Këtë vit loja në Big Brother është ndarë në dy pole. Dihet qartë që synimi është fitimi i shumës që është vënë në dispozicion, 70 mijë euro, që nuk janë pak. Por, një tjetër lojë duket se ka filluar fuqishëm brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kush të krijojë më parë një lidhje dashurie!. Strategjia duket ashiqare, për secilin nga konkurrentët. Të krijuarit e një lidhje në shtëpi sigurisht që do të kishte interes dhe popullariteti do të ishte më i madh. Kjo gjë vihet më shumë re tek djemtë të cilët sa po hyjnë aty, hamendësojnë se me kë mund të lidhen dhe të bëjnë lojën e tyre, të gjithë pak a shumë, kanë rrëfyer më zë të lartë se kjo vajzë më pëlqen, apo sikur të kisha një lidhje më të nuk do ishte keq!. Po këtu fillon dilema, kjo lidhje do të ishte për eurot apo për dashurin. Çdo kush do të dyshonte që gjithçka bëhet për këtë të fundit, pasi koha ka treguar se çdo ndjenjë( nëse mund të quhet kështu), që ka lindur aty, sa po ka dal jashtë është sfumuar sa hap e mbyll sytë.( Të vetmit që i kanë rezistuar deri më tani janë Adela dhe Bjoridi). Të qenit të mësuar që nga jashtë, apo të pasurit e formulave të gatshme dhe mënyrën se si do ti vënë në zbatim ato, ka humbur natyrshmërinë e lojës. Në këtë mënyrë, synimi që ti bësh njerëzit të sillen si në jetën e përditshme ka dështuar. Continue Reading










