Tag Archive | "Ja disa arsye pse toka nuk do te shkaterrohet ne 2012"

Tags:

Ja disa arsye pse toka nuk do te shkaterrohet ne 2012

Posted on 13 February 2010 by admin

Viti 2012 që parashikon fundin e botës e teori të tjera të këtij lloji janë shumë në modë kohët e fundit. Sipas kalendarit të Majave bota siç e njohim ne do marrë fund rreth 21 dhjetorit 2012. E nëse kjo s’ndodh kemi rezerva pa fund të kësisoj teorish që gjithsesi na e kanë taksur fundin në një mënyrë a tjetër. Por, ka disa arsye që mund te na japin shpresë se jeta jonë do vazhdojë edhe pas vitit 2012, të cilat kundërshtojnë pikërisht arsyet se pse bota do marrë fund në këtë vit. Në radhë të parë  sepse ndryshimi i poleve magnetike nuk është katastrofik. Duket si qindra mijëra vjet më parë fusha magnetike u tokës u reduktua në thuajse asgjë e më pas u rishfaq gradualisht ndërkohë që poli i veriut dhe i jugut u zhvendosën. Kjo zhvendosje nuk është veçanërisht e rrezikshme, por mungesa e fushës magnetike mund të dëmtojë jetën në planet sepse zgjatja e periudhës së pakësimit të mbrojtjes magnetike lejon stuhitë meteorike dhe rrezet kozmike të diellit të godasin atmosferën e tokës. Por shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ne e kemi kaluar një ngjarje të tillë dhe kanë vënë re se fusha jonë magnetike është rritur me pesë përqind në shekullin e shkuar, ndaj dhe ka kohë që cikli të përfundojë. Pra është diçak për të cilën s’kemi pse shqetësohemi për disa qindra mijëra vjet. Së dyti, sepse rritja e aktivitetit të njollave të diellit në vitin 2012 nuk do ketë ndonjë efekt të dëmshëm në planetin tonë. Siç e di çdo nxënës shkolle dielli ynë nxjerr vazhdimisht shtëllunga gazi plazme të nxehtë prej mijëra kilometrash në hapësirë, të cilat atmosfera jonë i mban larg prej nesh. Nga njëherë këto shtëllunga janë më të mëdha se normalja, por gjithsesi janë ato që ne i quajmë flakërima diellore. Fatmirësisht, këto shpërthime të mëdha magnetike që bombardojnë tokën me një rrekë grimcash subatomike shkrihen nga atmosfera e planetit dhe fusha magnetike ndaj ne rrallë i ndiejmë efektet e shpërthimeve plazmike, përveç rritjes së shkëlqimi të dritave të Veriut dhe Aurora Borealis. Një arsye tjetër është sepse polet e tokës nuk zhvendosen dhe as orbita e planetit nuk shformohet. Disa individë pretendojnë se polet fizike të planetit janë gati të ndërrojnë vend ose se forcat gravitacionale të planetëve të tjerë mund të ndikojnë tek orbita e tokës dhe kjo të ndryshojë klimën dhe mjedisit. Fatmirësisht, forcat gravitacionale që ndikojnë në planetin tonë dhe vendin e tij në sistemin diellor janë mandatar nga ligjet e Njutonit mbi mekanikën planetare dhe nuk mund të ndryshojnë pa ndonjë ngjarje ekstremisht dramatike që mund të ndodhë në miliarda vjet, siç është përplasja e një hëne të vogël ose një gropë e zezë masive që mbërrin në sistemin e diellor, gjë që do dihej shumë më përpara se të ndodhte sepse avancimi do ishte aq gradual sa do duheshin shekuj për të krijuar një impakt. Disa të tjerë pretendojnë se tokës po i vjen fundi dhe se njerëzimi do marrë fund si rezultat i ndryshimeve klimaterike të shkaktuara nga vetë njeriu. Sipas kësaj teorie do shkrijnë akujt në pole, do rritet niveli i oqeaneve dhe deteve e ndryshimi i klimës do ndryshojë dhe jetesën në planet. Edhe nëse një gjë e tillë ndodh, komuniteti shkencor pranon se ky ndryshim do ndodhte aq gradualisht sa do i jepte kohë njerëzve të ambientoheshin. Madje, ekziston një mundësi që planeti më i nxehtë mund të ketë më shumë përfitime sepse mund të rrisë sasinë e tokës së lërueshme në Siberi dhe Amerikën e Veriut. Në çdo rast viti 2012 s’ka ndonjë ndikim në këtë rast.   Continue Reading

Comments (60)

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika