Gratë, gjatë gjithë historisë dhe në të gjithë botën kanë qenë shpesh të dëshiruara dhe të dashuruara nga gra të tjera, duke pasur me to shpesh edhe marrëdhënie seksuale. Leila J. Rupp, profesoreshë e studimeve feministe në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, ka botuar një libër interesant, ku tregon se në çfarë mënyre shoqëri të ndryshme kanë përqafuar këtë homoseksualitet në rritje, në kohë dhe zona gjeografike të ndryshme.
Rupp demonstron mbi të gjitha sesi bashkimi sentimental dhe seksual në mes dy femrave është i njohur që në kohërat e lashta, pavarësisht se është refuzuar, hedhur poshtë ose madje edhe injoruar. Në të vërtetë, detyra shoqërore e grave ishte që të martoheshin me meshkuj, me të cilët të lindnin fëmijë, ti rrisnin këta fëmijë, duke u qëndruar besnik burrave të tyre, ajo çfarë kishin gratë me njëra-tjetrën nuk konsiderohej si diçka e rëndësishme.
Kërcënimi i vetëm i organizimeve shoqërore të përfaqësuar nga dashuri lezbike, thekson Rupp, vinte nga perceptimi që kishin femrat për meshkujt, dhe veçanërisht në fitimin e pavarësisë nga kontrolli i meshkujve. Sipas autores, prandaj, kur trajtohen sot temat e martesës homoseksuale, ju duhet të kuptoni se jeni duke biseduar për një fenomen shumë më të vjetër dhe që, mbi të gjitha, nuk është ndonjë gjë revolucionare dhe e re në shoqërinë tonë.
Libri, i sapo publikuar, titullohet “Sapphistries: Histori dashurie mes grave”, dhe studion marrëdhëniet në mes grave të dashuruara mes vete, në hareme dhe konventa, në rrugët e Londrës dhe Amsterdamit, në rrethet aristokratike të Parisit dhe fabrikat e Shangait. Tregimet e Rupp na kthejnë në baret dhe klubet e para vetëm për gratë, duke filluar me ato që u hap në Berlin në vitet e njëzeta dhe ato të pesëdhjeta, në SHBA.
“Gratë kanë dashur gratë e tjera në shoqëri të ndryshme në një mori mënyrash,” shpjegon autorja, dhe shpesh bashkimet e tyre nuk ishin vetëm tolerante, por gjithashtu edhe të pranueshme. Në vitin 1737 për shembull, ne e dimë sesi një prift anglez marton një çift, pavarësisht dyshimeve se bashkëshorti i saj ishte një grua.
Për të mos folur për gratë që punonin në industritë e mëndafshit në provincën kineze, Guangdong, nga fillimi 1800 deri në fillim të 1900, kur bëheshin “motra të betuara” për të formuar çifte të qëndrueshme dhe fortë të ngushta, e njohur edhe për ceremonitë e dasmës së veçantë. Një tjetër rast që përmendet në libër, jo shumë kohë më parë është ai i Geetës, një grua që jetonte në një rajon shumë të varfër, në Indi, që la burrin e saj në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar për tu “martuar” me një grua që kishte takuar.
B.Merko











