Ka 4 vite rresht, pra vit për vit, që flitet e përflitet për ndryshime kardinale të maturës shtetërore, duke krijuar një çoroditje e marramendje të paparë tek mësuesit, nxënësit dhe prindërit. Deklarata pa fund te drejtuesve të MASH, intervista nga lloj-lloj nëpunësish mediokër, takime populiste, mbledhje pas mbledhjesh, udhëzime pas udhëzimesh, tituj gazetash me bollëk, me pak fjalë një zhurmë e madhe. Fillimisht të krijohet ideja, se diçka serioze nuk shkon tek matura shtetërore dhe se diçka e madhe po ndodh, por pas kësaj zhurme konstaton lehtësisht se problemet e shqetësimet e vërteta të maturës shtetërorë nuk preken dhe zhurma përfundon me ndonjë ndryshim kozmetik. Continue Reading










