Tag Archive | "kur flemë merret me forcimin e memories"

Tags: ,

Truri, kur flemë merret me forcimin e memories

Posted on 30 January 2010 by admin

Përse është kaq e vështirë për ne që të kujtojmë gjërat që nuk do të donim t’i harronim? Kjo çështje ka qenë në qendër të vëmendjes së shumë studimeve kohët e fundit dhe sipas disa rezultateve përgjigjja mund të ishte: ndoshta ne mendojmë më shumë se sa duhet për disa gjëra të caktuara. Mençuria popullore e ka përkufizuar mendjen gjatë pushimit si një motor të fikur. Për të marrë hollësira në lidhje me funksionimin e trurit, shkencëtarët zakonisht vëzhgojnë sjelljet dhe veprimet e personave që dalin vullnetarë për t’u bërë pjesë e studimeve. Ata matin kundërpërgjigjet dhe reagimet e tyre psikologjike apo biokimike, ndërsa kryejnë detyra të ndryshme mendore. Por së fundi, falë ndihmës që jep në kërkime imazhi i rezonancës magnetike, që harton aktivitetin e trurit bazuar në ndryshimet e nivelit të oksigjenit në gjak, neuroshkencëtarët kanë zbuluar që aktiviteti më i rëndësishëm i trurit që lidhet kryesisht me kujtesën dhe të mësuarit, kryhet kryesisht kur ky organ është në prehje. Continue Reading

Comments (0)

Advertise Here
Advertise Here

Reklama

Statistika