Vajza është 17 vjeçe, i afrohet ngadalë nënës dhe i bën pyetjen që ajo i është trembur gjithmonë. Nëna mbetet pa fjalë, duke mos ditur se çfarë të thotë. Si mund të reagojmë mamatë kur vajzat adoleshente dëshirojnë të ftojnë të dashurin në shtëpi?
Kishit kohë që e prisnit. Tashmë, momenti i së vërtetës, ka ardhur. Dalëngadalë vajza juaj e ka përgatitur me shumë zgjuarsi e dinakëri terrenin dhe më në fund, ju ka pyetur: “Mami, e ke problem nëse i dashuri im do të qëndrojë këtu sonte?”. Fjala “tek ne”, në këtë rast, do të thotë “të flejë në dhomën time”. Në atë çast, çdo nënë mund të mbetet pa fjalë dhe të mos e dijë se çfarë përgjigje të japë. Gjithmonë ndodh kështu. Edhe pse pyetjen e prisnit prej kohësh, nuk e kishit parashikuar momentin se kur do të ndodhte. Çdo nënë është e vetëdijshme se, herët ose vonë, vajzat do t’ua bënin këtë pyetje, ndërkohë që duhet të përgatiteshin për përgjigjen. Continue Reading










