Nga vizita e Barrosos deri tek “black out”-i i “Qemal Stafës”
Atë çka është një shtet në arenën ndërkombëtare, mbi të gjitha e përcakton imazhi që ai përcjell. Vetëm dy ditë më parë Shqipëria bëri xhiron e botës, pas një incidenti të pafalshëm që ndodhi në ndeshjen e futbollit mes Gramozit dhe Real Madridit, kur për më tepër se 90 minuta stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” qëndroi në terr të plotë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Media botërore dhe kryesisht ajo spanjolle e cilësuan “black out”-in “si shprehje e asaj që Shqipëria përfaqëson”. Rasti i fundit ishte tipik për shprehjen shqiptare “shkon të vendosësh vetulla dhe nxjerr sytë”. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që vendi ynë del zbuluar në sy të botës. Vitet e tranzicionit janë shoqëruar dhe me incidente të shumta që e kanë ulur ndjeshëm imazhin e Shqipërisë. Tre vjet më parë, vizita për herë të parë në histori e një Presidenti amerikan në Shqipëri nuk pati jehonën aq sa versioni i humbjes së orës së Presidentit Bush. Në çdo cep të globit doli lajmi që Presidentit të SHBA-së i vodhën orën në Fushë-Krujë. Lajmi edhe pse rezultoi i rremë, pati një ndikim negativ në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë. Po ashtu, pak para kësaj vizite, një tjetër personalitet që viziton Shqipërinë, pikërisht Hoze Manuel Barroso, i cili gjatë fjalës në Kuvend iu desh të ndërpriste fjalën për shkak të ikjes së energjisë. Barroso u shoqërua për nga dalja sallës së Kuvendit me dritën e sajuar të celularëve. Po ashtu kemi pasur dhe incidente të tjera që kanë ndikuar në uljen e reputacionit në opinion të Shqipërisë. Continue Reading










