Tag Archive | "bebe"

Tags:

Çfarë trashëgojmë nga prindërit

Posted on 23 January 2010 by admin

Të qarën, aromën e trupit, shtëpinë e gjyshit, gjendjen socio-ekonomike, jetëgjatësinë dhe një copëz nga trashëgimia familjare. Këto janë disa prej tipareve dhe elementëve që na lidhin me njerëzit më dashur në botë

Buzëqesh si babai, lëviz hundën si gjyshi dhe ka karakterin e fortë të hallës. Këto janë disa nga tiparet që një foshnjë trashëgon nga prindërit dhe familjarët. Por jo gjithçka që kemi brenda vetes mund të shihet nga jashtë. Për shembull, mbiemri është i padukshëm, por që ne e kemi trashëguar nga të parët tanë. Mënyra se si ne trashëgojmë tipare nga prindërit tanë, është e çuditshme. Dikur mendohej se trashëgimia ishte si një larmi ngjyrash, që tiparet e një fëmije ishin një përzierje e përsosur e tipareve të prindërve. Por sot e dimë se trashëgimia nuk ka fare të bëjë me përzierjen. Karakteristikat e një fëmije nuk janë gjithnjë e mesmja dhe e përpjesshmja e atyre të prindërve. Ndonjëherë një karakteristikë e një prindi mund të zhduket te njëri nga fëmijët e tij, por shfaqet sërish te fëmijët e fëmijëve. Është shumë më tepër se një çështje e thjeshtë përzierjeje gjenetike.
Kështu, babai është i gjatë dhe nëna e shkurtër: në përgjithësi lindin fëmijë, të cilët kur rriten arrijnë një gjatësi mesatare. Continue Reading

Comments (0)

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika