Më në fund, për një herë të vetme nuk do të flasim për gratë. Meshkujt po kalojnë një krizë!
Në fakt, është një problem që ka ekzistuar gjithmonë, por duket se këtë herë ai po shfaqet me simptoma më të forta se kurrë. A përjetojnë meshkujt një krizë të vërtetë? Sigurisht, kjo nuk mjafton me një përgjigje të thjeshtë. Problemi kryesor që shpjegojnë psikologët lidhet me faktin se ata sa vjen dhe bëhen më pak të dobishëm. Femrat tashmë kanë kaluar problemet kulturore, kanë ardhur kohërat ku meshkujt janë në vendin e dytë, ata nuk udhëheqin si dikur, madje edhe në marrëdhëniet në çift. Tani është kthyer në tabu fenomeni, kur një mashkull merr vendime që kanë të bëjnë me rregullimin e shtëpisë, blerjet apo gatimin e përbashkët. I vetmi objekt që i tërheq burrat është divani dhe televizori. Ky është ngushëllimi i vetëm për meshkujt e dëshpëruar, ndryshe nga prindërit e tyre, që ushqenin fëmijët apo siguronin 80 për qind të të ardhurave të familjes. Continue Reading










