Shën Valentini është dita më e veçantë e vitit për çiftet e të dashuruarve. Por e tillë është edhe dhurata, simboli i kësaj dite e cila për shumë të dashuruar ka një kuptim të jashtëzakonshëm dhe mbart me vete edhe një ngarkesë të tillë emocionale. Megjithatë një dhuratë nuk refuzohet kurrë, sidoqoftë ajo dhe aq më shumë kur të bëhet nga njeriu i zemrës. Por të gjithë disa ditë para 14 shkurtit nien në përsëritje dhe shpesh i bëjnë pyetjen vetes se çfarë duhet të blejnë këtë vit për të fituar apo për të shtuar edhe më shumë dashurinë e tyre. Dhuratat janë nga më të ndryshmet dhe nga më të shumëllojshmet. Por gazeta prestigjoze britanike “The Independent” ka arritur të bëjë një listë të dhjetë prej këtyre dhuratave që nuk duhet të bëni për Shën Valentinin. Vendin e parë e zë ëmbëlsia e çokollatave të cilat arrijnë të shkrijnë edhe zemrat më të ngurta. Nuk mungojnë sigurisht as buqetat e përhershme e luleve, apo unaza. Megjithatë e reja është mbajtëse e çelësave me foto dixhitale, shamia luksoze dhe qirinjtë aromatikë. Por qershia në tortën e dashurisë do të mbetet një shishe shampanje rozë dhe ju nuk do të keni nevojë për përgjigje. Të gjitha këto janë të përmbledhura në këtë speciale për dhuratat e Shën Valentinit. Continue Reading










