Posted on 15 April 2010 by admin
Facebook ka paraqitur qendrën e ashtuquajtur “Safety Center” ku të gjithë përdoruesit mund të gjejnë informata se si të paraqesin keqtrajtimet, porositë e përmbajtjeve të pahijshme, të bllokojnë dikë, por edhe të marrin këshilla për pyetje tjera të shumta.
Kohë më parë Facebook është gjetur në shënjestër të publikut dhe i është kërkuar të instalojë “butonin për panik” për shkak të rasteve çdo ditë e më të shpeshta të keqtrajtimit të miturve të cilët kriminelët “i sulmojnë” me anë të kësaj faqe për rrjetëzimin shoqëror. Continue Reading
Posted on 15 April 2010 by admin
“Ipotricosi simplex ereditaria”. Ky është geni i cili konstatohet se është shkaktari i rënies së flokëve tek njerëzit. Shkencëtarët e
universitetit Columbia të Neë Yorkut kanë dalë në këtë përfundim teksa kanë studiuar këtë çështje me kujdes. Continue Reading
Posted on 13 April 2010 by admin
New Orleans – Për herë të parë në gazetarinë ndërkombëtare, një faqe online informacioni ka marrë çmimin prestigjioz Pulitzer, çmim i themeluar që në vitin 1917. Bëhet fjalë për faqen amerikane online “Propublica”, e themeluar tre vjet më parë nga një grup gazetarësh. Çmimi kësaj faqeje i është dhënë për një shkrim hulumtues në New Orleans gjatë uraganit Katrina që goditi Shtetet e Bashkuara. Continue Reading
Posted on 12 April 2010 by admin
Një faqe mashtruese në Facebook që u ofronte një kartë dhuratë në vlerë prej 1.000 dollarë për Ikea, ka tërhequr pothuajse 40.000 viktima gjatë ditës së premte.
Ky është shembulli më i fundit i një trendi të ri dhe të dëmshëm në rrjetet sociale, ku mashtruesit që zakonisht janë tregtar online që kërkojnë të fitojnë përmes gjenerimit të trafikut të webit, kanë pushtuar Facebook-un me këto faqe të kartelave false dhuratë gjatë muajve të fundit. Continue Reading
Posted on 10 April 2010 by admin
Duke filluar nga BMW e duke perfunduar deri tek logoja e Play Boy.
Le të shikojmë historinë dhe evoluimin e logove më të njohura botërore. Nëse ju jeni një projektues apo dezajner logosh, atëherë ju do të mësoni shumë nga gabimet e tyre, dhe do të vëreni se sa rrugë e gjatë iu është dashur derisa ata kanë arritur hartimin përfundimtar të logove të tyre. Nëse jeni vetëm një njeri i zakonshëm – mos u bëni merak, kjo do të jetë shumë e këndshme për ju, mjafton të shikoni këto logo…
Apple
Continue Reading
Posted on 08 April 2010 by admin
Ferrari me i shpejte nder Ferrarit e deritanishem. Fillimisht vjen vetem me imazhe modeli i ri, me “vetetime” qe ka dale ndonjehere nga oficinat e Maranellos dhe i ardhur ne drite per arsye se kishin qene te shumta kerkesat per te bere te perdorueshem ne rruge tipin “599XX”, realizuar enkas per klientet qe adhurojne te garojne ne piste dhe keshtu qe nuk ishte e mundur te pajisej me targa. Te Ferrari, shifrat kane pasur gjithmone nje vlere te madhe, prandaj nuk eshte nje rastesi qe “kokekuqja” e realizuar me edicion te limituar do te prodhohet ne vetem 599 ekzemplare, shume me pak sesa kerkesat e ardhura ne fabrike nga te gjithe kontienentet. Baza e nisjes se “599 GTO” eshte pikerisht 599, qe shoqerohet me siglen “Gran Turismo e Omologuar”, nje bashkim inicialesh qe dritheron te apsionuarit pas makinave. Mjafton te kujtohet “250 GTO” e vitit 1962 dhe me e fundit “GTO” e vitit 1984, qe u be objekt koleksioni qe perpara se te hidhej ne treg. Continue Reading
Posted on 07 April 2010 by admin
Aeroplani i parë që furnizohet me energji diellore pritet të bëjë sot fluturimin e parë prej 90 minutash. Aeroplani i parë i këtij lloji do të niset nga një bazë ushtarake në Zvicër si pjesë e një projekti që synon të çojë përpara përdorimin e energjisë diellore edhe në fluturimet ajrore.
Megjithëse aeroplani është i gjerë sa Airbus A340, peshon vetëm sa një makinë. Continue Reading
Posted on 29 March 2010 by admin
Kompania Coby ka vendosur që thjeshtësinë e MP3 playerëve ta ngrit në një nivel të ri. Modeli i tyre MP570 në shikim të parë nuk ka asnjë tast për menaxhim.
Coby MP570 MP3 player ende nuk është në shitje e tanimë ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve. Përdoruesit që çmojnë estetikën e lavdërojnë për dizajn të thjeshtë dhe të bukur për sy, e ata që çmojnë pikëpamjet teknike janë të hutuar sepse nuk e kanë të qartë si futet në funksion kjo pajisje. Continue Reading
Posted on 28 March 2010 by admin
Vidhte dollarë imagjinarë në “Facebook”, arrestohet 25-vjeçari. Policia e Fierit ka realizuar dje arrestimin më të çuditshëm të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, duke vënë në pranga një person që ka vjedhur valutë virtuale. Continue Reading
Posted on 26 March 2010 by admin
Pasi që ka kaluar Google si faqen më të vizituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në javën e dytë të këtij muaji, Facebook është bërë edhe burimi më i besuar për lajme nga Google News.Hulumtimi i kompanisë Hitwise ka dëshmuar se madje 78 për qind e përdoruesve lexojnë lajme në Facebook, derisa 67 për qind e tyre kërkojnë lajme në Google News. Continue Reading