Qytetarët lezhjanë nuk e kanë suportuar dot deklaratën e bërë publike nga Klodi i “BB3″ mbi homoseksualitetin. Mbi 100 qytetarë të moshave nga 15 deri në 50 vjeç, pjesa më e madhe e tyre të rinj, janë grumbulluar në sheshin administrativ në orët e mbrëmjes të ditës së premte në shenjë proteste.
Qytetarët theksuan se Klodi nuk është lezhjan, por familja e tij ka ardhur në Lezhë në vitet ‘80-të. Lezha nuk e meriton njollën e “homoseksualitetit”.
Klodi ka njollosur qytetarinë lezhjane dhe të kombit shqiptar. Nuk duam që ky fenomen të kthehet në një “epidemi”. Continue Reading










