Janë të shumtë meshkujt që gënjejnë në “Facebook”, apo ne ndonje faqe tjeter interneti… , por edhe femrat nuk mbeten pas. Ja gënjeshtrat më të zakonshme.
“Më shumë se një herë kam folur me persona të cilët ulnin vitet e moshës dhe vinin në profilet e tyre fotografi të personave të tjerë. Pesëdhjetëvjeçarë që hiqeshin sikur ishin tridhjetë, meshkuj që shtireshin si femra etj.”, shkruan Marisa në një forum. “Një ditë më kërkoi që të takoheshim. Pas shumë lutjesh unë pranova, por thjesht për kuriozitet dhe ç’të shihja. Siç e kisha parashikuar, nuk ishte ai i fotos, madje ishte shumë më i shëmtuar. Si të mos mjaftonte kjo, zotëria na ishte edhe i martuar. Ma tha duke më kërkuar falje dhe ajo që më çuditi më shumë ishte fakti se gjithçka e bënte për t’u argëtuar, sepse e dinte që ishte i shëmtuar dhe me atë fotografi arrinte të bënte për vete shumë femra”, shkruan ajo. Continue Reading










