeje që ka bërë edhe  një libër së fundi për miqësinë në përgjithësi dhe atë mes dy femrave në  veçanti.

“Unë e takova Deboran kur erdhi në klubin tim, në vitin 1993. E  sapodivorcuar e me dy fëmijë të vegjël, isha e lirë dhe e lumtur. Por  duke qenë se nuk kisha një partner, isha shumë e hapur për të gjetur një  mikeshë, me të cilën të mund të ndaja gjërat e mia dhe orët e lira.  Miqësia jonë nisi që në fillim si një histori shumë e bukur dhe gjithçka  ishte e menjëhershme. Ajo çka na pëlqente te njëra-tjerra ishte mënyra  se si qeshnim pa fund, duke treguar barsoleta, apo histori për ngjarjet  që na kishin ndodhur gjatë ditës. Ishim të dyja gra me karrierë. Unë  psikologe e suksesshme, ndërsa mikesha ime një shefe marketingu e  mirëpaguar. Miqësia jonë bazohej te respekti reciprok dhe afeksioni që  ndjenim për njëra-tjetrën. Ish-mikesha ime kishte qenë e martuar, por  shumë shpejt e kuptoi se lidhja e saj martesore kishte të çara. I shoqi  nuk donte fëmijë, ndërsa për të, fëmijët ishin të rëndësishëm. Si  përfundim ajo e arriti atë që dëshironte, por martesa vazhdoi të kishte  probleme.

Një vit pas njohjes sonë, unë njoha Nik, një menaxher i  zoti me të cilin u martuam një vit më pas. Por edhe pse isha e  sapodashuruar me burrin me të cilin u martova, Deborah vazhdonte që të  ishte pjesë e rëndësishme e jetës sime. Ne takoheshim në klub, në  palestër, flisnin rregullisht për të gjitha gjërat si më parë dhe  vazhdonim që t’ia kalonim shumë mirë. Ndër të tjera bënim edhe biseda të  gjata për dashurinë dhe miqësinë e marrëdhëniet e tjera njerëzore. Në  vitin 2001, martesa e Deboras pësoi krisje të rënda dhe nuk mund të  vazhdonte më, ndaj ajo u divorcua. Nisi kështu për të një periudhë shumë  e vështirë dhe unë isha e lumtur që isha për të një krah e një sup mbi  të cilin ajo të mund të mbështetej dhe të qante, ditën, apo natën. Miqtë  janë për të të ndihmuar kur ke nevojë dhe unë për të isha një ndihmë e  madhe në një periudhë të vështirë. Me kalimin e kohës, duke qenë se ajo  ishte vetëm, më bënte çdo natë telefonata shumë të gjata, mbi dy orë,  pas të cilave ndihesha tërësisht e konsumuar. Im shoq më thoshte se kjo  miqësi po më konsumonte përtej mundësive të mia, por nuk e dëgjova. Por  ndërsa koha dhe muajt kalonin, nisa që të shqetësohem për sjelljen e  Deboras por isha e pamundur dhe e pafuqishme që ta ndihmoja. Ajo  ndërkohë kishte nisur që të pinte alkool dhe më telefononte shpesh për  të më thënë se nuk mbante mend se çfarë i kishte ndodhur një natë më  parë. Më pas nisi që të shkonte nëpër klube, për t’u takuar me djem të  rinj dhe për t’u shoqëruar me ta për një kohë të shkurtër. Një mëngjes  më merr në telefon dhe më thotë e tmerruar se në shtratin e saj ishte  një djalosh i ri, të cilin ajo as që e njihte fare. Unë u shqetësova  shumë dhe vazhdoja që t’i thoja mikeshës sime që ajo kishte nevojë për  ndihmën e një profesionisti. Ajo ndërkohë bëri përpjekje për ta ndaluar  vetë të pirin dhe për tri javë nuk vuri alkool në gojë, por kjo nuk  zgjati shumë dhe iu rikthye zakonit të vjetër të telefonatave dhe  qarjeve të gjata. Unë e ndjeja që ndërkohë po më shteronin forcat për ta  mbështetur. Për shumë kohë, ne kishim ndarë një miqësi të gjatë. Kishim  shumë pika të përbashkëta, por më në fund po e shihja se kishim marrë  rrugë të ndryshme. Ndihesha e lodhur dhe më dukej sikur çdo natë, përmes  telefonatave të saj, më duhej që t’ia gëlltisja ngjarjet e ditës që më  rëndonin gjithnjë e më tepër në stomak. Një ditë im shoq më tha: Kjo që  po bën ti i kalon përmasat e miqësisë. Mikesha jote po ndërhyn në jetën  tonë. Unë e dija që Nik kishte të drejtë, por e ndjeja që nuk mund ta  lija në baltë mikeshën, sepse mendoja që çdo gjë tjetër do të kishte  qenë e padrejtë dhe jo e ndershme. Dhe kështu telefonatat pasuan  njëra-tjetrën ditë pas dite dhe unë nisa të ndihem në faj dhe për tim  shoq. Sigurisht që kjo situatë nuk e kërcënoi kurrë martesën tonë, por  shkaktoi një stres të madh. Një natë Deborah më tha se dëshironte që të  mbeste me barrë nga një marrëdhënieje rastësore me djemtë e rinj që  takonte nëpër klube nate. Ishte nata kur vendosa që t’i jap fund  miqësisë që kisha me të. I thashë se ajo po shkatërronte veten dhe se  nuk mund të vazhdoja më një miqësi që ushqehej vetëm nga unë dhe që mbi  të gjitha po më dëmtonte martesën. Që nga ajo natë nisa të mos i  përgjigjem më telefonatave të Deboras dhe kështu kaluan disa muaj.  Kështu, më në fund, Deborah më dërgoi një e-mail, në të cilin më  shkruante arsyet e sjelljes së saj. Gjatë muajve që nuk kishim pasur  lidhje, isha ndier më e qetë, edhe pse më mungonte shumë miqësia me të.  Lidhja jonë kishte marrë fund për shkak të rrugëve të ndryshme që ndoqëm  në jetë dhe këndvështrimeve të ndryshme që kishim për jetën.

Ajo që mësova nga kjo miqësi e gjatë ishte që, edhe pse na pëlqen që  të mendojmë se miqtë tanë do të jenë gjithmonë aty për ne, deri në fund  të jetës, ndonjëherë duhet t’i lëmë që të ikin, sado që një fakt i tillë  mund të na dhembë gjatë…

/gazeta-shqip/

11 biondet më të suksesshme në Shqipëri
Për një arsye apo  për një tjetër, dihet publikisht që ato janë të suksesshme. Janë bionde,  plot sharmë, vishen bukur dhe qëndrojnë në piedestalin e profesioneve  në Shqipëri. Ato janë plot 12, dhe pjesën më të mirë të kohës e kalojnë  duke dhënë urdhra, duke mbajtur fjalime apo duke u marrë me vartësit e  tyre. Parlamenti, Qeveria, Prokuroria, shëndetësia janë institucionet ku  femrat bionde janë kurdoherë të pranishme, madje edhe në role  drejtuese.

Suksesi i biondeve

E  vetmja që përfaqëson gjininë femërore në kabinetin qeveritar është  Majlinda Bregu. Biondja 35-vjeçare njihet si femër me gusto, ambicioze, e  angazhuar dhe korrekte. Bregu drejton “timonin” e Ministrisë së  Integrimit, në një kabinet qeveritar ku 14 ministritë e tjera drejtohen  nga meshkuj. Ajo që të bie në sy është se institucioni që drejton Bregu  është areduar më me shije se të gjitha ministritë e tjera. Tashmë Bregu  ka një sprovë shumë të madhe në dorë: Të përmbushë misionin e marrë në  dorëzim para disa vitesh, të realizojë anëtarësimin e Shqipërisë në  Bashkimin Evropian. Ndërkaq, institucioni më i rëndësishëm i akuzës,  Prokuroria e Përgjithshme, është vënë “nën këmbët” e Silvia Kontit  shqiptare, Kryeprokurores Ina Rama. Megjithëse një natyrë e brishtë dhe e  padjallëzuar në dukje, Rama po tregon se përtej asaj fytyre, gjendet  një femër e fortë, që mund t’i bëjë ballë çdo lloj gjëje. Drejtoria e  Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri mban firmën dhe vulën e  Elvana Hanës. Biondja rreth të 35-tave udhëheq punën e këtij  institucioni, duke mos anashkaluar asnjë gjë. Arta Dade është një ndër  eksponentët më të rëndësishme në Partinë Socialiste, fjala e saj ka  peshë dhe gjen zbatim. Ajo është përballur me dhjetëra herë me sulmet e  deputetëve në sallën e Parlamentit dhe ka ditur t’ia dalë mbanë mjaft  mirë. Lajla Përnaska, një zonjë e ëmbël dhe e qeshur gjithë kohës, është  deputete e Partisë Demokratike. Ajo njihet për stil në veshje dhe për  një komunikim shumë të mirë me kolegë. Edhe deputetja e PS-së, Ermelinda  Meksi njihet për një stil të veçantë të saj. Ajo ka vite që dominon në  Partinë Socialiste. Imazhi i kësaj partie është përfaqësuar për shumë  kohë nga zëdhënësja Mimi Kodheli, e cila tashmë është deputete e PS-së.   Bionde të suksesshme mund të cilësojmë edhe deputetet e reja të  Parlamentit, të cilat janë zgjedhur nga populli më 28 qershor 2009, si  Albana Vokshi, Mesila Dode, Shegushe Ligori, Ledina Aliolli etj. Një  femër tjetër e suksesshme është edhe Lindita Nikolla, e cila është  anëtare e kryesisë së PS-së dhe një figurë me vendosmëri të lartë.

Probabiliteti

Probabiliteti  i bruneve në krahasim me biondet është më i madh. Shumica e femrave që  janë pjesë e jetës publike dhe politike të Shqipërisë janë brune. Kështu  që ne kemi zgjedhur të nxjerrim në pah aftësitë e pakicës, femrave  bionde dhe të suksesshme në Shqipëri.

Biondet e suksesshme

Ina  Rama

Majlinda Bregu

Arta Dade

Lajla Përnaska

Mimi Kodheli

Elvana  Hana

Lindita Nikolla

Albana Vokshi

Mesila Dode

Shegushe  Ligori

Ledina Aliolli

/tiranaobserver/

Dëshironi të bëheni një striptiste, ja disa mësime
Qëndrimi

Fillimisht te ju duhet të mbizotërojë shpirti fisnik. Striptizmi në  vetvete është lojë shikimesh, joshjeje, aludimi dhe ironie. Nuk është  një “zhveshje” vulgare. Gjithmonë duhet të jeni të kujdesshme, të  zbaviteni, të mos tregoheni agresive dhe të mërzitshme.

Veshja

Në këtë pikë jeni të lira të luani dhe ta ekzagjeroni sa të doni.  Mund të vishni geta rrjetë, korse, bust, taka të larta, dorashka etj.  Nuk duhet të prezantoheni në skenë, sikur po shkoni për të bërë ski, por  të jeni sa më të bukura, të visheni me rroba të hapura, të vini sa më  shumë bizhuteri, që të dukeni më tërheqëse dhe të bini në sy.

Truku dhe paruket

Flokët mund t’i kapni ose t’i mbani gjysmë të kapura, për dy arsye:  duke i pasur në dy mënyrat që përmendëm mund të vendosni ndonjë pupël,  lule, perlë, ose diçka më të rëndë, si për shembull një kapëse të madhe  me gurë të shndritshëm, për të tërhequr sa më shumë vëmendjen e  publikut. Edhe një kapele e vogël që kombinon me veshjen është perfekte.  Ndërsa për fytyrën mund të përdorni një make-up të rëndë, për t’i dhënë  më shumë dritë pamjes, qerpikë fals, një buzëkuq të ndezur. E veshur në  mënyrë provokuese dhe e lyer rëndë do të tërhiqni vëmendjen e të gjithë  spektatorëve. Përpiquni të mos e ekzagjeroni, sepse pa dashur do të  dukeni si kloun.

Muzika

Nuk duhet as shumë e shpejtë, as shumë e ngadaltë. Joshëse, por jo  superseksi. Diçka që ju bën të ëndërroni, që ka një domethënie për ju  dhe spektaklin tuaj. Shmangini në maksimum këngët e tipit Jessica Rabbit  ose në të kundërt do t’i jepnit fund origjinalitetit të surprizës suaj.  Jini sa më origjinale, rrëmoni mes disqeve të vjetra, kontrollojeni  mirë mp3 dhe “iPod”-in, shikoni ndonjë video në internet për t’u  frymëzuar. Mos harroni që një këngë për t’u bërë e famshme duhet të ketë  ritëm, në mënyrë që të lëvizni shpejt, duke bërë kuriozë edhe të  tjerët.

Atmosfera

Drita e neonit nuk mund të durohet në një piceri, imagjinoni në një  dhomë gjumi. Dëshironi të ndiheni më të qetë? Mos e ekzagjeroni, sepse  në të kundërt dhurata juaj e vogël nuk do të vlerësohet: e keni menduar  ndonjëherë se çfarë ndodh me errësirën? Për të arritur qëllimin tuaj, që  spektakli të jetë sa më i bukur dhe të tërheqë vëmendjen e të gjithë  publikut, mos përdorni drita të forta, por abazhurë të vegjël të  vendosur në çdo cep të dhomës. Bëni ndonjë provë, duke e vendosur  pasqyrën në vendin ku do të ulet personi të cilin keni ftuar. Nëse ju  nuk e shihni veten tuaj të pasqyrohet në pasqyrë, të jeni të bindur se  as ai nuk do t’ju shohë. Hidhini pak parfum dhomës.

Lëvizjet

Vështirësia qëndron në këtë pikë. Përpiquni ta ndihmoni veten me  ndonjë lëvizje ose objekt të vogël. Për shembull, karrigia me të cilën  luani është perfeke. Mbështetuni dhe rrotullohuni me këmbët e hapura,  pastaj shtrini njërën këmbë dhe ulni kokën poshtë, mblidhini këmbët dhe  ngrijini lart ngadalë. Kapuni pas karriges dhe lëvizni ngadalë belin,  pastaj ngrihuni dhe qëndroni në këmbë para ose pas karriges dhe  mbështetni vetëm njërën këmbë mbi ndenjëse. Një ide ua dhamë, pjesa  tjetër ju mbetet juve. Keni ndonjë tendë në shtëpi? Atëherë përdoreni  për të ngacmuar fantazinë tuaj, fshihuni pas saj dhe zhvishuni ngadalë.  Lëvizni mesin, përdorni këmbët dhe duart, shkunduni, futeni barkun  brenda për të treguar brinjët, por mos harroni duart. Nuk duhet të jenë  copëza të vdekura të lidhura në trup. Ngrijini duart lart ngadalë, bëni  lëvizje të ndryshme me krahë, përdorini për të lëvizur flokët,  mbështetni njërin gisht mbi buzë, hapni pëllëmbën dhe dërgoni sa më  shumë të puthura, sepse në këtë mënyrë do të dukeni vërtet të magjishme.  Këshilla e fundit është buzëqeshja. Sado e emocionuar të jeni,  sforcohuni që të buzëqeshni gjithmonë.

/gazeta-shqip/